26.1 C
Berne
jeudi 3/09/2026

Oficerja shqiptare nga diaspora Yllka Cana nga Presheva (Sefer) në hierarkinë e ushtrisë amerikane në NATO

Bernë, 3 shtator -Rojet Kombëtare të Karolinës së Jugut janë pjesë e një misioni në Kosovë, të cilët vizituan së fundmi një shkollë që kishte nevojë për furnizime për të përballuar vitin shkollor.

Yllka Cana: Paqja në Kosovë nuk është vetëm mungesa e luftës; ajo është siguria, stabiliteti, liria dhe mundësia që çdo qytetar të jetojë me dinjitet. Amerika dhe NATO ja u solli lirine dhe paqen, tash ju bëne shtetin dhe ruane si syte e ballit! 

Yllka, e cila gjatë luftës së fundit emigroi në SHBA, po na bënë të lumtur me arritjet e pazëvendësueshme në ushtrinë më me ndikim në botë. Ngritja e saj në hierarkinë e ushtrisë vjen si pasojë e gatishmërisë së saj profesionale të graduar me arritjet më të larta ushtarake.

Yllka Cana, me prejardhje nga Gjilani po bënë karrierë të bujshme në ushtrinë më të fortë në botë, në ushtrinë amerikane. Sukseset e kësaj të reje e kanë bërë krenarë edhe gazetarin e njohur ne organizata nderkombetare ne Gjenevë Nefail Maliqi, njfton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Aktualisht ajo është oficere e larte në ushtrinë amerikane dhe merret me analizimin dhe zbulimin e zonave konflikte, që mund të kenë ndikim në sigurimin ndërkombëtar. Yllka në vitin 2013 ishte pjesë e misionit të KFOR-in në Kosovë.

“Paqja në Kosovë nuk është vetëm mungesa e luftës; ajo është siguria, stabiliteti, liria dhe mundësia që çdo qytetar të jetojë me dinjitet. NATO dhe Shtetet e Bashkuara kanë luajtur një rol vendimtar në ndalimin e luftës dhe në krijimin e kushteve për paqe. Sot, përgjegjësia është që kjo paqe të ruhet me maturi, dialog dhe respekt për të gjithë. Sepse ajo që u fitua me një çmim kaq të lartë nuk duhet të rrezikohet nga tensionet, retorika apo veprimet e pamatura. Amerika dhe NATO ja u solli lirine dhe paqen, tash ju bëne shtetin dhe ruane si syte e ballit!” na tha yllka Cana për gazeten zvicerane ne shqip LeCanton27.ch gjate bisedes qe kishim me te.

Yllka, faleminderit për përfaqësimin dinjitoz dhe me shumë vlerë të emrit tuaj, ku njëkohësisht, mbi supet tuaja, mbanë vlerën e përfaqësimit si ambasadore e vendit tonë të vendit më proamerikan në botë, siç është, Republika e Kosovës!

Yllka në moshën 10 vjeçare kishte lënë Kosovën dhe së bashku më familjen e saj kishin shkuar si refugjatë në Amerikë. Ajo studioi në Amerikë në drejtimet Shkenca Politike, Siguria Kombëtare e Shkencat Ushtarake dhe diplomoi me temën “Ndërhyrja ushtarake”. Yllka u trajnua për të drejtat themelore të njeriut në « “Fondacioni “Rruga drejt Paqes” dhe Selia e Shenjtë në Kombet e Bashkuara.” » (“The Path to Peace Foundation and the Holy See at the United Nation. »)

Rreshter Major Timothy Griffith organizoi një vizitë në shkollë, por për habinë e tij, një oficere e re në udhëtim e kishte ndjekur shkollën përpara se të transferohej në Shtetet e Bashkuara me prindërit e saj. Historia nga SPC Alyson Pelletier.

Në një organizim që do të mbahet me 25 tetor në New York, ndër të tjerë edhe Yllka do të tregoj një storie mbi sukseset e saj.

Derniers articles