3.5 C
Berne
samedi 9/12/2023

Bota ne protesta nga Vashingtoni, ne Paris, Berlin, Bruksel, Gjeneve… Dhe sot ne Tiranë qindra shqiptare ne sheshin Skenderbe në mbështetje të Palestinës

Pas amerikaneve, hebrenjeve ne Amerike protesta pro-palestineze edhe dje ne Zvicer, sot ne mbare Europen ku po denihet dhuna, protesta te tilla po mbahen edhe ne ballkan si ne Shqiperi e Kosove dhe Maqedoni, shkruan gazeta zvicerane ne ship Le Canton27.ch

“Ndal vrasjen e civilëve, ndal luftës”, “Stop gjenocidit në Gaza”, janë disa nga pankartat. Kujtojmë se prej ditësh mes Hamasit dhe Izraelit ka nisur një përplasje e përgjakshme, që ka marrë jetë njerëzish.

Protestuesit shqiptare: Izraeli ka pushtuar Gazën, ajo që po ju bëhet palestinezëve është e padrejtë

Qindra shqiptare kanë dalë ditën e sotme në protestë në mbështetje të Palestinës. Qytetarët të mbledhur në sheshin Skëndërbej, kanë kërkuar që të ndalet lufta në Gaza, pasi janë duke vdekur mijëra njerëz. Po ashtu ata kanë theksuar se ajo që po ju bëhet palestinezëve është shumë e padrejtë.

“Unë përcjell një mesazh që të ndalet lufta sepse gjithçka që po ju bëhet palestinezëve është shumë e padrejtë. Gjithçka që ndodh nëpër botë dëgjohet, ama për Palestinën, asnjëherë nuk është dëgjuar zëri i tyre. Mijëra njerëz janë duke vdekur atje, fëmijë, bebe, pleq, të cilat nëpër luftë këto gjëra nuk duhet të ndodhin, as gratë nuk preken, as fëmijët, as pleqtë. Ata kanë bombarduar dhe spitalin dhe më e bukura është se po i vënë fajin Hamasit dhe kjo është shumë e padrejtë. Këtë kanë bërë gjithmonë,” tha një protestues.

Një tjetër protestues, ka theksuar se grupi Hamasit po lufton për të çliruar tokat që ka pushtuar Izraeli.

“Grupi Hamas po lufton për të çliruar tokat që ja ka pushtuar Izraeli. Izraeli ka ardhur nga Ukraina, nga Rusia, nuk janë vendali aty, vendali janë palestinezët. Hamasi është në tokën e vet. Izraeli është pushtues,” tha një tjetër.

Palestinezi në Shqipëri: Jemi të pushtuar nga Izraeli, duam tokat që na u premtuan, të jetojmë si të gjithë

Protestë në mbështetje të Palestinës, qindra qytetarë mblidhen te sheshi Skëndërbej: Palestinezëve po ju bëhet padrejtësi

• Qytetarët shqiptarë kanë dalë ditën e sotme në protestë në mbështetje të Palestinës që po sulmohen nga Izraeli në Gaza. • Me pankarta në duar, qytetarët janë mbledhur në sheshin Skëndërbej në Tiranë dhe po protestojnë për sulmet në Gaza, ku janë vrarë mijëra njerëz. • Protestuesit kanë kërkuar që të ndalet lufta në Gaza, pasi janë duke vdekur mijëra njerëz. • Po ashtu ata theksuar se grupi Hamasit po lufton për të çliruar tokat që ka pushtuar Izraeli.

Një palestinez që jeton në Shqipëri Hamza Aburaja ka dalë në protestë ditën e sotme në mbështetje të vendit të tij. Duke folur për Report Tv, Aburaja tha se ata kanë që prej 1967 që janë të pushtuar nga Izraeli dhe kërkojnë tokat që u kanë premtuar në rezoluta. Sipas tij krijimi i lëvizjes së Hamasit është si rezultat i okupimit që Izraeli i ka bërë Palestinës.

 

Derniers articles

Kim Mehmeti: UÇK-ja vlera më e madhe shqiptare, s’mund të njolloset

Kim Mehmeti: UÇK-ja vlera më e madhe shqiptare, s’mund të njolloset 08 dhjetor 2023| 00:27 Publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e...

Amerika i kthen shpindën. Ukraina i kthet Zvicres.. Ignazio Cassis dëshiron të rindërtojë Ukrainën

Brrne, 8 dhjetor -Këshilli Federal dëshiron të kontribuojë në rindërtimin e Ukrainës në shumën prej gjashtë miliardë frangash. Por ndryshe nga sa ishte planifikuar,...

OKB, UNESCO e njeh traditën e iftarit të Ramazanit si trashëgimi kulturore

Gjeneve, 8 dhjetor -Agjencia kulturore e OKB-së e njohu të mërkurën iftarin, vaktin që prish agjërimin gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, në...

Një gazetar shqiptar zgjidhet anëtar i komitetit të Shoqatës së Gazetarëve Ndërkombëtar (APES) në Gjenevë

Photo: Pierrem Virot (APES) Gjenevë, 8 dhjetor -Shoqata e Gazetarëve të huaj në Zvicër dhe Liechtenstein-APES (The Foreign Press Association in Switzerland and Liechtenstein) me...

Zvicër, Këshilli Federal vendos të përgatisë një mandat negociues me Bashkimin Evropian

Bernë, 7 dhjetor -Këshilli Federal udhëzon FDFA të zhvillojë një mandat negociues me Bashkimin Evropian Në mbledhjen e tij të 8 nëntorit 2023, Këshilli...