10.6 C
Berne
vendredi 26/04/2024

“Premier Liga e Europës, projekti më i mërzitshëm në botë”

Ish presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu tha se Barcelona tashmë është pajtuar që t’i bashkohet këtij projekti, por presidenti i futbollit për Europë insiston se kjo është një ide e tmerrshme

Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin ka kritikuar idenë për një Superligë Europiane, duke thënë se “ky është projekti më i mërzitshëm në botë”.

Presidenti në dorëheqje, Josep Maria Bartomeu tha se klubi tashmë ishte pajtuar me propozimin që ata ti bashkohen një lige me top skuadrat e Europës që do ta zëvendësonte Ligën e Kampionëve.

Ideja është duke u kritikuar me të madhe pasi këtë e tha Bartomeu, me UEFA-në që e kundërshton fuqishëm një projekt të tillë, derisa presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino tha se ai “nuk është i interesuar të flet”.

Shefi i La Ligas, Javier Tebas ka kritikuar njerëzit pas këtij propozimi, duke thënë se kjo tregon “injorancën totale e organizimit të një gare të veçantë në Europë dhe në futbollin botëror”.

Ceferin i është shtuar zërave të kritikëve për ta kundërshtuar planet për një superligë dhe ka thënë se nuk ka diskutime serioze për këtë gjë.

“Ka një bashkëpunim të fuqishëm në mes neve dhe ligave. Gjëja pozitive në këtë situatë është dialogu dhe solidarizimi me njëri-tjetrin”, ka thënë ai për SportLab, një medie të krijuar nga Corriere dello Sport dhe Tuttosport.

“E ashtuquajtura Super Ligë është një shpikje nga disa klube dhe nga disa media italiane, nuk është propozim i jonë”.

“Do të ishte projekti më i mërzitshëm në botë. Dy apo tri klube kanë biseduar për këtë, të cilat mendojnë se meritojnë më shumë se disa të tjera por që aktualisht fitojnë pak dhe besojnë që do të fitonin më shumë me Super Ligën”.

“Nuk ka diskutime serioze, këto ide do ta vrasin futbollin. Jam fuqishëm kundër Super Ligës dhe ndonjë super kampionati që kryesisht është shpikur nga shtypi italian”.

Trajnerët dhe ish trajnerë po ashtu kanë kundërshtuar idenë e një lige të Europës që do ta zëvendësonte Ligën e Kampionëve.

Ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger e ka cilësuar këtë si një komplot për ta trajtuar vetën me “superioritet”, derisa trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp po ashtu shpreson që kjo “mos të ndodh kurrë”, pasi që nuk do të ishte interesante si Liga e Kampionëve

“Për mua, Liga e Kampionëve është Super Liga, në të cilën ju jo gjithmonë luani kundër skuadrave të njëjta”, tha ai. “Natyrisht, ka rëndësi edhe ekonomike, por pse ne do të duhej ta krijonim një sistem ku Liverpooli do të përballej 10 vite rresht vetëm me Real Madridin? Kush do ta dëshironte këtë gjë çdo vit?”, ka thënë Klopp. 

Derniers articles

Policia zvicerane në akison, sërish arreston 10 shqiptarë dhe serbë në klube nate

Bernë, 26 prill -Gjatë një bastisjeje në një klub në Sennwald SG, policia kantonale e St. Gallen arreston dhejte persona, përfshirë drejtorin menaxhues. Të...

Para hundëve të Serbisë, prishet xhamia e ish-presidentit te Turqise Kenan Evren (me origjine shqiptare) nga Bilaçi u Lugines së Preshevës

Preshevë, 26 prill -Në një fshat afër Bujanocit, banorët e kanë rrënuar nje xhami ter vjeter e dnertuar qe nga koha e Turiqsie kur...

Mercenari serb ka një problem me Putinin. Rusia i jep para për të vrarë ukrainas, por nuk i jep pasaportën ruse Aleksandar Jokiçit

Bernë, 26 prill -Mercenari serb kërcënohet papritur me burg - pavarësisht se ka punuar për Rusinë në luftën në Ukrainë. Edhe para se të...

Stoltenberg: Kina duhet të ndalojë së mbështeturi Rusinë nëse kërkon lidhje të mira me Perëndimin

Kina duhet të ndalojë së mbështeturi luftën e Rusisë në Ukrainë nëse dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Perëndimin, tha Sekretari i Përgjithshëm...

Zvicra ndihmon Ukrainën me pesë miliardë CHF

Bernë, 26 prill -Zvicra pritet të kontribuojë me pesë miliardë franga në rindërtimin e Ukrainës deri në vitin 2036. Banka Botërore ka vlerësuar shumën...