3 C
Berne
mardi 21/03/2023

ONG, Organizatat në Serbi reagojnë ndaj gjuhës ofenduese të Aleksander Vulin

Organizatat joqeveritare nga Kosova dhe Serbia kanë dënuar gjuhën e urrejtjes kundër shqiptarëve të përdorur nga ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksander Vulin. Në deklaratën e përbashkët të nënshkruar prej 24 organizatave, i kërkohet kryeministres serbe Ana Bërnabiq që të reagojë.

“Ne, organizatat e shoqërisë civile të nënshkruara më poshtë nga Kosova dhe Serbia, dënojmë ashpër gjuhën fyese dhe poshtëruese të ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ndaj shqiptarëve. I bëjmë thirrje qeverisë së Serbisë, respektivisht kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, të reagojë dhe të dënojë përdorimin e gjuhës së tillë të urrejtjes nga ministri Vulin dhe të apelojë kundër përdorimit të fjalës ‘siptar’”, thuhet në komunikatë.

Më 20 maj 2022, ministri Vulin e përdori fjalën “siptar” në mënyrë të përsëritur për t’iu referuar shqiptarëve, dhe deklarata e tij për media është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Në vitin 2018, gjyqësori serb e gjeti fjalën ‘siptar’ si fyese dhe u etiketua si gjuhë urrejtjeje.

Pavarësisht kësaj, ministri Vulin e ka përdorur në mënyrë aktive dhe të vazhdueshme në rastin kur iu referohet shqiptarëve dhe vazhdon ta bëjë këtë pa asnjë pasojë në pozicionin e tij publik.

Zyrtarët publikë që përdorin gjuhën e urrejtjes nuk kanë vend në qeveri. Gjuha e urrejtjes minon përhapjen e vlerave evropiane në shoqëritë tona, duke përfshirë kornizën normative për të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe funksionimin e një shoqërie demokratike dhe tolerante. Për më tepër, kur gjuha e urrejtjes përdoret lirisht nga zyrtarë të lartë të qeverisë, për të synuar një grup të caktuar etnik, ajo mund të ketë pasoja shkatërruese, pasi nxit diskriminimin, radikalizimin etno-politik dhe potencialisht çon në dhunë. Retorika e përdorur nga ministri Vulin në fjalimin e tij është e njëjta retorikë e përdorur nga mediat dhe zyrtarët gjatë viteve te nëntëdhjeta për të dehumanizuar popullatën shqiptare dhe për të nxitur keqtrajtime, shkelje të të drejtave të njeriut dhe në fund krime lufte në Kosovë”, thuhet në reagimin e këtyre organizatave.

Sipas tyre, përdorimi i gjuhës së urrejtjes nga zyrtarë të lartë të qeverisë, siç është rasti me ministrin Vulin, inkurajon në shoqëritë tona që te punojnë kundër paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe përfundimisht kundër një të ardhmeje evropiane për të gjitha vendet e rajonit tonë.

Organizatat nënshkruese janë: Aktiv, The Balkan Forum, Balkans Policy Research Group (BPRG), Belgrade Centre for Security Policy (BCBP), Civic Initiatives, Center for Peace and Tolerance (CPT), Democracy Plus (D+), Foundation BFPE For a Responsible Society, The Human Rights Council – Bujanovac, InTER, Jelena Lončar, Academic, University of Belgrade, Kosovar Centre for Security Studies (QKSS), Kosova Democratic Institute (KDI), Kosovo Laë Institute (KLI), Laëyers’ Committee for Human Rights (YUCOM), Neë Social Initiative (NSI), Mitrovica

Rahim Salihi, Civil Society Activist, Bujanovac, Valon Arifi, Civil Society Activist, Vjollca Krasniqi, Academic, University of Pristina, Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE), Youth Initiative for Human Rights – Serbia (YIHR Serbia) dhe Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS).

Derniers articles

Sali Berisha në ATV: Arsytimi i Vuçiqit pse nuk e firmosi marrëveshjen nuk është i sinqertë, ja çfarë po fshehë ai

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në emisionin “A23” në ATV, tha se arsyetimi i presidentit serb, Aleksander Vuçiq për të mos e firmosur marrëveshjen...

Shefi OKB-se mbeshtet marreveshjen e Ohrit mes dy shteteve fqinje Kosoves dhe Serbise

Berne, 20 mars -Sekretari i Përgjithshëm mirëpret njoftimin e fundit nga Bashkimi Evropian për një marrëveshje nga palët për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën...

Nga Brukseli ne Ohër, Zotimi gojor ka peshe!..

Shkruan: Muhamet MAVRAJ Zotimi gojor ka peshe, por eshte dicka tjeter nga nenshkrimi i dokumenteve. Dialogu, bisedimet, takimet jane me te mira sesa izolimet ose konfliktet...

Përfunduan diskutimet maratonike në Ohër mes Kurtit dhe Vucicit nën patronazhin e BE-së. Arrihet marreveshje, por presidenti serb refuzoi te nenshkruaj

Oher, 18 mars -Rundi i bisedimeve maratonike mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë pas 12 oresh ka përfunduar. Mesohet se ka një dakordim mes...

Le Conseil fédéral adopte le rapport sur l’exercice du droit de vote depuis l’étranger

Berne, 17 mars Lors de sa séance du 17 mars 2023, le Conseil fédéral a adopté un rapport sur l’exercice du droit de vote...