11.4 C
Berne
jeudi 2/05/2024

Sonte kombëtarja e izraelit, pas 7 tetorit, zhvillon ndeshjen e parë jashta vendit. Drohet nga incidentet eventuale

Prishtinë, 12 nentor -Sot ne Stadiumin e kryeqytetit kosovar “Fadil Vokrri” në Prishtinë do te zhvillohet ndeshja e parë që Izraeli që do luaj që nga sulmi i Hamasit (7 tetorit) dhe lufta e vazhdueshme në Gaza që sipas OKB-së u vrane mbi 10.000 mije palestineze, ne mesin e  tyre mbi 4000 femije nga forcat e Natanjahut. Njëkohesish ndeshja e neserme  e kombëtares izraelite eshte edhe nje ndeshje e pare ne nje vend musliman pas luftes mes Izraelit dhe Palesitnës,  shkruan nga Prishtina korrespendenti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Mbi 700 forca policore do te përkujdesen për ndeshjen mes Izraelit dhe Kosovës sot në stadiumin « Vadil Vokrri » në Prishitnë 

Fillimisht ndeshja ishte planifikuar për 15 tetor. Izraeli është i treti në Grupin i të kualifikimeve për Euro 2024, pas Rumanisë dhe Zvicrës, por me dy ndeshje më pak. Kosova dhe Izraeli vendosën të vendosin marrëdhënie diplomatike gjatë samitit Kosovë-Serbi në Shtetet e Bashkuara, të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë në shtator 2020 nga Shtetet e Bashkuara atebotë presidenti Donald Trump Kosovën e kishte quajtur si nje si « nje vend musliman”  (Trump: Kosovo will become the first Muslim country to open an embassy in Jerusalem)

Skandal / Muriqi: Policë izraelitë na kontrolluan në Aeroportin e Prishtinës 🇽🇰, ai thotë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe akterë të tjerë kanë hartuar urdhrin operativ policor për ndeshjen Kosovë – Izrael që do të luhet sonte në Prishtinë me fillim nga ora 20:45.

Njeri nga yjet e futbollit kosovar kapiteni i kombetares Vedat Muriqi në lidhje me ndeshjen Kosovë – Izrael nder tjera ka thene se « ne aeroportin tone ne Prishtine ka pasur police te armatosur izraelite qe shoqeronin lojtaret e Izraelit, qe kane ardhur special te na kontrollojne. Ne po shkojme ne sport, jo ne lufte!.. »

Sikur futbollistet ashtu edhe qytetaret dhe analiste ket prezentim te policise se izraelit nuk e kane pelqyer per cka ka pasur shume resgime dhe kritika, shkruan Le Canton27.ch

Vedat Muriqi, ka deklaruar se janë kontrolluar nga policë të Izraelit në Aeroportin e Prishtinës.

Muriqi, ka thënë mediave se «nuk po i kuptojnë veprimet e Izraelit.´?!

“Këtu ka ardhur të luajë edhe Mali i Zi edhe Rumania, nuk ka pasë probleme. Nuk i kanë pasë policët e vet, po vinë me luajtë futboll nuk e di pse po tuten apo për diçka tjetër, besoj nuk është presion për neve”, është shprehur Muriqi 24 ore para ndeshjes Kosove-Izrael.

Sipas gezetes Le Canton27.ch, drohet se mund te kete ndonje incident eventual nesër ne Prishtine gjate kesaj ndeshje, prandaj edhe autoritetet kosovare kane angazhuar qindra forca, mbi 700 sosh, jo vetem hoteli ku jane vendosur lojtaret izraelitë, por ka perforcime te medha policore vendore dhe nderkombëtare përreth stadiumit dhe mbare kryeqytetin e Kosovës – Prishtinë për t’ju shmangur ndonje problemi eventual, si zemërim te qytetareve pas luftes ne Izrael, ku forcat e Natanjahut vrane  mbi 10.000 palestinez (4000 fëmije) ku po aq viktima sa kishte bere edhe Serbia ne luften e fundit (1999) mbi popullaten civile ne Kosovë.

Ndryshe, në Prishtinë, në këtë kontekst, pritja e seleksionimit izraelit të dielën për një kohë u konsiderua me dyer të mbyllura nga Federata e Kosovës (FFK). Por, pas një takimi me UEFA-n, përfundimisht është marrë vendimi që takimi të organizohet ‘në prani të publikut’, ka treguar kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Mesohet se mbi 14,000 bileta u hodhën në shitje. Të gjithë janë të ‘personalizuar’ dhe çdo spektator do të duhet të paraqesë një dokument identiteti përpara se të mund të hyjë në ambientet e stadiumit Fadil-Vokrri, theksuan autoritetet.

Dhe vrasjet e mijera civileve diteve te fundit ne Palestine kane zemeruar edhe shqiptaret e Kosoves cka nuk mund te perjashtohen ndonje provokim apo incident neser para apo gjate ndeshjes mes ekpit nga Izrael dhe nikoqireve, Kosoves edhe pse keto dy vende politikisht  qëndrojne mire.

