9.5 C
Berne
dimanche 28/04/2024

Arrestohet ne Serbi shefi i grupës se terroristëve serbe Milan Radoicic (« Arkani » i shekullit XXI) që dështuan në okupimin e veriut të Kosovës. Në letren e tij ai « amnyston » mikun e tij, presidentin serb Vucic

Beograd, 3 tetor -Milan Radoiçiq, biznesmeni kontrovers, i cili sipas pretendimeve të tij është organizator i konfliktit të armatosur në Banjskë të Kosovës ku humbën jetën katër persona, është arrestuar sot, njoftoi MPB-ja e Serbisë, njifton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch 

Ai është dërguar në Pallatin e Drejtësisë në Beograd, ku ndodhet Prokuroria e Lartë Publike dhe pritet të paraqesë mbrojtjen e tij për sulmin terroristë para 10 ditëve në veri të Kosovës.

Le Canton27.ch: Milan Radoicic eshte « Arkani » i shekullit XX!

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë më herët ka njoftuar se Radoiçiqit i është hequr liria dhe se i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë. Arrestimi i tij ehste pershndetur edhe nga kiomuniteti kosivar ne Zvcer dhe mbare diaspora. Sipas gazetes zvcerane Le Canton27.ch « Sigurisht që Radoiçiq u arrestua ne Serbi për ta shpëtuar Serbine nga pasojat e nderkombëtareve dhe për ta shpetuar presidentin serb  Vucic ne prag te zgjedhjeve. Ai u arrestua ne Serbi, për të mos u arrestuar nga polcia ndërkombëtare – Interpol. Për të burgu në Serbi do të jetë parajsë. Me këtë arrestim presidenti serb Vuçiq tenton të distancohet nga ky grup terrorist në Serbi, sepse të gjithë e dinë dhe mediat në mbarë botën e dinë se ai qëndron pas tij. Vucic nuk ishte vetëm i Radocicit por edhe i diktatorit te fundit ne Evropë Slobodan Miloshevicit.. » 

Sipas gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ai eshte « Arkani » i shekullit XX! qe ishte i lidhur me mafian dhe kriminele serbe ne Serbi dhe Kosovë, ne te cilen bande te kontrabandes te te gjtiha llojeve (drogë, armë, nafte, cigare, emigrantë,  prostituta..) ishin te involvuar edhe liderë kosovarë.

Raportohet se atij i janë kontrolluar banesa dhe lokali, pas së cilës është dërguar për t’u marrë në pyetje në objektin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, ku ndodhet aktualish

Në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku

“Më 3 tetor 2023, punonjësit e policisë së Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë kontrolluar banesën dhe lokalet e tjera të Milan Radoiçiqit, i cili është urdhëruar që policia të ndalojë deri në 48 orë. Ai është sjellë në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me një kallëzim penal”, thotë MPB.

Shefi i terristeve serbe qe siulmun kosvne me 24 shtator Milan Radojcin ne ltetrne e tij « amnyston » presdidentin e Serbise Aleksander Vucic

Milan Radoiçiq ka pranuar se ka marrë pjesë në aksionin në Republikën e Kosovës. Kreu i MPB-së së Kosovës Xhelal Svecla ka publikuar një video, Milan Radoiçiq i armatosur para Kishes U(mansiterit ne Banjska te Svecanit. 

