21.7 C
Berne
vendredi 19/07/2024

Kurti: Nga 2007 deri 2023 investimet zvicerane në Kosovë janë 1.1 miliard €

Kryeministri i Republikes se Kosoivës Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Rozeta Hajdari, zhvilluan një takim me anëtarët e Dhomës Ekonomike Zvicër-Kosovë. Me këtë rast i pari i qverise kosovare theksoi se Zvicra përveçëm mbështetjes politike dhe ushtarake, vazhdon të mbetet njëri nga shtetet kryesore që ka investuar në zhvillimin ekonomik të vendit, njfton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch 

“Zvicra ishte ndër shtetet e para që njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës më 27 shkurt 2008 dhe se ka qenë dhe mbetet një ndër investitorët kryesor në Kosovë, me vlerë investimesh direkte prej rreth 1.1 miliardë euro nga viti 2007 deri në fund të vitit 2023 dhe se Zvicra renditet si vendi i dytë për sa i përket eksporteve më të mëdha të Kosovës”, tha Kurti.

Ndryshe ambasadori zvicerane në Kosovë, ne intervisten e fundit dhene gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch, duke vleresura larte marëdheniet e mira mes Bernës dhe Prishtines, nder tjera ka thënë se “Mbi 200,000 njerëz me origjinë kosovare jetojnë dhe veprojne në Zvicër dhe kontribuojnë në mënyrë aktive në ekonomi, kulturë dhe politikë në vendin tonë. Zvicra sot eshte investitori i dytë më i madh në Kosovë  e cila ka ofruar ndihmë thelbësore për Kosovën që nga viti 1998. Kosovaret sot ne Zvicer kane imazh të mirë të cilët jane shembull integrimi dhe suksesi ne vendin tonë..»

Gjatë bisedës se Kurit me perfaqesues të Dhomës Ekonomike Zvicër-Kosovë, ka nënvizua po ashtu që deri më tani, Kosova dhe Zvicra kanë nënshkruar 18 marrëveshje të ratifikuara, 6 nisma për marrëveshje ndërkombëtare që mbulojnë bashkëpunimin teknik dhe financiar, aviacionin civil, lëvizjen e lirë të personave dhe mallrave, tregtinë, mbrojtjen e investimeve dhe sigurimet shoqërore.

Në këtë takim u tha se Dhoma Ekonomike Zvicër-Kosovë e themeluar në vitin 2013, luan rol kyç në nxitjen e marrëdhënieve tregtare dhe investimeve ndërmjet dy vendeve, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për kompanitë në aktivitetet e tyre komerciale dhe duke vepruar si një katalizator për zhvillimin ekonomik.

Derniers articles