16 C
Berne
samedi 4/05/2024

Mediat shqiptare: ATENTAT / Pas kthimit nga SHBA-të, ky është kryeministri shqiptar ne Shkup, që u kërcënua nga shërbimet serbe. Flasin nga policia e RMV-së

Shkup, 10 shkurt -Burime të besueshme nga institucione të sigurisë në Kosovë, kanë thënë për RTK-në se me të marrë informacionin, institucionet e sigurisë së Kosovës i kanë njoftuar institucionet relevante në Shkup për kercdniumet për vrasje ndaj nje kryeministri shqiptar, njofton nga Shkupi korrespondenti i gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Gjithecka eshte e mundur, nga serbet, kur ata vrane kryeministrin e vete!

Pas ketij atentati që kërkojnë kokën e kryeministrit shqiptar Albin Kurti qëndronë Beogradi dhe mafia serbo-kosovare te lidhura me Radoicicin i kërkuar nga Interpol

Ketu behet fjalë për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti i cili menjëhere pas kthimit nga SHBA-të ai është kërcënuar me vrasje, për këtë arsye janë vendosur masa të rrepta sigurie gjatë qëndrimit të tij në Shkup. Pas vizites ne SHBA, jashta vendit kryeminsitri kosovar ka parapare një vizite në Zvicër në fillim të muajit te ardhshëm (mars). Pas ketij atentati të sherbimeve sekrete serbe që kërkojnë kokën e kryeministrit shqiptar Albin Kurti, sipa sanalistëve mundë të qëndronë mafia serbo-kosovare te lidhura me Milan Radoicicin (bashkepuntor i presiodneti serb Aleksander Vucic) i kërkuar nga Interpol-i i cli kishte organizuar invazion në Kosovë me nje grup terroristersh me 24 shtatorin e vitit të kaluar, akt ky kriminal qe u dënua në fund te javes qe kaloi në KS te OKB-së. Gjithecka eshte e mundur, nga serbet, kur ata vrane kryeministrin e vete, siq ndodhi atentati mbi Zoran Djindjic, raporton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Ky atentat ndaj Albin Kurti, sipas Le Canton27.ch nuk eshte i pari nga sherbimet sekrete serbe te cilat jane ne bashkepunim me strktuiar kriminale serbe lokal dhe albanofon ne Kosovë, RMV dhe ne Shqiperi, njofton nga Shkupi korrespeondenti i gazetës zvic

“Menjëherë janë bërë grupe të përbashkëta pune, të cilat kanë qenë të dislokuara në gjithë Shkupin, dhe veçmas në perimetrin e lokacionit ku ka qëndruar Kurti”, thekson burimi.

Sipas burimit të RTK-së, në kuadër të planit terrorist serb, i ka paraprirë një shkrim në mediat serbe, ku akuzohet lideri opozitar serb, Dragan Gjilas se do të takohet me Kurtin

“Sipas analizave, sulmi ka mundur të duket sikur sporadik, gjoja nga ekstremi i djathte serbo-maqedonas”, thekson burimi.

“Informacioni ka ardhur si inteligjencë në disa burime, si nga burimet e fshehta njerëzore, ashtu edhe nga burime të hapura, siç janë kanalet serbe në platformën ruse telegram. Njëri kanal “KORIDOR” i takon organizatës terroriste ‘Mbrojtja Civile’, kurse tjetri “BUNT” i takon ekstremit të djathtë serb. Që të dyja, kontrollohen nga shërbimet e inteligjencës serbe”, thekson burimi.

Sipas tij, institucionet e sigurisë në vazhdimësi i kanë marrë seriozisht kërcënimet që vijnë nga rrjete të veçanta sociale, gjë që është dëshmuar edhe me sulmin terrorist në Banjskë, ku qe paralajmëruar sulmi që u bë me 24 shtator 2023.

“Plani serb është zgjedhur që të realizohet në Shkup, edhe për shkak të pranisë shqiptare, ku me pas, do të mund të interpretohej si qërim hesapesh në mes të shqiptareve”, bënë të ditur burimi.

Pamjet që ka siguruar RTK, shihet që edhe sot në mëngjes ka pasur masa te sigurisë, duke kontrolluar çdo makinë në afërsi të vendit ku ka kaluar natën kryeministri Kurti.

 

Derniers articles

Ylli i gazetarisë botërore CNN: Free Kosova-Free Albanians! Amanpour me gazetarin shqiptar përshëndetet në shqip: Të fala Kosovës, shqiptarëve, Amerika nuk ju harron!

Ylli i gazetarisë botëroror Christiane Amanpour (CNN) me redaktorin e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin  Gjenevë, 3 maj -Me rastin e Ditës...

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...