15.6 C
Berne
lundi 5/06/2023

Shqiptarja ia shpeton jeten serbes ne Saint-Tropez te Francës

Saint-Tropez 19 gusht -Dy të vdekur, 6,300 hektarë të djegur ne qytetin e njohur turistik te Frances ne Saint -Tropez. Sikyr t’mos ishte shqiptarja do ishin tre viktima. Por vajza e re serbe shpetoi nga duart e nje shqiptare e cila rrezukoi jeten e saj, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Ke Canton27.ch

Këto janë dy vdekjet e para gjatë zjarrit më të madh të verës në Francë. Rreth 1,200 zjarrfikës po luftonin ende kundër flakëve të Mërkurën.

I përkrahur nga një erë kapriçioze gjatë gjithë ditës, zjarri që ka shkatërruar masivin Maures dhe brendësinë e Saint-Tropez (Var) që nga e hëna u përhap në veri të Mërkurën, duke shtuar më tej një numër dramatik me tani dy vdekje të konfirmuara. Dy trupa të djegur, ende të paidentifikuar, u gjetën në një shtëpi të prekur nga flakët, në qytetin e Grimaud, në zemër të Massif des Maures.

Gruaja serbe në Saint Tropez: Sikur t’mos ishte nje shqiptare do isha brre shkrum nga zjarret ne France!

Në jug të Francës, pranë vendpushimit të famshëm të Saint Tropez, një zjarr i madh u prrhap gjitheandeh qe prej dy ditësh, duke u përpjekur për të shuar deri në 650 zjarrfikës. Shumica e vendasve u evakuuan, dhe njëra prej tyre ishte serbeja Tanja Milosavljević, një doktoreshë e gjuhësisë, e cila tregon per humanizmin dhe heroizmin e gruas shqiptare e cila ia shpetoi jeten

Banorët vendas te Frances u këshilluan të mos iu afrohen zjarreve. Në atë moment, familja e Tanja është me pushime, ndërsa ajo është krejtësisht vetëm në shtëpi.

“Kam dëgjuar policinë të thotë në altoparlant se nuk ka nevojë për panik, por që ne duhet të jemi gati për evakuim. Isha krejt vetëm. Ata thanë që kur të bjerë sirena e pestë, të gjithë duhet të shkojmë në strehimore. Nuk e dija kujt t’i drejtohesha, sepse serbët nuk qëndrojnë aq shumë këtu, ne jemi të shqyer nga anët e ndryshme, » tregon Tanja.

Për fat të mirë, ndihma e Tanja erdhi nga njëra anë që ajo nuk e priste. Ajo u ndihmua nga një vajzë shqiptare nga Kosova e cila me veprimet e saj konfirmoi tezën se njerëzimi nuk njeh kufij, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

“Ajo më thirri sapo dëgjoi se duhej të evakuohesha dhe më tha të vija tek ajo. Unë fjalë për fjalë dola jashtë apartamentit me vetëm dokumente dhe një çelës makine. Nuk kam sjellë rroba, sende higjienike, asgjë. Ajo më dha gjithçka dhe e priti në shtëpi si dikush i saj. Falë saj, nuk më duhej të shkoja në qendrën e evakuimit,  » ka thene serbja Tanja.

Të nesërmen, Milosavljeviç donte të shkonte në banesën e saj për të kontrolluar për dëmet materiale. Sidoqoftë, pati një kolaps gjatë rrugës.

Sidoqoftë, ky rajon turistik konsiderohet si një nga më të pasurit në Francë, kështu që mblidhet ndihma për ata që kanë më shumë nevojë.

Derniers articles

Pushimet verore: Çmimet më të ulëta në ballkan dhe Evropë ato në Shqipëri. Zvicra ka emër në Shqiperi. Hoteli « Mövenpick » në Lalez Durrës me...

Ky është hoteli me modern shqiptar «Mövenpick» në Lalez Durrës vetem 20 minuta nga kryeqyteti shqiptar Tiranës, me i preferuari për shqiptarët e diasporës! Pushimet vjetore në...

Me Xherdan Shaqirin nuk ka krizë për Zvicrën

Kur është Xherdan Shaqiri në formë padyshim se nuk ka krizë edhe për lojën e kombëtares së Zvicrës. Zvicra po përgatitet për dy sfidat e...

Zvicra fton tre shqiptarë në krye me kapitenin Granit Xhaka

Treneri i kombëtares zvicerane Murat Yakin, gazetarit shqiptar te Le Canton27.ch: Jemi gati për kualifikuese të Kampionatit Evropian. Zviceta gati edhe perballe Serbisë Selektori i...

Në fjalimin e parë nga Zyra Ovale, Presidenti Biden flet për shmangien e kolapsit financiar

Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim të premten në mbrëmje pas miratimit të ligjit për ngritjen e tavanit të borxheve që mund të marrë...

Zelensky për Putinin: Më shumë i ngjan modelit sesa presidentit

Vladimir Putin, për shkak të dëshirës së tij të vazhdueshme për t’i treguar botës diçka, duket më shumë si një manekin sesa një udhëheqës...