17 C
Berne
lundi 15/07/2024

Një delegacion nga Parlamenti i Zvicrës sot ka vizituar Kosovën. Ja cfare kërkuan deputetët kosovarë nga kolegët zviceranë

Grupi i Miqësisë me Zvicrën i Kuvendit të Republikës së Kosovës sot ka pritur në takim një delegacion nga Parlamenti i Zvicrës.

Prishtinë, 8 shtator -Sot, në Kuvendin e Kosovës, bashkë me Kryetaren e Grupit të Miqësisë me Zvicrën dhe me kolegët e tjerë deputetë pritëm në takim një delegacion nga Parlamenti i Zvicrës, që po qëndron në Kosovë. Deputet kosovare kërkojne nga koleget zvceran qe të votojne pro vazhdimit te misonit të  Siwsscoy ne Kosovë për shkak situates frazhile ne rajon, njofton nga Prishtina korrespondeti i  gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Grupi i Miqësisë me Zvicrën i Kuvendit të Republikës së Kosovës ka falenderuar delegacionin zviceran për vizitën në Kosovë, dhe për mbështetjen e vazhdueshme që ka shteti i Zvicrës për Kosovën në procese të rëndësishme, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë politik.

Gjatë ketij takimit, gazeta zvicerane Le Canton27.ch ka mesuar se deputetët kosovare një zërit kane njiftuar delegacioni zviceran për rëndësinë e qëndrimit të trupave ushtarake zvicerane, në kuadër trupave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, duke u bazuar në situatën e krijuar ndërkombëtare, për shkak të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, e cila mund të reflektohet edhe në Kosovë për shkak të pozicionimit pro rus të shtetit serb.

Elmi Reçica nga kreu i grupi të miqësisë, tha se miqësia e Kosovës dhe Zvicrën është e rëndësishme. “Jemi shumë falënderues për të gjitha proceset që Kosova ka kaluar dhe ka pasur mbështetjen e Zvicrës. Zvicra ka investuar shumë në ujë të pijshëm, ka shumë aspekte të mbështetjes të Zvicrës.. »

Mërgata shqiptare është ura më e fuqishme e shteteve tona, jemi shumë të interesuar të kemi një interfim të komunitetit tonë atje, rreth 5 mijë studentë. Jemi këtu për t’ju dëshmuar dhe garantuar që ushtria Zvicerane duhet te qëndrojë këtu”, tha ai.

Ndersa, Visar Korenica i bëri thirrje këtij grupi që të votojnë për qëndrimin  e trupave zvicerane të trupave të KFOR-it në Kosovë. Na duhet të jeni të pranishëm në Kosovë deri kur Kosova të jetë anëtare e BE-së.

Enis Kervan nga Grupi Multietnik në Parlament tha se kemi një mërgatë të madhe, atje. “T’ju njoftoj që komuna e Mamushes ka shumicë të madhe të komunitetit turk që jetojnë edhe në Zvicër. Të gjithë komunitet në Zvicër edhe kanë biznese tjera atje. Është element i partneritetit e na bashkon atje. KFOR-i dhe prezenca e tyre jo vetëm që na mbron edhe në struktura tjera”, tha ai.

Nga komisioni Zviceran u tha se pas kësaj vizite do të kthehen me mendime më ndryshe. “Kur të kthehemi do të vendoset vazhdimi i Sviskoi, ushtria zvicerane, cila është arsye kryesore e qëndrimit të KFOR-it në Kosovë. Keni edhe policinë e Kosovës për mbrojtje nëse vjen situata deri aty”.

Bek Berisha, kryetar Komisionit të sigurisë tha se në kufij tonë kemi shtetin tonë që na ka okupua. “Kemi një nyje të pazgjidhur me ta, shteti Serb ka pretendime, ndodhin eksese kohë pas kohe në veri. BE Kosovën nuk e ka avanca përpara, vizat nuk janë liberalizua. Kemi ushtin policinë po nuk janë mjaftueshëm të përgatitura ta mbrojnë vendin. Nëse kthehemi në histori janë bërë 3 sulme nga Serbia. Nuk jemi te gatshëm ta mbrojmë vendin. »

Te jemi bashkë me përqendrimin dhe Evropën qe ne ta kryejmë këtë nyje që po zgjatë qe 20 vite me Serbinë. Serbia nuk mundet me pushtua më Kosovën, por mund të ndodhë konflikti në Ballkan, prandaj na duhet KFOR-i”, tha ai

Berisha tha se KFOR-i zviceran është i mirëpritur dhe i nevojshëm. “Qytetarët nuk kanë KFOR-i dilema, vlerësojmë shumë angazhimin e vendeve që kanë sjellë KFOR-in këtu”, tha ai.

Enver Dugolli, zëvendës i komisionit të sigurisë, tha se sot ky delegacion së bashku me ministrinë e mbrojtjes po vizitojnë vendin tonë. “Zvicra ka te organizuar mbrojtjen, në kuptimin e bashkëpunimit shqiptaret japin një bashkëpunim të jashtëzakonshmen në aspektin e sigurisë. Më vjen mirë që të rinjtë veshin uniform zvicerane. Qeveria ka rritë buxhetin për mbrojtjen 52% mirëpo pas luftës në Ukrainë ky buxhet nuk është i mjaftueshëm, duhet kombinojmë format ri bashkëpunimit. Një gjë qe kishim mundur, në planet si parlament, na intrigon për të mirë organizmi i shërbimit ushtarak që keni”, tha ai

Shqipe Selimi, deputete tha se Evropa dhe Ballkani ndodhet ne një situatë të re. “Kërcimet janë të përditshme sulmet janë aktuale, raste barrikadim të rrugëve. Serbia është një aleat i Rusisë. Ne e kemi në kufi, BE momentet që po flasim prezenca e trupave të NATO-s dhe ushtrisë së Zvicrës, nuk do të ishte mirë që parlamenti zviceran të vendos të tërheq trupat në Kosovë… » ka shtuar ajo ne fund

 

Derniers articles