7.9 C
Berne
vendredi 3/05/2024

Zvicër, «Shkëndija» fiton bindshëm (3:1) nga FC te Wil-it. Lazim Destani që ndoqi direkt ndeshjen ka uruar ekipin nga Tetova

Wil (SG), 9 shtator -Sot ne Wil te kantonit te Saint Galenit ne Zvicer eshte zhvilluar ndeshja miqesore mes KF «Shkendija» dhe FC Will, ne pranine e mbi pese mije spektatoreve,  meqerast ekipi shqiptar, mysafire nga Tetova mundi nikoqirin, ekipin zviceran CF Wil me rezultat  3:1. Nga ekipi i FK Shkendija golat i shenuan: Bashkim Velija, Enurr Totre dhe Endrit Krasniqi. Kurse, Mergim Brahimi barazoi për FC Wil në minutën e 54-të, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Para ndeshjes kishte nje ser aktivitetesh te pasur kulturore e artistike, kenge dhe valle popullore. Stadiumit dhe rruget ishin mbushur plot flamuj kuqezinj dhe zvicerane bashke me ata të ekipit Shkendija.  I tere ky aktivitet qe organizuar nga xhamia shqiptare në Wil në bashkëpunim me FC Wil në Kantonin e Sant Galenit qe per 5 ore rresht sollen në Zvicër krenarinë shqiptare të futbollit, KF Shkëndija nga Tetova.

Lazim Destani: Ne të gjithë jemi krenarë për arritjet e Shkëndijës në ligat europiane. Milan, Totenhem, Red Bull Salzburg, Rosenborg janë vetëm disa nga skuadrat e nivelit të lartë të futbollit europian

Duelit miqësorë Wil-Shkëndija i ka paraprite nje program i pasur kulturo-artistik e sportiv, ku para mijera te pjesemarresve (shqiptar dhe zviceran) performusn shkelqyeshen pelivana nga Maqedonia e Veriut, në prezencën e kampionit Olimpik, Shaban Tërstena, Shoqëria Kulturo Artistike “Xheladin Zeqiri” nga Tetova, minikoncert i grupit “Elita 5”. Te gjitha krto prezentime u duartrokiten gjate nga publiku ne stadiumin e Wil-it.

Imami i xhamise së Wil-it prof.Bekim Halimi ishte i kenaqur si me rezultattin e ndeshjes ashtu edhe me sjelljet e tifozeve meqerast siq u shpreh për gazeten zvicerane Le Canton27.ch nuk u thye ne asnje shishe perkunder asaj se qyteti Will per disa ore ishte i shqiptareve, ku muaren pjese me mbi 5000 veta, shqiptare, perveq nga Maqedonia Veriore edhe nga viset tjera shqipatre te ballkanit.

Vlene te theksohet se sot ne Wil per ta ndjekur ndeshjen e ekipit te Shkendise me ekipin zviceran kishin ardhur edhe persinalitete te shumta qe shoqeronin filantropin dhe humanistin tone te njohur Lazim Destani, mysafir nderi, sikur ambasadori i RMV ne Berne z. Rexhep Demiri, Arif Sylejmani (NEO), Esat Lika (LIKA), Sami Mustafa (Ambrella Swiss Bau), dr. Omer Xhemajli kirurgu i njohur ne Zvicer, pastaj Legjenda e mundjes Shaban Tetstena, Florim Useini, kryetar i Rrjetit të Bizneseve shqiptare për Zvicer etj..

Në ndeshjen testuese ndërkombëtare, FC Wil humbi kundër KF Shkëndija Tetovë me rezultat 1:3. Wilerast patën më shumë lojë dhe më shumë raste, por nuk u mjaftuan me epërsinë e tyre. Me 4,953 spektatorë, një rekord i ri i stadiumit u vendos në Bergholz: kurrë më parë kaq shumë spektatorë nuk kanë bërë pelegrinazh në Wiler Südquartier që kur stadiumi u rinovua, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch 

Nga fjala përshëndetëse e filantropit Lazim Destanit ne Zvicer, gjate ndeshjes mes KF Shkendija dhe CF Wil

Të dashur bashkatdhetarë, të nderuar të pranishëm, miq dhe gjithë ju vëllezër e motra që jeni tubuar sot këtu për ta përshëndetur ardhjen e Shkëndijës në Zvicër

Ky është një moment i veçantë për Shëndijën, jo sepse nuk e kemi parë të luajë në Europë, por për faktin se këtu në Zvicër Shkëndija vjen për herë të parë dhe ku ne kemi aq shumë bashkatdhetarë e mbështetës të klubit kuqezi.

