9.8 C
Berne
vendredi 17/05/2024

Shqiptarët e Luginës se Preshevës, nëse nuk do jenë unik, do humbin serish dy deputetë si diaspora në Zvicër   

Preshevë, 8 nentor -Shqiptarët e Luginës gati për zgjedhjet në Serbi, të ndarë synojnë tri mandate. Dy listat zgjedhore të shqiptarëve të Luginës së Preshevës janë bërë gati për zgjedhjet në Serbi, të cilat do të mbahen nesër.  Qeveria e Kosovës iu kanë bërë thirrje votuesve ne Luginene Preshevës  që të dalin në numër sa më të madh në këto zgjedhje. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar ditë më parë për zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen më 17 dhjetor të këtij viti, njofton nga Prishtina korrespondenti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Kyremnistri shiptare Albin Kurti e mesazh liderve të Lugines së Preshevës: Bashkohuni, dilni me një liste ne zgjdhjet e 17 nentorit, po deshet te fitoni tre apo katër deputetë në Parlementin e Serbisë!

Në adresimet e tyre të fundit, liderët e listave zgjedhore kanë bërë me dije se synimet i kanë për tri mandate në Kuvendin e Serbisë.

Kryetari i “Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës”, Shaip Kamberi, në takimin përmbyllës të fushatës zgjedhore, ka thënë se këto zgjedhje janë në të mirën e përgjithshme të shqiptarëve. “Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë Luginë. Ato shkojnë bashkë e na bashkojnë edhe ne. Për Luginën jemi bashkuar. Për shqiptarët bashkë jemi rreshtuar. Jo për deputet si numër po për përfaqësim si orientim politik. Jo për një por për 3 e më shumë deputet. Për dinjitet si shqiptarë. Për të mirën e përgjithshme. Për secilin prej nesh e për secilin prej jush. Jemi këtu sonte për ta përmbyllur aktivitetin tonë parazgjedhorë e për të folur se sa i rëndësishëm do të jetë përfaqësimi jonë nesër. Jemi këtu para çdo vendbanimi të Luginës së Preshevës që secili në vete, në mënyra të ndryshme e në kohë të caktuar ka qenë ose po vazhdon të jetë i diskriminuar”, ka thënë ai.

Subjektet politike kanë fajësuar njëra-tjetrën për mos unifikim në një listë zgjedhore, siç kishin vepruar në zgjedhjet e kaluara.

Gjatë fushatës zgjedhore, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës dhe Alternativa për Ndryshim kanë prezantuar kandidatët për deputetë dhe ofertën e tyre për shqiptarët e Luginës.

Shaip Kamberi kundershtari numer nje i Vucicit dhe Serbisë,  mud të themi se qysh tash ai e ka te sigurt ulësen. Nese shqiptaret do vazhdojne te jene te perqare , te ndare deh veprojkje sipas irektivave te Beogradit, siq po flitet se do të dalin me dy lista ne zgjedhjet prlamentare ne Serbi, ata do te humbun dy deputetë, ne vend se te fitojne tre apo katër,, shrkuna gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ngjajshem ishte edhe ne zgjdhjet e fundit ne Zvicer ku shqiptaret ne parlamentin zviceran ne vend qevte fitonin tre deputet ata fituan vetem nje deputet. Sikur te ishin unik deh sikur t’mos ishin kandidatë te 10 a 15 partive ata do te fiutonin, por vota e tyre shkruan për partite zvicerane!

lDeputei aktual dhe lideri i shiptareve ne Luginene Preshevës Shaip Kamberi ka bërë me dije se vendbanimet e Medvegjës po pasivizohen masovikisht, kurse ato të Bujanocit e Preshevës po diskriminohen skajshmërisht. “Jemi këtu për të kërkuar përkrahjen e gjithësecilit sot për ta përfaqësuar secilin prej jush nesër. Edhe qytetarin e pasivizuar. Edhe studentin e diplomuar, diploma e të cilit nuk njihet. Edhe shqiptarët e kualifikuar për vende pune por që punë nuk na ofron Beogradi dot. Jemi këtu për ta kërkuar besimin tuaj që të vazhdojmë betejën tonë të përbashkët për liri e barazi”, ka thënë ai, duke tregua se çka iu duhet shqiptarëve të Luginës.