“Unë, Milan Radojicic, babai Rajko, i lindur në Republikën e Serbisë, për shkak të spekulimeve të shumta që janë shfaqur, njoftoj opinionin se së bashku me bashkatdhetarët e mi nga veriu i Kosovës dhe Metohisë, më 24 shtator kam ardhur në në veri të Kosovës dhe Metohisë, deri në fshatin Banjskë. Arsyeja e kthimit tonë ishte inkurajimi i popullit serb nga ajo zonë që t’i rezistojë terrorit të cilit i ekspozohet përditë. I njoftoj të gjithë të përndjekurit në detyrë të popullit serb, që nga Kurti e deri te ndihmësit e shumtë të huaj, se personalisht i kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për mbrojtjen e popullit dhe ky akt nuk ka të bëjë fare me përfshirjen time të mëparshme politike. Për këtë nuk kam njoftuar askënd, as autoritetet e Republikës së Serbisë, as kam marrë ndihmë prej tyre sepse tashmë kemi pasur qëndrime të ndryshme për çështjen e terrorit të Kurtit”, ka shkruar Radoiçiq në letrën e lexuar nga avokati i tij. Goran Petronijeviq, në të cilin mori përgjegjësinë për ngjarjet në fshatin Banjskë.

Kush eshte krimeneli Milan Radojcic

Milan Radojicic, i cili është një politikan serb pjesë e « listës së zezë » të SHBA Milan Radojicic, pra dorëheqjes iste nënkryetar i subjektit politik Lista Serbe, pjese e qeverise serbe, shjrkuan agzeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch 

Ai është pjesë e sanksioneve që SHBA-ja, përkatësisht Departamenti i Thesarit, i vendosi grupit të krimit të organizuar që vepron në veri të Kosovës. Në listë përfshihet edhe bosi i krimit në veri, Zvonko Veselinovic dhe vëllai i tij Zarko Veselinovic.

Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja e Departamentit të Thesarit të SHBA-së synoi 16 individë nga 24 entitete në disa vende evropiane dhe të hemisferës veriore, duke përfshirë Zvonko Veselinovic dhe grupin e tij të krimit të organizuar përgjegjës. për trafikim të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njofton kjo zyrë përmes një komunikate për media.

Në deklaratë thuhet se Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zarko Jovan Veselinoviq kanë arritur marrëveshje me politikanët për të ndihmuar partitë e tyre të fitojnë zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’u garantojnë vëllezërve Veselinoviç kontrollin e disa bizneseve. në disa rajone. Në listën e grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviçit janë: Marko Rosic, Andrija Zeljko Bojiq, Srdjan Milivoje Vulovic, Milan Mihajlovic, Miljan Radisavljevic, Radovan Radic, Sinisha Nedeljkovic, Radule Stevic.

Derniers articles

Filmi “Bota jonë”(Notre monde) nga Luana Bajrami, rrëfen bredhjen e një rinie kosovare të lënë më vete në vitin 2007 para pavarësisë së vendit

“Bota jonë”, e Luana Bajramit, rrëfen bredhjen e një të riu kosovar të lënë më vete në vitin 2007, pak para pavarësisë së vendit...

AAK zgjedh kryetarin e ri për Zvicër, Haradinaj vjen me këto fjalë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Zvicër, sot ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor qendror ku janë zgjedhur strukturat drejtuese të degës. Kështu...

REAGIME, Kryetari i bashkisë së Gjenevës dënon dëmtimin e bustit të Skenderbeut. Ky akt dënohet edhe nga Ueli Leuenberger dhe Astrit Leka iniciator i...

Alfonso Gomez (le Maire de Genève) Kryetari i bashkisë së qytetit nderkombëtar- Gjenevës: Dëmtimi i bustit te heroit te shqiptarëve ne Gjenevë një akt...

Media franceze pyet: Pse Shqipëria kërkon të hyjë në BE, kur një të tretën e popullatës tashmë e ka në Bashkimin Europian?

Bernë, 28 prill -Një kandidate për integrimin evropian prej gati dhjetë vitesh, Shqipëria është e etur për t'u bashkuar me klubin e njëzet e...

Edita Tahiri: Berisha rrëzoi sistemin totalitar, futi Shqipërinë në NATO, mbrojti Kosovën kur Rama donte ta ndante

Politikania e njohur, Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në dialogun me Serbinë ka qenë e pranishme në tubimin e qytetarëve, në mbështetje të ish-kryeministrit...