17.4 C
Berne
lundi 15/07/2024

Anglezët, NATI-n e quan NATI-n.. Eshte pritur humbja e NATI-t se futbollistët me origjine shqiptare u lanë pak anash…

Anglia kalon në gjysmëfinale me penallti. Pesëmbëdhjetë minuta pas kohës, Zvicra kryesoi 1-0. Akanji hero fatkeq.

Me ditët dhe javët, dhimbja do të zbehet dhe ajo që do të mbetet janë plagët e tmerrshme të një mrekullie që nuk ekzistonte, që u zhduk në periferi të Dyseldorfit. Dera e lumturisë u mbyll për këtë Zvicër që e kishte hapur, e cila kryesoi rezultatin, e cila jetoi pesë minuta si gjysmëfinaliste e Euros para se të shihte botën e saj të rrëzohej papritur.

Një barazimi anglez dhe një gjuajtje e humbur penallti: e bllokuar në paradhomën e suksesit, si në 2021 kundër Spanjës, Zvicra dështon në çerekfinale në stërvitjen më mizore. Ndoshta kjo do të thotë diçka, kjo aluzion hiri që ende i rrëshqet nëpër gishta.

Eshte pritur humbja e NATI-t se futbollistet me origjine shqiptare u lanë pak anash…
Dikur kishim ne stadium 5-5 shqiptare, se fundit vetem nje në fushen e gjelbert e tjetri rezervë, merre me mend Shaqirin?! E tash qysh me fitu..Xhaka u tregau mjaft aktiv dhe i skusesshëm,  ama me nje lule nuk qel prnavera. Eshte pritur humbja e NATI-t se futbollistet me origjine shqiptare per t’mso thne u injoruan, ata u lanë pak anash…Shnosh se behet mire, tash shkoni n’shtëpi pushoni!, ka shkruar gazeta zvicerane ne sqhip Le Canton27.ch

Te kujtojmi se  para nje viti, ne qerashor nje pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve në Zvicër e identifikojnë veten me të dy përfaqësueset. Me Kosovën, prej nga e kanë prejardhjen, dhe me Zvicrën, vendin ku jetojnë dhe që ua ka dhënë mundësitë e mëdha.

Në listën paraprake të publikuar për në “Euro2024”, bie në sy fakti që trajneri Murat Yakin ka ftuar 6 futbollistë me origjinë shqiptare, qe ne faktr ata nuk u pane ne fushne e gjelberet: Granit Xhaka (Bayer Leverkusen), Xherdan Shaqiri (Chicago Fire), Ardon Jashari (Luzern), Andi Zeqiri (Genk), Uran Bislimi (Lugano) dhe Albian Hajdari (Lugano), ka srkuar Le Canton27.ch

Humbjet si kjo dhembin dy herë më shumë sepse treguam gjëra të mira. Ky është futbolli, ka vetëm një fitues. Jemi krenar, të gjithë dhanë më të mirën. Kemi shfaqur pasion në këtë turne, edhe kur nuk e kishim topin në posedim.

Granit Xhaka pas eliminimit, tregon për shqetësimin që kishte të hënën

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ka folur pas eliminimit nga Kampionati Evropian.Anglia ishte me fat.

Ndeshja më kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, përfundoi me rezultat 1:1. Anglezët me penallti shënuan fitore me rezultat 5:3 ndaj Zvicrës. “E vështirë të thuhen fjalët e duhura për momentin.

 

Por mund të jemi krenar. Të hënën më thanë se kisha lëndim në muskulin aduktor. Por unë doja të luaja dhe kam stërvitur shumë në këtë javë për të qenë i gatshëm. I kam shtrënguar dhëmbët sepse e kisha ndjenjën se ekipi kishte nevojë për mua.Doja t’u jepja sinjalin se isha i gatshëm për lojë edhe pse kisha dhimbje. Të premten stërvita me ekipin dhe ishte gjithçka në rregull.

Sot nuk arrita që të pasoja topa të gjatë apo të gjuaja në portë. Por gjithçka shkoi mirë. Tani është koha për pushime, pak pushim, dhe të shohim para”, ka thënë Xhaka për SFR.

Ylli i futbollit, Xherdan Shaqiri, e ka përjetuar rëndë eliminimin në çerekfinale nga Kampionati Evropian

Zvicra është eliminuar me penallti me rezultat 5:3 nga Anglia.

Shaqiri është aktivizuar në minutën e 109-të dhe në të 117-të, nga korneri godit bukur por shtylla e majtë ia mohoi golin.

“Mendoj se nuk ka asgjë më brutale se të eliminohesh me penallti. Kemi luftuar dhe kemi dhënë çdo gjë për të vazhduar rrugën.

Në futboll një ekip eliminohet edhe me penallti dhe Anglia ishte më e mirë në to sot. Ishim afër, por për fat të keq anglezët kishin nerva më të qeta.

Por njerëzit do ta kujtojnë që luajtëm Evropian të mirë. Mund të shihet edhe në media sociale si kanë festuar njerëzit dhe kjo ka ndikuar te ne.

Kjo eufori na ka prekur dhe nuk mund të fajësohemi për asgjë.

Të gjithë jemi shumë krenarë me paraqitjen dhe mund të ndërtojmë në këtë për turneun e ardhshëm””, tha Shaqiri për SRF.

 

Derniers articles