7.9 C
Berne
vendredi 3/05/2024

Zviceranët dhe kosovarët (deputetë, futbollistë…) flasin për Le Canton27.ch për ndeshjen e sontme (20:45) ne Prishtinë. Ja cfarë presin ata…

Gjenevë, 9 shtator -Ndeshja Kosovë-Zvicër që do të zhvillohet sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytetin kosovar në Prishtinë ka zgjuar nje interesim te madh jo vetëm ne Kosovë por edhe ketu në Zvicër tek kosovaret dhe zviceranët, loje kjo e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropia, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Përveq mijera kosovareve, ne stadiumin e Prishines sot do të valojë edhe flamuri zviceran ne mesin e një mijë tifozeve helvetik te veshur ne kuq e bardhë!  

Për herë të parë në historinë e saj, Zvicra do të luajë në tokën kosovare të shtunën (20:45) ka deklaruar për gazeten zvicerane patroni i FFK-së z.Agim Ademi duke shtuar se  « loja e sontme ne stadiumin « Fadil Vokrri » ne Prishtine do jete nje ndeshje me shume se miqesore, do jete dhe vellazerore, sepse ne dy ekipe kemi futbollsit shqiptarë… »

Gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka mesuar se ndeshjen e sontme mes Zvicres dhe Kosovës perveq mijera tifozeve shqiptare nga Kosova dhe viset tjera ne ballkan (Shqipria, Maqedonia Veriore, Lugina e Presheves ..) do ta ndjekin edhe mbi nje mije tifoz zviceranë, duke llogaritur edhe ate 500 zviceranet qe jetojne dhe veprojne sot në Kosovë.

Deputeti zviceran ne Bernë Cedric Wermuth:  Zvicra do ta mposht Kosovën me 2:1

Cedric Wermuth (PS) deputeti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës pret nje loje fer dhe miqësore mes dy ekipeve. Sipas depuetetit socialist në Bern z. Wermuth, Zvicra do ta mposht Kosovën me 2:1

Lidhur me ndeshjen ne fjalë disa personaliete helevetike, kryesisht nga fusha e sportit (fubllistë-e) por edhe nga politika, deputete nga Berna, Gjeneva dhe Zurich kane folur për gazetë zvicerane ne shqip Le Canton27.ch se cfare presin nga kjo ndeshje e shumëpritur. Disa flasin edhe për rezultatin, ku shumica shprehen se Zvicra do të fitoje me nje rezultat te ngusht nga ekipi kosovar. Por disa tregohen optimist, duke thenë se ndeshja e sontme mund te sjelle surpriza, super-fat për Kosovën qe ta mposhte Zvicrën.

