17.9 C
Berne
vendredi 4/09/2026

Xherdani si ajo kënga e për Gjermaninë…As Shaqiri nuk eshte ma si përpara, ai zhgënjen me Baselin

Sioni ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Baselit në javën e gjashtë të elitës së futbollit zviceran.

Kapiteni Xherdan Shaqiri u paraqit për 60 minuta për Baselin, ndërsa Donat Rrudhani luajti 66 minuta për Sionin.

Baseli kaloi në epërsi në minutën e 40-të me Celarin, por Sioni përmbysi rezultatin në pjesën e dytë. Boteli shënoi dy herë, në minutat 76 dhe 79, duke i dhënë fitoren skuadrës mysafire.

Në minutën e 62-të, Cisse i Baselit u përjashtua me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë, duke e lënë ekipin e tij me një lojtar më pak.

Pas gjashtë javësh, Baseli renditet në vendin e tretë me 10 pikë, ndërsa Sioni është i katërti me 9 pikë.

Derniers articles