“Neve nuk na duhen disa pozita të parëndësishme në Beograd, neve na duhet përfaqësim i barabartë në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë. Ne na duhet perspektivë për të rinjtë e zhvillim ekonomik për vendin. Mënyra se si disa e shikojnë problemin është vet problemi. Ata po presin raste të jashtëzakonshme për të bërë veprat të mira e ne po mendojmë që veprat e mira duhet të jenë pjesë e veprimeve të zakonshme. Sepse të mirat ia kemi borxh qytetarit tonë. Atyre që na kanë përkrahur dhe po vazhdojnë të na përkrahin”, ka thënë ai.

Edhe Shqiperim Arifi, Alternativës për Ndryshim. ka thënë se shqiptarët e Luginës duhet t’’i besojnë subjektit të tij politik. “Dita e 3-të e muajit Prill, shënon mbajtjen e Zgjedhjeve Parlamentare në Serbi. Me këtë rast ju ftoj të gjithëve pa dallim, kudo ku luginasit janë të shpërndarë, ta shfrytëzojnë mundësinë e votës. Me anë të votës shprehim fuqinë e vetme që na bën të pandalshëm në përballimin e pengesave dhe problematikave si komunitet. Populli qëndron përpara çdo politike dhe ne besojmë në vullnetin e lirë të tij”, ka thënë ai.

Shqiptaret e Luginës tashme veq e kane të fituar nje deputet (Shaip Kamberin) por lufta deri me 17 dhjetor do jete për ta fituar ulesen e dyte…

Siq kemi raportuar Kryeministri shqiptar Albin Kurti, ka zhvilluar mbreme ne Prishtine nje takim me liderët e partive shqiptare nga Lugina e Preshevës, në një përpjekje për bashkimin e tyre në një listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare në Serbi, njofton nga Prishtina korrespondenti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Delegacionit gjashte anetaredh i priu Shaip Kamberi, deputet aktual, Nagip Arifi, Ragmi Mustafa, Naser Aziri, Shqiprim Musliu, Armend Aliu dhe perfaqesues tjere nga Presheva e Medvegja.

Kreu i qeverise kosovare z.Kurti nga lideret e Lugines ka kerkuar unitet duke insistuar qe ata te dalin me nje listë të përbashkët të spektrit politik lidhur me zgjedhjet parlamentare ne Serbi.

Angazhimi dhe vullneti  i mire dhe kombetar si me heret edhe mbreme u pa per unifilimin e lidereve shqiptare ne Luginen e Presheves.

Se sa jane te interesusr liderët politik të Luginës të bashkohen dhe te rreshtohen me një Listë inike zgjedhore që do ti kishin fituar se paku 4 deputet është ceshtje e liderdhipit nga Lugina. Me 17 dhjetor te ketij viti kur do mbahen zgjedhjet ne Serbi testihen lideret e Ligines se sa vertete ju intereson ceshtja e Lugines, ceshtja kombetare dhe kush po punon ne intersa te Serbise, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Per dallim nga takimet e me hershme te kryeministrave kosovare me lideret e Lugines te cilet i kishin quajtur «shpiuna te Serbise » dhe «bashkepuntor te Vucicit». kryeministri Kurti ka lavderuar ata duke vleresusr larte perpjekjet dhe angazhimin e tyre ne ruajtjen e berthames dhe frymes kombetare te shqiptareve te Lugines ne trojet e tyre etnike, me orientime evropiane.

Kosova ka refuzuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e saj

Në muajin e kaluar, Qeveria e Kosovës ka refuzuar propozimin e vendeve të QUINT-it për lejimin e mbajtjes se zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte deklaruar se për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë, duhet të ketë një marrëveshje në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. “Ne nuk dëshirojmë që t’ua pamundësojmë të drejtën e votës qytetarëve të Republikës sonë që kanë dyshtetësi, por në të njëjtën kohë nuk mund të veprojmë në kundërshtim me ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit”, ishte thënë në komunikatën e Qeverisë pas refuzimit të propozimit të vendeve të QUINT-it.

Veprimi i Qeverisë së Kosovës ishte pritur mirë nga popullata shqiptare,, por jo edhe nga ajo serbe ne Kosovë dhe Serbi. Pse me dalur ata ne zgjdhedhje, cfare duna me sume,  kur Evropa ju ka siguruar (rezervuar) 20 vende pa vota ne parlamentin e Kosovës, thone analsitet.

Derniers articles