Davos/WEF, 17 janar -Mbi 2800 pjesëmarrës vijnë këtë vit në Davos në Forumin Ekonomik Botëror, që zhvillohet nën moton “Të rikthejmë besimin”, mes tyre bosë të kompanive të mëdha të softuerëve, shumë liderë të botës ekonomike dhe mbi 60 krerë shtetesh e qeverish, njofton nga Davos-i (WEF) i derguari special i gazetes zviceran Le Canton27.ch
Po ashtu elita e krereve boteror këtu: Blinken, Makron, Zelenski, Kurti, Stolltenberg (NATO) , Guterres (OKB) etj.., shkruan fillimisht publicisti dhe gazetari yne i njohur nderkombetar Nefail Maliqi i cili si redaktor i gazetes zvicerane Le Canton27.ch ndjek qe 20 vite sesionet pervjetore te Forumit Ekonomik Boteror (WEF) ne Davos.
Kurti në panelin e Davosit foli për sigurinë gjeopolitike të rajonit, i pranishëm edhe Vuçiq
Kurti ka shprehur kënaqësinë që ishte pjesë e këtij paneli, derisa në fotografitë e publikuara nga ai është vërejtur edhe prania e presidentit të Serbisë.
“Kënaqësi të jem pjesë e panelit sot në Forumin Ekonomik Botëror, duke diskutuar Dialogun e Diplomacisë së Ballkanit Perëndimor presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe liderë të tjerë të rajonit e më gjerë.
Siguria gjeopolitike e rajonit tonë është thelbësore për sigurinë evropiane, prandaj tema është e një rëndësie të madhe”, ka shkruar Kurti