13.1 C
Berne
mercredi 15/05/2024

Ne Zurich u hap ekspozita kolektive e 17 artistëve nga viset shqiptare qe veprojne në Zvicer

Zurich, 26 janar -Mbrëmë ne Galerinë e Komunës së Spreitenbachut te Zyrihut, ne prag te pervjetorit te pamvaresise se Kosoves (17 shkurt) u hap ekspizita kolektive me 17 piktorë e skulptorë nga viset shqiptare qe veprojne ne diaspore, organizuar nga shoqata e Krijuesve Shqiptar në Zvicër, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ne ceremonin e hapjes se kesaj ekspozite te artisteve tane nga diaspora moren pjese Ambasadori i RSh-së në Bernë, z.Mustafa Nano, i shoqëruar nga Sekretari i Pare, z.Valon Gashi, diplomatë nga Ambasada e Republikës së Kosovës, Shukrije Ramadani, këshilltare pranë ambasades së RKS-në Bern, pastaj Vigan Berisha, konmzul në Zyrish, Florim Useini, kryetar me anetare te Rrjetit të Bizneseve Shqiptare për Zvicrën qendrore, Rexhwep Bajraktari, Konsull nga Kons. e Përgjithshme e RKS-ë në Gjenevë si dhe shume dashamire te artit, krijues dhe mergimtare tjerë..

Ekspozitat e punimeve të artistëve shqiptarë në Zvicer, padyshim kanë për qëllim promovimin e kulturës dhe identitetit, por dhe artit në përgjithësi, duke sjellë përpara publikut zviceran historinë, traditën dhe vlerat kulturore të vendeve të origjinës. Ky përfaqësim i artit në një vend tjetër, si Zvicra shërben edhe si një formë e diplomacisë kulturore.

Ekspozimi i veprave të 17 artistëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Lugina e Preshevës në Galerin e qytetit të Spreitenbach, ku hapi siparin dje (26 janar 2024) dhe do të qëndroj e hapur deri më 1 mars, mund të kontribuojë edhe në ndërtimin e kontakteve dhe marrëdhënieve pozitive ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Zvicrës.

Këto ekspozita ndërkombëtare japin mundësinë për piktore shqiptarë të ndajnë talentin e tyre me një audiencë më të gjerë. Kjo mund të çojë në njohjen e tyre ndërkombëtare dhe rritjen e vlerës së tyre në skenën artistike globale.

Punimet e 17 piktorë ishin kordinuar bashkarisht për një prezantim të përbashkët. Ne kemi dëshmuar se si individ e kemi kapur suksesin, tash jemi në rrugëtimin për ta dëshmuar si shoqëri, prandaj ky rrugëtim më jep kurajo, e në veçanti kur flasim për artin, shkrimtarët, arsimin apo krijuesit në përgjithësi e deri tek afaristët shqiptar.

Në kete ekspizite, ne Galeri me punimet e tyre prezentuan keta piktore: Abdusamed Sadriji Dussi Sadriji , Adem Dermaku , Avdi Hajdari , Bashkim Beqiri, Gani Bytyçi , Kushtrim Sulejmani, Naski Art Abdixhiku , Nexhmedin Jonuzi, Ramë Dardania, R.C. Anaider, Ridvan Sadriu, Rijad Mehmeti, Sam Asllani, Urim Berisha , Urim Ramazani, Valerijana Krasniqi, Zhaklinë Bislimi dhe si Kurator Salvatore Mainardi.

Derniers articles