Përparim Avdili, deputet: Une pres një loje jo vetëm paqesor por edhe vellazëore dhe tejet emocionale kur kemi parasysh se ne dy ekipet, andej e kendej  luajne futbollistë shqiptare dhe te nacionaliteteve tjera, tamam si Zvicra ne miniaturë. Mendoj se rezultati do jet Zvicra-Kosova 3 me 1.. »
Mimoza Hamidi, futbolliste ne FC Thun në Superligë. « Une jam zvicerane, por kjo nuk don te thote se nuk kam te drejte ta perkrahu ekipin e Kosovës, ku dhemb dhembi shkon edhe gjuha, si thone  dhe rezultati mendoj se do jet barazi.. » ka thënë Mimoza, futbollistja nga Lugina e Presheves (aktualisht ne Serbi) në Zvicër.
Diaspora shqiptare luan dhe do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në Zvicër në vitet në vijim. Kapiten i skuadrës zvicerane është Granit Xhaka ndërsa lojtari më i mirë i skuadrës është Xherdan Shaqiri. Teksa shkëlqejnë në sportin e tyre, ata nuk kanë hezituar asnjëherë të shfaqin origjinën e tyre shqiptare. Kapiten i skuadrës zvicerane është Granit Xhaka ndërsa lojtari më i mirë i skuadrës është Xherdan Shaqiri. Teksa shkëlqejnë në sportin e tyre, ata nuk kanë hezituar asnjëherë të kjo lojë është një pasqyrim i historisë sonë.
Leonard Ferati, deputet ne Kantonin r Gjenevës mendon se  « ndeshja e sontme mes Zvicrës dhe Kosovës do jete je lojë shume interesante, emocionale dhe një pasqyrim i historisë sonë. Do jete një ndeshje vëllazërore. Fakti që në ekipin zviceran janë të pranishëm disa shqiptarë të Kosovës dhe se për Kosovën luajnë disa lojtarë të stërvitur në Zvicër, tregon se sa ngushtë janë të lidhur të dy popujt. Kjo afërsi shtrihet përtej sportit. Fakti që në ekipin zviceran janë të pranishëm disa shqiptarë të Kosovës dhe se për Kosovën luajnë disa lojtarë të stërvitur në Zvicër, tregon se sa ngushtë janë të lidhur të dy popujt. Kjo afërsi shtrihet përtej sportit. Do të mbështes të dyja skuadrat sepse kjo ndeshje nuk do të lartësojë vetëm njërën nga dy skuadrat apo vetëm futbollin por gjithë shqiptarinë… ». keshtu mendoin edhe aktivisti i VV ne kantonine St.Gallenit Ilmi Cakolli i cili eshte sipompatizues i Zvicres, por pak me shume i KF nga Kosova. Sipas tij Kosova do te fitoj përballe Zvicres 2 me 1.
Leunberger: Pa marrë parasysh rezultatet e parashikuara, ndeshja mes Zvicres dhe Kosovës do forcon edhe me shume miqësinë mes dy popujve tanë

Ueli Leunberger, fondator i Universitetit Popullor Shqiptar në Gjenevë dhe ish-deputet ne Bernë: Shpresoj se loja e sontme ne Prishtines me Zvicres dhe Kosovës do jetë një ndeshje e mirë dhe të fitojë më i miri. Në të dyja skuadrat ka mjaft miq nga Zvicra dhe Kosova! Barazim ku askush nuk humbet dhe askush nuk fiton. Për shembull une mendoj se rezultati do jete 2:2. Në fakt pa marrë parasysh rezultatet e parashikuara qëndeshja forcon miqësinë mes dy popujve tanë. Sidoqofte, ndeshje e bukur nuk është  ndeshje e mirë.. »