Ne të gjithë jemi krenarë për arritjet e Shkëndijës në ligat europiane. Milan, Totenhem, Red Bull Salzburg, Rosenborg janë vetëm disa nga skuadrat e nivelit të lartë të futbollit europian me të cilat Shkëndija është përballur gjatë këtyre viteve.

Te këto dhe te shumë ndeshje të tjera nëpër Europë ne e kemi parë se Shkëndijës nuk i ka munguar kurrë mbështetja masovike e bashkatdhetarëve tanë. Ata madje bënin qindra e mijëra kilometra rrugë për të arritur aty ku do të luante skuadra kuqezi e Shkëndijës. Dhe ja sot si shpërblim për mërgimtarët tanë të kësaj ane, ne sollëm Shkëndijën për ta bërë këtë ndeshje këtu në mes të Zvicrës, pra një ndeshje miqësore e festive për të na sjellë kënaqësi të gjithëve.

Me këtë rast i falënderoj përzemërsisht të gjithë ata që u angazhuan për organizimin e kësaj ndeshje. Merita të veçanta ka iniciatori i këtij aktiviteti, imami Bekim Alimi, dhe sigurisht, nga ana e Klubit të Wil-it Faton Ramadani si dhe Kryesia e drejtuesit e Klubit të Wil-it të cilët me kënaqësi e përqafuan këtë ide. Krahas futbollit kjo ngjarje shpalos dhe vlera nga trashëgimia jonë kulturore. Këtu sot i kemi dhe artistët tanë të nderuar që kanë ardhur për t’ia shtuar kënaqësinë e bukurinë kësaj ngjarje. Pra në mes të Zvicrës, këtu në Wil, sot të gjithë së bashku kemi krijuar një ambient të ngrohtë me karakter kombëtar, tamam si të ishim në vendlindje, në atdheun tonë.

Jam shumë i lumtur që shoh kaq shumë bashkatdhetarë që keni ardhur për ta ndjekur këtë ndeshje. Gëzohem që në këtë mes e kemi të pranishëm një emër të madh të sportit, i cili arriti majat e suksesit botëror në disiplinën e mundjes, shkupjanin e nderuar Shaban Tërstena.

Dhe në përfundim të fjalës sime, Deshiroj te falemenderoj shtetin Zviceran per perkrahjen e vazhdueshme qe i jep popullit shqiptarë. Ketu punojne dhe shkollohen qindra mijra shqiptarë. kjo eshte per ta vlersuar larte. Po ashtu deshiroj ta potencoj se edhe gjuha shqipe gjithmone e me shume po etablohet edhe në institucionet zvicerane.

Ju faleminderit.

Derniers articles

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...

Kështu ndodhe, kur bota bëhet e «shurdhër» perballë gjenocidit izraelit: Pas Parisit dhe Nju Jorkut edhe në Zvicër, studentët pro-palestinezë pushtojnë Universitetin e Lozanës!

Lausanne. 2 maj -Pushtimi në zhvillim në UNIL! Rreth pesëdhjetë studentë nga Universiteti i Lozanës po kërkojnë llogari nga institucioni i tyre për konfliktin...

Mbi 160 delegacione janë ftuar në konferencën e Zvicrës për paqe në Ukrainë, por jo edhe Rusia

Bernë, 2 maj -Ftesat për Konferencën e Paqes në Ukrainë më 15-16 qershor në Bürgenstock (NW) janë dërguar zyrtarisht. Këshilli Federal ka ftuar rreth...

Zvicër, Gjykata e Schaffhausen e liron nga paraburgimi kosovarin (16) i dyshuar për terrorizëm (ISIS)

Bernë, Dy të rinj të moshës 15 dhe 16 vjeç, të arrestuar gjatë fundjavës së Pashkëve për mbështetje të dyshuar për Shtetin Islamik, janë...

Zvicra dënon shqiptarin me tetë muaj burg dhe 8.500 CHF. Shkaku, çift nga Lucerni abortoi ilegalisht

Bernë, Gruaja zvicerane aborton ilegalisht vetë me ilaçe. Burri i saj dënohet me tetë muaj burg Gruaja që e ndërpret shtatzëninë vetë ose e...