18.5 C
Berne
mardi 30/04/2024

Serbia dorëzohet dje ne Strasbourg, sot në Beograd duke nderperë revanshin ndaj Kosovës. Lejo levizjen e lire të shqiptarëve për ne Zvicer dhe vendet e BE-së

Serbia dje u dorëzua përballë Kosovës në Strasbourg, sot ne Batrovci (kufi me Kroacinë) sepse mund te humb mbi 1 miliardë nga diaspora shqiptare

Bernë, 17 prill -Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka njoftuar se më 16 prill, në orët e vona, pak orë pas votimit në favor të Kosovës të Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, institucionet janë njoftuar, që në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi, në Batrovc autobusë të operatorëve të ndryshëm të Republikës së Kosovës, të cilët duhej të kalonin tranzit nëpër Serbi, janë ndaluar nga autoritetet kufitare të Serbisë, ku bhet fjlase per rreth 2000 shqipatre qe udhetonin nga ksova ne drjtim te zvcres dhe vendet tjera te BE-së, njfton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Serbia tërhiqet: Pas më shumë se 18 orë të bllokuar në kufirin Serbi, Beogradi tërhiqet pas reagimeve te shumta nga Prishtina  dhe Brukselit

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia po i mban në mënyrë arbitrare në kufijtë e saj me Kroacinë dhe Hungarinë një numër të madh të kosovarëve.

Me anë të një postimi në platformën X, ai ka theksuar se kjo po bëhet nga Serbia pasi dje për Kosovën votuan pro në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. “Një ditë pasi Asambleja e Këshillit të Evropës votoi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Serbia hakmerret kundër civilëve të Kosovës”.

Edhe Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se Serbia me bllokimin e kosovarëve ka shkelur Marrëveshjen e Lëvizjes së Lirë.

« Në këtë rast BE-ja konstaton se Serbia është duke e shkelur marrëveshjen për lirinë e lëvizjes… », këtë e ka thënë për gazetn zvicerane ne ship Le Canton27.ch , Peter Stano, zëdhënës i BE-së.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka reaguar pas maltretimit të qytetarëve nga Kosova që është duke iu bërë Serbia në pikat kufitare. Von Cramon përmes një postimi në “X” ka shkruar se Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten.

Diaspora shqiptare apelon: Te bojkotohen udhëtimet përmes Serbisë, meqë po malltretohen mëgrimatet nga Zvicra dhe vendet e BE-së për vendlindje

Keshtu, sot nga orët e para të mengjesi rreth dhejte autopbusë, me mbi 300 qytetarë të Kosovës janë bllokuar në Serbi, në pikë kalimin me Kroacinë, kanë bërë të ditur disa shtetas të Kosovës dhe Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, njfton gazeta zvcier ane ne shqip Le canton27.ch te cilin problem e kane konfirmuar edhe disa udhetare për këte redaksi. Sipas Le Canton27.ch keto mallterimet e kosôvareve ne rruget e Serbise nuk jane te parat, ata vazhdimist behen her enga polcia e herë nga huliganet serbë. Gazeta zvicerane ne shqip Le canton27.ch ju ka shkuar ambasades zvicerane dhe disa vendeve te BE-së ne Beograd e cila kekron sqarim rethj ketyre bllokadave dhe mallertimeve te udheareve shqiptare neper Serbi.

Autoritetet në Kosovë u kanë bërë thirrje qytetarëve që janë duke udhëtuar që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër territorin e Serbisë.

Kjo thirrje, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme bëhet “pas situatës së krijuar në pikat kufitare në Serbi dhe ndaljes arbitrare të qytetarëve të Kosovës në vendkalime kufitare”.

Serbia hakmerret dhe bllokon 2000 qytetarë të Kosovës drejt Kroacisë dhe vendeve të tjera të BE-së. Ndalesa ka edhe në Hungari, transmeton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Von Cramon reagon për ndalimin e qytetarëve të Kosovës në Serbi
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka reaguar ndaj keqtrajtimit të qytetarëve nga Kosova ndaj Serbisë në pikat kufitare, shkruan gazeta shqiptare zvicerane Le Canton27.ch.