Trajneri Kombtares së Kosovës Adil Maliqi: Nje gjë jam i sigurt se sonte do te fitojnë më të mirët!
Adil Maliqi, Trajneri Kombëtares kosovare thote se do teb zhvillojme nje ndeshje tejet fer dhe miqesore dhe besa shume interesante. Sipas Maliqit « ne e bëjmë nje paraqitje te mirë me një cilësi me qëllim qe ne me fitu përball Zvicrës. Eshte nje lojë kualifikuse, ku kualifikimi ende eshte i mundur… »
Keshtjelle Pepshi, kengetare dhe Miss Kosova Univers shprehet optimist se dol tjet je loj fer dhe shume intersante, bile edhe emocionale.
« Ne ndeshjen Zvicra-Kosova, publiku kosovare ne stadiumin e Prishtines, besoj se tifozet do t’i duartrokasin të gjiithe atyre kush do e shenojë gol, sepse duatroktijet per secilin ekip,  ndaq andje ndaq kendej shkojne për shqitaret dhe zviceranët, miqtë tane qe do ta ndajm bashkarisht gezimin por edhe hidherimin, cili do ekip fiton apo do humb. »
Arber Jahija Deputet ne kantonin e Gjenevës si dhe ish-Edukator i klubit te mirenjohur Servette FC: Si një djalosh me origjinë shqiptare nga Kosova dhe me kombësi zvicerane, zgjedhja e skuadrës që do të mbështes këtë mbrëmje në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024 mund të jetë relativisht komplekse. Meqenëse Kosova është një ekip kombëtar në zhvillim që ka parë një rritje të popullaritetit në vitet e fundit, unë mund të jem i prirur t’i mbështes ato për shkak të prejardhjes sime. Megjithatë, duke pasur parasysh kombësinë time zvicerane, mund të ndiej edhe një afinitet të caktuar ndaj kombëtares zvicerane. Në këtë kontekst, është e rëndësishme të theksohet se sporti mund të jetë një mjet bashkimi dhe unë mund të zgjedh t’i vlerësoj dhe mbështes të dyja skuadrat, secila sipas meritave të veta. Në fund të fundit, unë jam një tifoz i zjarrtë i futbollit dhe qëllimi im kryesor është të shijoj ndeshjen dhe të vlerësoj paraqitjet e lojtarëve, qofshin ata zviceranë, kosovarë apo nacionalitete të tjera. Rezultati do jete sipas gjitha gjasave 2:2!
Ana Roch, deputete në Venrier: Dua vetëm një ndeshje të shkëlqyer me një atmosferë të « sëmurë » me je rezultat solid 2-1 për Zvicrën (Je veux juste un beau match avec une ambiance de malade. 2-1 pour la Suisse)
Viola Daki, fudbolliste FC Zürich-liga e parë. Mn ddoj se do te jete nje ndeshje me shume emocione, veshtirë t‘i ndaj, por Zvicra ka gjasa me te medha per tu kualifikur andaj dua ta perkrah skuadren zvicrane: Rezultati do jet 3-1 për zvicren.
Skender Salihi, deputet ne kantonin e GE: Duke qenë me origjinë kosovare dhe zviceran i natyralizuar, jam krenar për të dyja vendet e mia. Kështu që sonte do t’i mbështes të dyja skuadrat dhe dua vetëm të shoh një ndeshje të mirë futbolli ku lojtarët të japin më të mirën.

Agim Sherifi nga Gjeneva, ish refer i ASF:  Sigurisht se Do tē perkrahi ekipen e Kosovës edhe pse kam qen gjithmonē fan i Nati. Besoj se Kosova do te fitoj me nje rezulltat te volitshem, modest 2 me 1.

 

 

Derniers articles

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...

Kështu ndodhe, kur bota bëhet e «shurdhër» perballë gjenocidit izraelit: Pas Parisit dhe Nju Jorkut edhe në Zvicër, studentët pro-palestinezë pushtojnë Universitetin e Lozanës!

Lausanne. 2 maj -Pushtimi në zhvillim në UNIL! Rreth pesëdhjetë studentë nga Universiteti i Lozanës po kërkojnë llogari nga institucioni i tyre për konfliktin...

Mbi 160 delegacione janë ftuar në konferencën e Zvicrës për paqe në Ukrainë, por jo edhe Rusia

Bernë, 2 maj -Ftesat për Konferencën e Paqes në Ukrainë më 15-16 qershor në Bürgenstock (NW) janë dërguar zyrtarisht. Këshilli Federal ka ftuar rreth...

Zvicër, Gjykata e Schaffhausen e liron nga paraburgimi kosovarin (16) i dyshuar për terrorizëm (ISIS)

Bernë, Dy të rinj të moshës 15 dhe 16 vjeç, të arrestuar gjatë fundjavës së Pashkëve për mbështetje të dyshuar për Shtetin Islamik, janë...

Zvicra dënon shqiptarin me tetë muaj burg dhe 8.500 CHF. Shkaku, çift nga Lucerni abortoi ilegalisht

Bernë, Gruaja zvicerane aborton ilegalisht vetë me ilaçe. Burri i saj dënohet me tetë muaj burg Gruaja që e ndërpret shtatzëninë vetë ose e...