12 C
Berne
vendredi 25/10/2024

Pak para ndeshjes Kosovë – Izrael, shpaloset nje flamur gjigant i Palestinës në mes të Prishtinës

Kosova nderon dhe solidarizohet pro mirise se Popujve te okupuar ae deri fje ishin vete nen Serbi

Prishtine, 12 nentor -Edhe pak ore ne Stadiumin e kryeqytetit kosovar “Fadil Vokrri” në Prishtinë do te zhvillohet ndeshja e parë që Izraeli që do luaj që nga sulmi i Hamasit (7 tetorit) dhe lufta e vazhdueshme në Gaza që sipas OKB-së u vrane mbi 10.000 mije palestineze, ne mesin e tyre mbi 4000 femije nga forcat e Natanjahut. Njëkohesish ndeshja e neserme e kombëtares izraelite eshte edhe nje ndeshje e pare ne nje vend musliman pas luftes mes Izraelit dhe Palesitnës, shkruan nga Prishtina korrespendenti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Pak para ndeshjes Kosovë – Izrael, shpaloset nje flamur gjigant i Palestinës në mes të Prishtinës ne shenje solidarizimi me palestinezet viktimeve okuoimit, krumeve dhe spastrimeve etnike nga Izraeli i Natanjahut, qe dikur ishin edhe shqiptaret e Kosoves nga Serbia e Miloshevicit.

Flamuri i madhe palestinez eshte vene ne nje godine te madhe prane flamurit te Ukraines, pi ashtu viktime e terrorit te Rusise se Putinit i kerkuar nga nderkombetaret si kriminel lufte.

Sipas gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, kryeministri i parë i Palestines eshte me origjinë shqiptare Ahmed Hilmi Abdulbaki (1883-1969).

Mbi 700 forca policore do te përkujdesen për ndeshjen mes Izraelit dhe Kosovës sot në stadiumin « Vadil Vokrri» në Prishitnë

Do perkujtuar se Kosova si nje « vend musliman » siq e kishte quajtur Kosovën ish-presidenti amerikan Tramp. Kosovën e banuar me 95 % muslimanë, te zemerruar me sulmet e Izarelit per vrasjen mijera grave dhe femijeve sikur ne mbare Evropen edhe ne Kosove dhe Shqiperi ka pasur protesta pro Palestinës duke u silidarizuar me popullin liridashes palestinez te cilet jane te okupuar nga Izraeli, sikur dikur Kosova nga Serbia.

Ambasadori palestinez në OKB në Gjenevë, Ibrahim Khraishi, ne nje intrrviste javen ae shkoi dhene gazetes zvicerane Le Canton27.ch dhe ATV-në, tha se i është mirënjohës popullit të Kosovës për solidaritet me popullin palestinez, por, vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, për ta është e papranueshme.

Ai ne vazhdim ka thene se Pakestina do ta njohë pavarësinë, por tha se fillimisht Kosova duhet ta zhvendosë ambasadadën nga Jetusalemi në Tel Aviv siq e kane tere bota.

Nje tifoz kosovar për gazeten Le Caton27.ch ka deklaruar se «ndeshja e 12 nentorit mes ekipit izraelit dhe atij kosovar eshte nje sport dhe jo politike. Lojttarët izraelitë nuk kane marre pjese ne lufte e as nuk kane vrare e masakuruar as femije e as gra. Dhe nuk di pse mund te ket incidente apo te sulmohen ata. Sikur neser te vizitonte Prishtinen Natanjahu, sigurisht nuk do te ishte mirëpritur, por lojtaret nuk kane kurrefare faji.. »

Derniers articles