Informacionet që disponon redaksia jonë thonë se në Kroaci janë rreth 15 autobusë, ndërsa në kthim për në Kosovë janë rreth 30. Bëhet fjalë për 600 pasagjerë. Por lajmet e fundit nga praktika e kanë rritur këtë numër për shkak të autobusëve që të tjerët janë në rrugët nga Prishtina në Beograd (përmes Serbisë) në kufirin 600 km, ky numër tashmë ka arritur në 2000 udhëtarë të bllokuar.

Aty ka edhe fëmijë dhe të moshuar. Shumë shofere femra dhe të rinj janë marrë në pyetje nga policia serbe. Ka disa udhëtarë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Serbia bllokon dhe keqtrajton shqiptarët edhe pse nga këta shqiptarë fiton çdo vit në buxhetin e saj mbi një miliard euro?!

Diaspora shqiptare apelon për bojkotimin e udhëtimeve nëpër Serbi pasi migrantët nga Zvicra dhe vendet e BE-së po kontrabandohen për në atdheun e tyre.

Serbia bllokon dhe malltreton shqiptare edhe pse per cdo vit nga këta shqiptare fiton ne buxhetin e saj mbi një miliardë euro?!

Te kujtojme se diaspora shqiptare nga Zvicra dhe vendet e BE-se edhe vitin e kaluar ishin bllokuar disa ne Serbi, sidomos ne kufrin me Kosoven, ku udhetimi i tyre për Zvicër dhe vendet tjera evropiane ishte i pasigurt nga protestat dhe huliganët serbë.

Thirrja vjen pasi sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, tha se autoritetet në Serbi që nga mesnata “po mbajnë të bllokuar” së paku katër autobusë me targa dhe udhëtarë nga Kosova.

Sipas tij, bllokimi i autobusëve në pikëkalimin kufitar Batrovci, që lidh Serbinë me Kroacinë, është bërë “në shenjë hakmarrjeje dhe nervozizmi absurd” ndaj votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Sipas gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, pa sliberlaizmit te vizave mbi 3 milion shqiptare nga Kosova, Maqedonia Veriore, Lugian e Preshves dhe sqhiperia gjate sezonit veror kalojne tranzit nëper Serbi “alez -reotur”

Mbi 50 mijë shqiptare nga Lugina e Preshevës (serbia jugore) gjenden aktualisht ne vendet e BE-së deri në Amerikë. Vetëm në Zvicer janë mbi 20 mijë sish. Kjo është diaspora shqiptare qe vjen kryesisht nga tre qytete: Medvegja, Bujanoca dhe Presheva si dhe ne qytete tjera te Serbisë, deri në Nish, Beograd e Novi Sad.

 

 

 

Derniers articles

Mediat botërore: Pse të rinjt po ikin nga Shqipëria masivisht, më shumë se nga vendet që janë në luftë?!..

Një kandidate për integrimin europian prej gati dhjetë vitesh, Shqipëria është e etur për tu bashkuar me klubin e njëzet e shtatë të BE-së....

Dy motra zvicerane me flamurin e Shtetit Islamik, planifikuan një sulm kundër OKB-së

Gjenevë/UN, 30 prill - Dy të pesëdhjetat nga Vaud do të gjykohen më 7 maj nga Gjykata Penale Federale në Bellinzona, Ticino. Ata akuzohen...

Ky është shqiptari më i moshuar në Zvicër me 100 vjet, kurse “Skenderbeu” i tij në Gjenevë i bëri 27 vjet « azil » në Zvicër!...

Profesor Astrit Leka, autor i vepres se bustit te Skenderbeut ne Gjenevë në bisede me redaktorin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefaiol...

Kreu i Komunitetit musliman shqiptar në Zvicër, imam Mehas Alija dënon dëmtimin e bustit te Skënderbeut në Gjenevë

Bernë, 29 prill -Te pemtene  kaluar në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë...

Ja cfarë rrezikon teniseri serb Gjokoviç pas deklaratës së tij për Kosovën. Mund të « kapitulojë » karriera e tij në sport, sikur Serbia ne vitin...

Bernë, 29 prill -“Kosova është zemra e Serbisë – ndaloni dhunën”... Këto fjalë të shkruara nga Novak Gjokoviç në objektivin e kamerës pas fitores...