Do perkujtuar se Kosova si nje « vend musliman » siq e kishte quajtur Kosovën ish-presidenti amerikan Tramp. Kosovën e banuar me 95 % muslimanë, te zemerruar me sulmet e Izarelit per vrasjen mijera grave dhe femijeve sikur ne mbare Evropen edhe ne Kosove dhe Shqiperi ka pasur protesta pro Palestinës duke u silidarizuar me popullin liridashes palestinez te cilet jane te okupuar nga Izraeli, sikur dikur Kosova nga Serbia.

Nje tifoz kosovar për gazeten Le Caton27.ch ka deklaruar se «ndeshja e 12 nentorit mes ekipit izraelit dhe atij kosovar eshte nje sport dhe jo politike. Lojttarët izraelitë nuk kane marre pjese ne lufte e as nuk kane vrare e masakuruar as femije e as gra. Dhe nuk di pse mund te ket incidente apo te sulmohen ata. Sikur neser te vizitonte Prishtinen Natanjahu, sigurisht nuk do te ishte mirëpritur, por lojtaret nuk kane kurrefare faji.. »

Kosova eshte vendi i parë evropian dhe vendi i parë mysliman që hapi ambasaden e saj në Jeruzalem në vend të Tel Avivit, pas Shteteve të Bashkuara dhe Guatemalës qe me pas Izraeli e « shperbleu » Kosoven me njohjen e  pavarësisë se saj te shpallur në vitin 2008. Por, Kosova, pas hapjes se ambasades se vete ne Jerusalem pasuan ktiitka dhe reagime jo vetem nga popullata shqiptare ne Kosovë, por edhe ne aren nderkombëatre, sidomos nga OKB, BE dhe NATO te cilat Jerusalemin nuk e njohin si kyreqytet te Izraelit, por Tel Avivin. Dhe kjo njohje e Jerusalemit, duket se Kosova po paguan sot e kesaj dite, meqe keto dy vitet e fundit nuk ka pasur anje njohjen nga vendet boteror, as nga ato anetare te OKB-së e as nga ato te BE-së.

Sidoqfote.mbetemi optimist se ndeshja  e neserrme mes mysafireve nga Izraeli dhe nkoqirve kosovar do te kaloje mire, pa inicdente. Trajneri i NATI-it Murat Yakin 48 ore para dneshjes mes Iraelti dhe Kosovës ka deklaruar se « nëse Izraeli humb të dielën kundër Kosovës, Zvicra mund të sigurojë kualifikimin duke mposhtur Izraelin tre ditë më vonë.. »

Aktualisht, Kosova gjendet në vendin e katërt me shtatë pikë, katër më pak se Izraeli që gjithashtu e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Mbi 700 forca policore do te përkujdesen për ndeshjen mes Izraelit dhe Kosovës  neser në stadiumin « Vadil Vokrri » në Prishtinë. Pos policise ndeshja do te ndiqet edhe nga 300 gazetar vendor dhe nderkombëtar, shkruan ne fund nga Prishtina korrespendenti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Pas Izraelit, Kosova udhëton në Basel për t’u përballur me Zvicrën më 18 nëntor, kurse tri ditë më vonë e pret Bjellorusinë në ndeshjen e fundit të kualifikimeve.

 

Derniers articles

Shqiptarja nga Tirana e ndërroi fenë dhe u martua te « Molla e kuqe » me serbin Miladinovic nga Aleksinaci

Shqiptarja Majlinda Vatnikaj dhjetë vjet më parë u martua me fermerin Darko Miladinoviq nga fshati Beli Breg afër Aleksinacit dhe për shkak të dashurisë...

Gazetarja britanike Alice Taylor nga Euronews në Tiranë: Shqipëria ka shumë probleme me lirinë e medias, mafian, drogën, krimin, korrupsionin, eksodin, drejtësinë.. Mediat, politikisht...

Gjenevë, 2 maj -Me rastin e Ditës ndërkombëtare (3 maj) të gazetarëve tashmë sikur është bërë tradite të jepen bilance mbi gjendjen e lirisë...

Edhe kjo ndodhë: Bukuroshja Belinda balluku nga pastruese në Greqi bëhet zv/kryeministre e Edi Rames në Shqiperi ?!

Ngritja e Belinda Ballukut nga hiçi në funksionet më të larta drejtuese të shtetit brenda një kohe relativisht të shkurtër, nuk iu ka shpëtuar...

Sekretari i Shtetit zviceran Fasel ka pritur sot Zv/kryeministrin e Kosovës. Biseduan për integrime dhe imazhin e shqiptarëve

Bernë, 30 prill -Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua ditën e djeshme gjatë...

Zv.kryeministri kosovar në Bernë. Takon deputetët zviceranë për anëtarësimin e Kosovës në KE

Bernë, 30p prill -Sot në Bundeshaus në Bern, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u...