12.5 C
Berne
mercredi 1/05/2024

Në kohën kur në Gjenevë dhe Bruksel po flitet për Asociacionin e Komunave shqiptare në Serbi, policia serbe shton presionin ne Luginen e Presheves. Bastisen 12 shtëpi te shqiptareve

Preshevë, 9 mars – Mbi dhjete shtëpi të ish-pjesetareve te Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc UCPMB)  janë bastisur nga ana e xhandarmërisë serbe.Bastisjet janë kryer me urdhër të Gjykatës së Vranjës  m epretekst te « kërkimit te arëmeve » njofton nga Prishtina, korrespondenti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch 

Ky askion i ploicise serbe eshte konfirmua per mediat lokale edhe nga qytetaret dhe njëri prej ish-ushtarëve të UÇPMB-së, Nadir Sefedini.

Sipas tij “Mbi 10 objekte në Bujanovc dhe Zarbicë jane thyer. Ngjarja ka ndodhur të hënën më 6 mars”

“Gjithë ky tmerr që iu shkaktua familjes së ish-ushtarit të UÇPMB-së ishte se gjoja posedon armë. Ne si OVL e UÇPMB-së i bëjmë me dije se aktet të tilla nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në Luginë të Preshevës”, thuhet në reagimin e veteranëve të luftës së UÇPMB-së.

Lideret dhe qytetaret nga Lugina e Preshves kete nderhyrje te polcise serbe ne vendbanimet shqiptare ne Serbi e konsiderojne presion dhe provokim ne kohen kur edhe Lugina e Presheves po kerkon Asociacionin e Komunave Shqiptare ne Serbi, konform reciprocitetit, ne kohen kur ne Bruksel, ne kuader te diialogut Kosovë-Serbi, serbet po kerkojne krijimin e Asaciocionit te Komunave serbe ne Kosovë.

Ne kundershti te ketij asociacioni, te shtunen e kaluar ne Gjeneve, para Pallatit e OKB-së protestuan qindra shqiptare nga Zvicra te cilet refuzuan « boshnjakizimin » e Kosoves, duke kerkuar Asociacionin e Komunave Shqiptare ne Serbi, meqe numerikisht jane dy here me shume se pakica serbe ne Kosovë, shkruan gazete zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ky aksion i policise serbe ka shkaktuar panik tek qytetaret e Lugines se Presheves (nje krahine e banuar me shumice shqiptare (150.000) ne Serbine Jugore, numerikisht dy here me shume se serbet ne Kosovë (80.000).

Qytetaret tjere te Bujanocit kane pohuar për Le Canton27.ch se nga ky aksion jane të traumatizuar pas bastisjes se shtëpive te ish-ushtarëve të UÇPMB-së nga xhandarmëria serbe, te cilet ish-ushtare pas luftes ishin amnistuar nga vetë Serbia duke u transformuar ne policene multietniike lokale ne rajon.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe nënkryetari komunës së Bujanovcit, Shqiprim Musliu. Lugina e Presheves kerkon ndime nga Prishina zyrtare, BE dhe NATO. Musliu i ka dërguar edhe një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Bastisjet behen ne kohen kur nje delegacion shqiptare nga Presheva, ne krye me deputetin e vetem shqiptar ne Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi po qendrojne ne Uashignton përte ekrkuar ndihme nga poltika diskrimunuese serbe ndja shqiptareve etnik ne Serbi.

Aksioni ne fjalë me pretekst te « kërkimit te arëmeve » janë kryer me urdhër të Gjykatës së Vranjës, njofton nga Prishtinaa korrespondenti i gazete zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Derniers articles

Ne prag te Dites ndërkombëtare (3 maj ) te gazetareve tashme sikur eshte bere tradite te jepen bilance mbi gjendjen e lirisë se mediave...

Edhe kjo ndodhë: Bukuroshja Belinda balluku nga pastruese në Greqi bëhet zv/kryeministre e Edi Rames në Shqiperi ?!

Ngritja e Belinda Ballukut nga hiçi në funksionet më të larta drejtuese të shtetit brenda një kohe relativisht të shkurtër, nuk iu ka shpëtuar...

Sekretari i Shtetit zviceran Fasel ka pritur sot Zv/kryeministrin e Kosovës. Biseduan për integrime dhe imazhin e shqiptarëve

Bernë, 30 prill -Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua ditën e djeshme gjatë...

Zv.kryeministri kosovar në Bernë. Takon deputetët zviceranë për anëtarësimin e Kosovës në KE

Bernë, 30p prill -Sot në Bundeshaus në Bern, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u...

Në Cyrih të Zvicrës, promovohet libri “Bijat e gjeneralit” të Mimoza Hysës

Të premten me datën 26 prill 2024, në Bibliotekën “Pestalozi” në Cyrih të Zvicrës, u prezantua libri “Bijat e gjeneralit” të  Mimoza Hysës i...