2.8 C
Berne
lundi 9/12/2024

Kosova mposhtet në Shkup – shuhet ëndrra për Evropian

Sonte ka përfunduar ëndrra e Kombëtares së Kosovës për kualifikim në Euro 2020.

Është Maqedonia e Veriut që e ka fituar ndeshjen përballë Dardanëve e cila u zhvillua sonte në Shkup, njofton Klan Kosova.

Maqedonët e kanë fituar 2:1 këtë sfidë që u zhvillua në kuadër të gjysmëfinales së “Play-Off”-it për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Ka qenë Benjamin Kololli që ka shënuar autogol në minutën e 15-të të takimit dhe golin tjetër për nikoqirët e ka realizuar Darko Velkovski.

Për Dardanët golin e vetëm e ka realizuar Florent Hadërgjonaj në minutën e 29-të të ndeshjes.

Derniers articles