Ashtu siq pritet, java e gjashtë e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, ka sjellë ndeshje mjaft interesante, me përballje të ekipeve shqiptare
Në Tetovë u luajt edhe një duel i dy ekipeve shqiptare, Shkëndija ishte nikoqire e KF « Voska Sport » qe trgoi nje lojte majft inetrsante dhe dimanike kurrezuar me fitore (5:1), gola keta te shenuar nga Ademi 19’, Ibraimi 32’ 59’, Krstevski 33’, Adili 45’ dhe Jahja 56’. Zoteri Lazim Destani që ndoqi ndeshjen ka uruar djelmoshat e ekipit nga Tetova, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch
Më konkretisth kuqezinjtë nga Tetova e treguan forcën dhe dominimin që në pjesën e parë me 4 gola të shënuar, në minutën e 19′ golin e parë e shënoi Ademi , 33′ Ibraimi, 35′ Krstevski ndërsa në minutën e parë të kohës shtesë Adili shënoi për 4-0.
Lidhur me ndeshjet tjera ne Maqedonine e Veriut, mund te shtojme se Besa nga Dobërdolli vazhdon të thellojë kizën e rezultateve, kësaj here është mundur në shtëpi nga Pelisteri me rezultat 2-3 dhe ky është një alarm për kryesinë dhe futbollistët të cilët së bashku me Voskën kanë prekur fundin e tabelës.
Gostivari ka marrë një fitore me vlerë në udhëtim te Sileksi në Kratovë. Skuadra shqiptare e nisi mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi që në minutën e 16-t me autor Aydogan, ndërsa Zuka rriti epërsinë për 2-0 në pjesën e dytë. Sileksi zbuti rezultatin në minutën e 87′ në 1-2 me Gjorgjievskin.
Derbi i javës u luajt mes Strugës dhe Shkupit, dy ekipe që pas vete kanë tituj kampionësh, ndërsa kësaj radhe fitues dolën shkupjanët që arritën të neutralizojnë sulmin e Strugës me dy gola, një në të parë dhe një në të dytën.