Shkruan. Reshat SAHITAJ
Disa dikur shefa zyrtarë të SHIK-ut, dikur ministra, dikur deputetë, e akuzojnë Albin Kurtin që sipas tyre shtëpinë ku Adem Demaçi e përdorte si zyre nga përfaqësohej UCK-ëja, është lënë në harresë pa përkujdesje shtetërore.
SE PO E FAJSONI ALBIN KURTIN PËR LËNIEN PAS DORE TË KËSAJ SHTËPIE ? / TURPI SKA EMËR – KA INTERESA PERSONALE
Asnjëri prej tyre nuk e akuzojnë partinë e vetë dhe vetëveten , që ishin 20 vjet në qeveri dhe kishin të gjitha mundësit ligjore dhe materiale ta meremetonin, ta zbukuronin me dokumente të kohës…
Këta që sot e akuzojnë Albin Kurtin, nga të varfër që ishin u shnderruan në milionerë, ndërtuan ndërtesa të larta për shitje të banesave, tjetërsuan tokat e shtetit më nga 1 euro arin që as serbët nuk i tjetërsuan, lëshojnë lokale më qera nga 10mijë euro në muaj, dhe tash shesin patriotizëm duke e akuzuar Albin Kurtin.
Sot, e akuzojnë Albin për lënien pas dore të kësaj shtëpie e neser do u bie ndëmrend ta akuzojnë për emërtimin e rrugëve të Prishtinës më emra të bashkêpunëtorëve serbë, me emra si Kosta Novakoviq që vetë ia kanë emertuar, por fajin do ia lënë Albin Kurtit. Neser do ta akuzoni që Albini i pranoi mbi 35mijë veteranë të rrejshem, të cilët ju i keni pranuar, e jo Albini , se ai nuk ishte në pushtet.
Unë nuk jam aspak simpatizues i Albin Kurtit, por të bëni akuza të rrejshme, turpi bie mbi ju. Personalisht nuk jam pjesë e asnjë partie politike. Shkruaj për çdo gabim të personaliteteve politike për veprat e të cilëve mendoj se I kanë të gabuara.

