11.3 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Kosova e mund Qipron, mbetet në Ligën C të Ligës së Kombeve

Kosova e ka dërmuar Qipron në “Fadil Vokrri”. Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur me fitore edicionin 2022/23 në Ligën e Kombeve.

Pavarësisht se synimet ishin të mëdha, Kosova nuk regjistroi rezultate të kënaqshme dhe kështu nuk ia doli të promovohet për në Ligën B.

“Dardanët” arritën të fitojnë me rezultat 5:1, derisa pas kësaj fitore ekipi i Alain Giresse radhitet i dyti në grupin e dytë të Ligës C duke siguruar kështu edhe qëndrimin në këtë ligë.

Golin e parë e realizoi Florent Muslija, derisa epërsinë në 2 me 0 e ngriti Donat Rrudhani.

Për 3:0 realizoi në fillimin e pjesës së dytë Elbasan Rashani, ndërkaq golin e katërt e realizoi sulmuesi Vedat Muriqi i cili e shënoi edhe golin e pestë që i dha vulë fitores së Kosovës.

Krejt çka arritën mysafirët ishte goli i nderit që e realizoi Valentin Roberge.

Derniers articles