Raphael Dwamena, golashënuesi më i mirë i Egnatias, ka ndërruar jetë, pasi u rrëzua në fushë gjatë kohës kur luhej ndeshja, njofton FaceNews nga Tirana.
28-vjeçari ganez krijoi panik tek të gjithë lojtarët dhe të pranishmit në stadiumin “Egnatia Arena”, teksa u nis menjëhere drejt spitalit me ambulancë, por për fat të keq nuk mbijetoi./Face News
Afrikani ka patur më parë probleme në zemër, ndërkohë që një rast i ngjashëm i ka ndodhur edhe kur luante në Austri. Sulmuesi kishte probleme dhe vite më parë u tërhoq nga sporti, ndërsa kishte një çip që e lejonte të luante futboll.