10.5 C
Berne
samedi 12/10/2024

Reagon ish-Missi i Zvicrës, gruaja shqiptare për yllin e futbollistit turk Heidi Demiral: Burri im nuk është racist!

Bernë, 5 korrik -« Burri im nuk është racist! ( «Mon mari n’est pas raciste!») ka thenë gruaja e yllit turk ishte kandidate për Miss Zvicra Heidi Demiral, njfotn gazeta zvicerane ne sqhip Le Canton27.ch duke ju referuar mediava boterore.

Futbollisti i Kombëtares së Turqisë, Merih Demiral është dënuar me dy ndeshje moslojë nga UEFA për shkak të mënyrës se si festoi golin ndaj Austrisë.

Gruaja e futbollistit turk, Heidi Lushtaku e cila është me prejardhje shqiptare ka folur për Blick në lidhje me këtë dënim të shtëpisë së madhe të futbollit, UEFA.

“Burri im nuk është racist. Ai është i sjellshëm dhe tolerant”, ka thënë shkurt vajza nga Kosova.

Demiral bëri një simbol me duart e tij, që sipas UEFA-s është mesazh nacionalist, gjë që është e ndaluar nga organet, sidomos në një kompeticion të tillë si në Euro 2024.

Kombëtarja e Turqisë nesër do të luajë ndeshjen çerekfinale të Euro 2024 ndaj Holandës, por ende nuk ka një komunikatë zyrtare nga UEFA në lidhje me dënimin.

Derniers articles