16 C
Berne
mardi 30/04/2024

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet votimin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, për pranimin e Kosovës

Tiranë, 17 Prill -Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), përshëndet përzemërsisht vendimin e djeshëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, për pranimin më se të merituar të Kosovës në këtë Organizatë shumë të rëndësishme për ruajtjen dhe forcimin e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut në kontinentin tonë, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ky është hapi i parafundit drejt pranimit me të drejta të plota të Kosovës në KiE, pasi kemi bindjen e plotë se edhe Këshilli i Ministrave në mbledhjen në mesin e muajit maj, do të votojë për pranimin e plotë të Kosovës në Këshillin e Europës, bazuar pikërisht mbi meritat dhe arritjet e Kosovës në fushën e zbatimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Një nga arritjet më të rëndësishme politike e diplomatike të Prishtinës

KASH vlerëson se votimi i djeshëm pozitiv dhe deklaratat e përfaqësuesve të vendeve të ndryshme në favor të Kosovës, është një nga arritjet më të rëndësishme politike e diplomatike të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë së saj.

Uniteti i grupit të përfaqësuesve të parlamentit të Kosovës dhe koordinimi i  punëve është edhe një shembull i mirë qe së bashku ia arrijmë në çdo gjë

KASH vlerëson lart ngritjen e statusit te Kosovës edhe në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ku për shumë vite Kosova kishte statusin e anëtarit vëzhgues dhe tani është Anëtare e Asociuar e Asamblesë Parlamentare të NATOS, vendim i cili do të formalizohet me votim në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në sesionin pranveror të Asamblesë, që do të mbahet më 27 maj në Sofje të Bullgarisë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ju gëzohet pa masë të gjitha arritjeve diplomatike dhe anëtarësimit të Kosovës në organizatat dhe institucionet e rëndësishme ndërkombëtare, por, në mënyrë të veçantë vlerëson bashkimin dhe bashkëveprimin brendashqiptar, si në politikë, diplomaci, ekonomi dhe në çdo fushë tjetër të jetës.

Derniers articles

Kreu i Komunitetit musliman shqiptar në Zvicër, imam Mehas Alija dënon dëmtimin e bustit te Skënderbeut në Gjenevë

Bernë, 29 prill -Te pemtene  kaluar në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë...

Ja cfarë rrezikon teniseri serb Gjokoviç pas deklaratës së tij për Kosovën. Mund të « kapitulojë » karriera e tij në sport, sikur Serbia ne vitin...

Bernë, 29 prill -“Kosova është zemra e Serbisë – ndaloni dhunën”... Këto fjalë të shkruara nga Novak Gjokoviç në objektivin e kamerës pas fitores...

Skender Salihi, një figurë e dallueshme në peisazhin politik dhe shoqëror të Gjenevës vazhdin me tubime dhe debate me qytetarët e kantonit

Gjenevë, 29 prill -Skender Salihi, një figurë e dallueshme në peisazhin politik dhe shoqëror të Gjenevës vazhdojne te shkruajn e mediat zvicerane, por edhe...

Dëmtimi i bustit të Skënderbeut në Gjenevë, ambasada shqiptare në Zvicër: Akti mund të jetë me sfond antishqiptar, të presim përfundimin e hetimeve…

Bernë, 29 prill -Mbrëmë në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë liqenit, vetëm...

Historia e trishtë e legjendës së futbollit – shqiptarit Hakan Sukur. Dje hero i Turqisë, krahpërkrah me Erdogan dhe Gulen, pasi u shpall « terrorsit »...

Bernë, 29 prill -Hakan Şükür ka lindur në Sapanca, rrethi i provincës Sakarya. Hakan Şükür është me origjinë shqiptare kosovare nga ana e babait...