4.7 C
Berne
vendredi 26/04/2024

Presheva i ankohet ambasadorit amerikan Hill, për politikat antishiptare te Beogradit ne Luginë, si dikur Kosova ne kohen e Miloshevicit!

Preshevë, 27 mars -Deputeti i vetem shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar sot në Bujanoc me ambasadorin e SBA-ve në Serbi, Christopher Hill. Kamberi i eshte ankohen ambasadorit Hill për politikat antishiptare te Beogradit ne Luginë, njofton nga Presheva korrespeondent i gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Tri javë pas vizitës në SHBA, cështja e Luginës zyrtarizohet në majat e diplomacisë dhe vendimmarrjes politike amerikane! Pak para takimit të Ohrit në procesin e dialogut Kosovë – Serbi, Sekretari i Shtetit të SHBA-ve z. Blinken merrë mesazh të fuqishëm nga Kongresi Amerikan për çështjen e Luginës së Preshevës! Për dallim nga kongresi amarikan që eshte i intresuar për te ndalur politikat antishqiptare te regjimit serb te Beogrdait mbi shqiptaret etnik në Luginen e Preshevës.

Ambasadoeri Hill: Cështja shqiptare në Serbi është çështje e Serbisë qe nuk ka fare të bëjë fare me dialogun e Brukselit!

”Kënaqasi të mirëpres në Bujanoc ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës , SH.T. Christopher Hill. Zhvillimet rajonale politike, kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë, ishin temat për të cilat bashkërisht biseduam,” ka shkruar ne postimi e tij në Facebook, Shaip Kamberi duke treguar për temat që kanë diskutuar me diplomatin amerikan.

Gjatë ditës Hill është takuar edhe me kreatfrine  KKSH-së Ragmi Mustafi si dhe me kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi, ku pas takimit theksoi se ”marrëveshja e Brukselit është për Kosovën dhe s’ka të bëjë me çështjen e pakicës shqiptare në Serbi”.

Sipas tij, politika zyrtare e SHBA’së është të mbështesë dialogun e Brukselit dhe marrëveshjen e arritur, duke e shtuar si pjesë të rëndësishme edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Marrëveshja e arritur nuk ka ndërmend të kalojë kufijtë në asnjë mënyrë”, tha ambasadori amerikan i cili po qëndron në vizitë dy-ditore në Luginë

“Duhet të jem shumë i qartë kur them se dialogu në Bruksel ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Qëllimi i dialogut nuk është që të zgjidhen ndonjë çështje tjetër, çështje të pakicave këtu apo në pjesë të tjera të vendit”, tha ambasadori amerikan Christopher Hill në Bujanoc i cli do te qndroje per tri dite rresht ne Luginë.

Ambasadori Hill sikur për asociacinin e komunave shqipatre edhe per minoritetin shqiptare ne Serbi, foli gati ngjajshëm sikur presidenti serb Aleksander Vuicic duke thënë se « çështja e minoritetit shqiptar në Serbi është ekskluzivisht çështje e shtetit të Serbisë dhe përsëriti se “nuk ka të bëjë fare me dialogun e Brukselit”, shrkuan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Sipas tij, politika zyrtare e SHBA-së është të mbështesë dialogun e Brukselit dhe marrëveshjen e arritur (që ne fakt nuk eshet arritur kurrefare marrevshje, sespe presidenti i vendit ku sherben ambasadori Hill, e ka refuzuar marrëveshjen, shen i redaksise)  « pjesë e rëndësishme e së cilës është themelimi i Bashkësisë së Komunave Serbe ».

“Marrëveshja e arritur nuk ka ndërmend të kalojë kufijtë në asnjë mënyrë”, theksoi ambasadori në një konferencë për media pas bisedës me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, e cila shënoi fillimin e tij. vizita e parë zyrtare në jug të Serbisë që nga emërimi i tij si ambasador i SHBA-së në Serbi.

Ambasadori amerikan vazhdon vizitën e tij treditore në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë me biseda me përfaqësuesit e shqiptarëve të brezit të ri në këndin amerikan në Bujanoc. Siç është paralajmëruar në protokoll, nesër në Preshevë, Hill do të bisedojë me kryetarin e komunës Shqipërim Arifin. Nje tkaim i tille pritet edhe me Ardita Sinanin, këshilltare speciale të kryeministrit te Repulnikes se Kosovës z. Albin Kurti.

Për fund do theksuar, te cilen gje sigurisht e dine edhe ambasadori amerikan ne Beograd , se shqiptaret ne Serbi jane dy fishe me shume se sa serbet ne Kosovë, qe dallimi nuk eshte vetem per nga numri i tyre, por edhe nga  fakti se serbet e Kosove janë te privilegjuar dhe më te pasour ne Evrope si minoritet, meqe marrin dy rroga nje nga Beogradi dhe nje nga Prishtina, kurse shqiptaret e Lugines jane me te varfurit dhe me te diskriminuar ne Evropë aq sa nga Beogradi, po aq edhe nga Komuniteti nderkrombetar sidomos nga BE edhe pse shqiptaret jane distancuar nga Rusia dhe Serbia vazhdon te mbeshtes Rusine e Putinit duke mos i vene sanksione!Peut être une image de 4 personnes et personnes debout

 

Derniers articles

Transparency International për korrupsionin ne ballkan: Kosova (83) radhitet në një rang shumë më të mirë, se sa Serbia (98) dhe Shqipëria (104)

Bernë, 26 prill -Ne rapoertine fudmnit te Transparency International, ku flet pe rballkanin trego n se  Kosova (83) eshte ne nje situatae me emire...

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente për shqiptarët...

Freedom House : Qeveria Kurti ka ndërmarrë një mori reformash për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar te trashur qe 20 vite

Brnë, 25 prill -Organizata Freedom House me seli në Uashington publikoi të mërkurën raportin e saj për Kosovën, duke vlerësuar se ky vend vazhdon...

3 thousand Albanians live in the Arab Emirates / Investigation: Dubai, the place of contradictions, « houses » VIP businessmen, but also over 500 Albanian escorts

Bern, 22 avril -Dubai is the most popular city of the United Arab Emirates, located in the southeast of the Persian Gulf. But how...

Zvicër, një ushtari vdes nga një plumb në kokë

Bernë, 25 prill -Një ushtar vdiq pasi u godit aksidentalisht me armë zjarri të martën në mëngjes rreth orës 9 të mëngjesit gjatë një...