12 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Pas 65 vjetësh në OKB, Shqipëria, nga sot edhe zyrtarisht anetare e Këshillit të Sigurimit

Gjenevë, 1 janar -Shqipëria është zyrtarisht anëtare e Këshillit të Sigurimit Ndërkombëtar për dy vitet e ardhshme (2022-2023) pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. T’mos hsrrojme po ashtu nga sot Shqiperia do udheheqin trupat e NATO-s ne kufirin Lituani-Rusi, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Zgjedhja e Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB për vitet 2022-2023 është një sukses i merituar i Shqipërisë. Në këtë arritje kanë meritë të gjitha institucionet shqiptare, që jo thjesht lobuan, por ditën të krijojnë perceptime të drejta dhe bindën 175 shtetet anëtare për garancitë që ofron Shqipëria si një kontribuese për demokracinë, zhvillimin dhe paqen…

Presidenti I Shqipërisë, Ilir Meta përshëndeti zgjedhjen e Shqipërisë, anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit në OKB.

Po ashtu Meta shton se “sfidat janë të jashtëzakonshme dhe shumë të vështira, por shpreh bindjen se vendi ynë do të përmbushë me përgjegjësi të lartë këtë detyrë dhe mision për dy vitet e ardhshme”.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka deklaroi që zgjedhja e Shqipërisë anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për dy vitet e ardhshme, përbën një mundësi historike dhe një arritje të shkëlqyer për diplomacinë shqiptare.

Po ashtu, Xhaçka shtoi se “fakti se Shqipërisë i jepet për herë të parë mundësia të bëhet pjesë e këtij forumi pas 65 vitesh anëtarësi në OKB, ndërkohë që shumë vende të tjera nuk kanë pasur një mundësi të tillë, besoj se ilustron më së miri se çfarë përmasash ka kjo ngjarje”.

Nga ana tjetër, Zgjedhja e Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është përcjellë me mesazhe urimi nga autoritete të ndryshme shtetërore në Tiranë.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka përshëndetur votimin e Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OK

Derniers articles