8.7 C
Berne
vendredi 8/11/2024

Ministrja Gërvalla ka një apel për mërgimtarët që ia mësyjnë Kosovës për pushime

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në një prezantim që pati të martën për publikun gjermanishtfolës bëri të qartë se prioriteti i kryesor i qeverisë “Kurti” është luftimi i pandemisë dhe i korrupsionit.

Në prezantimin e saj të parë para publikut gjermanishtfolës, ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla-Schwarz u bëri thirrje pjesëtarëve të mërgatës kosovare në Gjermani që të vaksinohen përpara se të vijnë në Kosovë për pushime: “Ne nuk kemi vaksina”, tha ajo.

“Deri tani kemi arritur të sigurojmë vetëm 60 mijë vaksina. E ato nuk na mjaftojnë as për dhjetë për qind të popullsisë. Tani po vjen vera dhe të gjithë do të kthehen për pushime. Prandaj, u lutem të gjithëve, para se të vijnë në Kosovë të vaksinohen”, tha Gërvalla-Schwarz.

Me këtë deklaratë ajo bëri të qartë njëkohësisht edhe se në cilën fushë Qeveria e Kosovës ka nevojë për ndihmë imediate: Atë të luftimit të pandemisë dhe konkretisht sigurimit të vaksinave. Edhe luftën kundër korrupsionit ajo e deklaroi si prioritet kyç: “Ky është shkaku se përse jemi zgjedhur, sepse ua kemi shpjeguar njerëzve se do ta shërojmë Kosovën nga kjo sëmundje”, tha Gërvalla

Derniers articles