17.8 C
Berne
vendredi 29/03/2024

Në st. Gallen të Zvicrrës u promovua libri që i kushtohet 1432 fëmijëve shqiptarë – viktima të gjenocidit serbe

Për ta nderuar gjakun e derdhur lum të bijëve dhe bijave tona më të mira që derdhën lumenj gjaku për çlirimin e Kosovës dhe Bashkimin Kombëtar, në mesin e mijëra prej tyre ishin edhe 1432 fëmijë shqiptarë, por edhe për ta falënderuar sakrificën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe për ta falënderuar NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shenjë të 24 vjetorit të ndërhyrjes humanitare dhe ushtarake në Kosovë, më 18 mars 2023, në qytetin e bukur St. Gallen të Zvicrrës, u promovuan veprat publicistike dhe dokumentare të autorëve: Nusret Pllana, Hanëmshahe Ilazi e Agim Aliçkaj.

Për të marrë pjesë në promovimin e librit “Fëmijët shqiptarë të Kosovës- viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981-1999”, të autorëve: Nusret Pllana e Hanëmshahe Ilazi, të librit të xhepit “Mos harro kurrë”, të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj, të filmit dokumentar “ Kush i vret fëmijët?!”, të autorëve: Nusret Pllana e Esat Shala dhe të filmit dokumentar “Gjaku i nxënësit Isa Berisha – shenjë e kujtesës historike”, të autorëve: Nusret Pllana e Erza Ramuka, kishin ardhë nga Zvicrra, Gjermania, Franca e Austria, shumë adhurues të librit e të filmit dokumentar, për të marrë pjesë në këtë manifestim kulturor e shkencor, të organizuar bukur nga Shoqata “Sharri”, të udhëhequr nga organizatori Zekirja Aliu e Kryetari Nagip Memedi, me një bashkëpunim të shkëlqyeshëm të Kryesisë së Ligës Shqiptaro – Amerikane me seli në Zvicërr, përkatësisht me anëtarët e Kryesisë së saj: z,Samet Rexhepi, z.Milihat Halimi, z.Faton Kurtishi e z.Lorenc Stefa, të cilët u nderuan me nga një libër dhuratë nga ana e Prof.Pllanës, në shenjë falënderimi për përkrahjen morale dhe materiale të botimit të librit “Fëmijët shqiptarë të Kosovës – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981 – 1999”, të autorëve:

Hanëmshahe Ilazi e Nusret Pllana, libër që e po e shokon botën, me fakte e fotografi, duke e dëshmuar katërcipërisht gjenocidin e Serbisë fashiste në Kosovë, kur barbaria dhe mizoria serbe në luftën e fundit në Kosovë 1998/1999, i vret 1392 fëmijë shqiptarë, pa i harruar edhe vrasjen e 40 fëmijëve shqiptarë edhe në periudhën e viteve 1981-1997,për të cilët le që nuk është dënuar asnjë kriminel serb, por për të qenë absurdi edhe më i madh, as që është akuzuar ndonjëri prej tyre, sikur ata(fëmijët e vrarë) të ishin lodra fëmijësh, apo zogj pulash!!.

Të pranishmit në sallë, gjatë kohës sa transmetoheshin filmat dokumentarë të vrasjes së fëmijëve, nga përmbajtja shokuese e tyre tmerroheshin, mbeteshin pa koment, nga ato pamje makabre e të parezistueshme të vrasjes barbare të fëmijëve shqiptarë, të cilët i kishin ekzekutuar me aq gjakftohtësi ushtria dhe policia fashiste serbe, vetëm e vetëm pse kishin qenë shqiptarë./ Nusret Pllana

Derniers articles

Lajmi i fundit nga Gjeneva: OKB hedh poshte serish propozimin e Rusisë (Beogradit) per ta mbledhur Sesioni i KS të OKB-së për bombardimet e...

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara u mblidh derish me iniciativën e Russe (Serbise)  nga ora 20:00 për çështjen e bombardimeve të NATO-s...

Céline Zuber-Roy, kryetare e parlamentit të Gjenevës: Komuniteti shqiptarë shembull integrimi në Kantonin tonë. Këtë e deshmon edhe fakti se këtu kemi katër deputetë...

Céline Zuber-Roy një Juriste dhe inxhiniere është presidentja e re e Këshillit të Madh. E para grua pas  gati dy deceniesh. Céline Zuber-Roy ishte...

Një shqiptar nga Presheva, në mesin e 11 kandidatëve në Serbi, zgjidhet prokuror i ri në Bujanoc

Preshevë, 28 mars -Ai quhet Agim Kamberi nga (karadku Isivuk) Presheva i cili ka mbaruar studimet ne Republiokën e Kosovës, rrespektiovisht në Universitetin e...

Të dyshuar për 70 vjedhje të kryera në North Finistère, arrestohen katër shqiptarë

Bernë, 28 mars -Midis nëntorit 2023 dhe janarit 2024, vjedhje të shumta u kryen në disa komuna në Finistère-në e Veriut. Që nga ajo...

“Burrat me blu kërkuan të mbylleshin dyert e sallës”/ Gazeta zvicerane zbardh teorinë për sulmin në Moskë: Agjentë sekretë të FSB-së…

Bernë, 28 mars -Mes vizitorëve kishte disa burra me veshje blu. Zbardhet misteri pas sulmit terrorist në Moskë Teoria që qarkullonte në rrjetet sociale...