6.4 C
Berne
vendredi 3/05/2024

Serbia e zhgenjyer me Zvicrën, kritikoi ambasadorin helvetik pse nuk u solidarizua me propagandën dhe gënjeshtrat e Vucicit ne KS te OKB-së

Berne, 10 shkurt – Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë shkëmbyen sot akuza të rënda, përfshirë rreth zbatimit të vendimit për kufizimin e importit të dinarit serb në Kosovë, ndërkohë që ambasadorët e vendeve perëndimore kërkuan nga palët të përmbahen nga veprimet e njëanshme që mund të çojnë drejt përshkallëzimit të situatës, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Zvicra ishte vendi i parë që diskutoi pavarësinë e Kosovës në KS të OKB-së

«Zvicra dhe  Britania e Madhe ishin kryesisht në anën e Prishtinës » jane keta tituj te disa gazetave serbe te cilat po vazhdojne te komentojne dedhtimin e Serbise ne KS te OKB-se perballe kryeministrit shqiptar Albin Kurtit, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Edhe presidenti serb Aleksander Vucic ishte i zemeruar me Zvicren pse nuk ia paska mbajtur krahun propagandest se autokratit serb Vucicit nje ish-zedhenes i diktatorit ser Milosevic.

Kështu ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në Nju Jork, dhe shumë janë habitur me faktin se Zvicra, e cila është një nga dhjetë shtetet jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit gjatë këtij mandati. na sulmuan së bashku me britanikët, gjë që pritej. Kujtojmë se Këshilli i Sigurimit ka 15 anëtarë, nga të cilët pesë janë të përhershëm (SHBA, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca)

Calmy-Rey: Zvicra ishte vendi i parë që diskutoi pavarësinë e Kosovës në KS të OKB-së, e cila më pas ndërhyri në GJND në Hagë pavarësisht presionit serb dhe rus (Calmy-Rey : La Suisse a été le premier pays à discuter de l’indépendance du Kosovo au CS de l’ONU, qui est ensuite intervenu à la CIJ à La Haye malgré les pressions serbes et russes), ka thene ish-oredidentja e Zvicres Nucheline Calmy-Rey per gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Në pjesën më të madhe je britaniket vazhdimisht mbështesin Republiken e Kosoves në çdo gjë dhe praktikisht të qëndrojnë pas Albin Kurtit, kurse vënia e zviceranëve në të njëjtin rol paska habitur serbet. Mediat serbe ket afri, perrkrahje te Zvicres ndaj Kosoves e shpejegojne se lobi shqiptar është jashtëzakonisht i fortë në atë vend, dhe se një numër i madh i shqiptarëve jetojnë në Zvicër, kresisht nga Kosova te perzene para 25 vitesh nga regjimit te eger.

Serbia cfare mund te prite nga Zvicra, nga nje shtet neutral dhe serioz, mos valle te radhitej ne krah te shteteve diktatoriale, serbifile dhe propaganduese sikur Rusia, Kina apo Mosambiku kur dihet se në vitin 2005 Zvicra ishte vendi i pare mu ne KS te OKB-se perdori fjalen “Pamvaresi” per Kosoven! Ky ishte ambasadori Peter-Maurer i cili argumentoi idenë e pavarësisë së Kosovës. Një qëndrim shumë i guximshëm për një vend të vogël e neutral si Zvicra.

Zonja Calmy-Rey, ish – shefe e diplomacise zvicerane gjithnje ka qene e angazhuar në favor të pavarësisë së Kosovës.

Për Zvicrën e « vogël » dhe neutrale Kosova paraqiste një interes të madh për politikën e saj te jashtme.

Zvicra: Të marrin përgjegjësi sulmuesit në Banjskë

Përfaqësuesi i Zvicrës në OKB ka ftuar Serbinë t’i vërë para drejtësisë përgjegjësit e sulmit në Banjskë, e Kosovës i ka kërkuar që t’i shmangë veprimet e njëanshme. “Ftojmë që Serbia t’i ftojë në përgjegjësi ata që kryen sulm në Banjskë…Kosova e Serbia të përmbahen nga veprimet që rrezikojnë situatën”, ka thënë ai.

Përfaqësuesja e Zvicrës ne KS te OKB-se i kujtoi Serbisë dhe Kosovës përgjegjësinë e tyre që të përmbahen nga masat dhe veprimet që mund të përkeqësojnë situatën. Rrugët për ndërtimin e besimit ekzistojnë, theksoi ai, duke folur për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, i cili, sipas delegacionit, është korniza brenda së cilës dy palët mund dhe duhet të trajtojnë çështjet e diskutueshme. Kjo përfshin zbatimin e rregullores së re të prezantuar nga Banka Qendrore e Kosovës.

Zvicra njeh legjitimitetin e objektivave të ndjekura nga kjo rregullore, në veçanti transparencën e flukseve financiare dhe luftën kundër falsifikimit dhe pastrimit të parave. Megjithatë, ajo ndan shqetësimet për komunikimin mbi vendimin e Bankës dhe veçanërisht zbatimin e tij në afat të shkurtër, shpjegoi përfaqësuesi i saj.

Veprimet që nuk janë të bashkërenduara me popullsinë në fjalë, të perceptuara si një masë qëllimisht kufizuese në lidhje me një grup të caktuar etnik, mund të minojnë besimin, paralajmëroi ai, përpara se të mirëpresë njoftimin e Qeverisë dhe të Bankës Qendrore të Kosovës, sipas së cilës është planifikuar një periudhë tranzitore. si dhe komunikim të përforcuar. Delegati u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që t’i zbatojnë këto zotime dhe të forcojnë dialogun me popullsinë serbe të Kosovës, të prekur drejtpërdrejt nga kjo zgjidhje.

Përpjekjet e shtuara të Kosovës dhe Serbisë, dhe në veçanti nga liderët e tyre, janë të nevojshme për të gjetur kompromise, këmbënguli ai, duke u kujtuar atyre se ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore kërkon mbi të gjitha që të dyja palët të zbatojnë angazhimet e tyre sipas Marrëveshjes së Brukselit dhe Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023.

 

Derniers articles

Ylli i gazetarisë botërore CNN: Free Kosova-Free Albanians! Amanpour, në shqip gazetarit në Gjenevë: Të fala Kosovës, shqiptarëve. Amerika nuk ju harron!

Gjenevë, 3 maj -Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit dhe dhënien e Çmimit Ndërkombëtar të Karikaturave të Shtypit 2024, Fondacioni i...

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...