12 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Futbollisti shqiptar nga Medvegja i lindur ne Zemun do luaj për Kosovën. Mediat serbe cmenden..

Presidenti i FFK-së Agim Ademi e mirëpret futbollistin shiptare nga Medvegja

Bernë 1 janar -Shqiptari nga Medvegja Emir Sahiti  pasi ka luajtur për Hajdukun e Splitit, ai se fundit zgjodhi Kosovën. Lajmi për Emir Sahitin ka cmenudur Serbinë – bëhet fjalë për një futbollist të lindur në Zemun, i cili vendosi të luajë pët ekipin shqiptar ne Kosovë, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Futbollisti që luan për Hajduk Split i Kroacisë, Emir Sahiti i ka thënë “Po” kombëtares së Kosovës në futboll. Ljami është bërë i ditur nga FFK ne Prishitnë.

Presidenti i FFK-së Agim Ademi e mirëpret futbollistin shiptare nga Medvegja

“Futbollisti i Hajdukut të Splitit, Emir Sahiti ka vendosur që t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës. Ai, pas takimit të sotëm me presidentin Agim Ademi, e ka nënshkruar shkresën nëpërmjet të cilës do t’i kompletohet dokumentacioni i nevojshëm për t’u paraqitur në fanellën e Dardanëve” thuhet nder tjera në njoftimin e FFK-së, transmeton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Sahiti luan në pozicionin e sulmuesit dhe këtë sezon për Hajduk Split nga 18 ndeshjeve të zhvilluara ka arritur që të shënojë 2 gola dhe të dhurojë 2 asistime. Më herët Sahiti kishte luajtur për shpresat e Kombëtares së Shqipërisë. Edhe vetë lojtari është shprehur i lumtur që do ta përfaqësojë Kosovën.

Emir Sahiti ka lindur në Zemun në vitin 1998, prindërit e tij janë nga Medvegja, në karrierën e tij ka luajtur për Trepçën, Rabotniçkin, Shibenik dhe Hajduk të Splitit i cili kishte nënshkruar nje kontrate në vitin 2018

 

Derniers articles