15.6 C
Berne
lundi 5/06/2023

Freedom House: Kosova ndër vendet me rritjen më të madhe të lirisë në bote. Serbia e Vucicit ne rënie. Edhe Shqiperia ne rënie

Bernë, 8 mars -Lufta globale për liri dhe demokraci ka shenuar kthese pozitive ne disa vende gjatë vitit të kaluar. Hendeku midis vendeve që shënuan përparim në të drejtat politike dhe liritë civile dhe atyre që shënuan një rënie në 2022 është më i ngushti keto dy deceniet e fundit. Sipas raportit të Freedom House mbi « Liriine në botë » Kosova ka avacnuar ne kete drejtim transmeton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Vendet e Ballkanit Perëndimor

Në Evropë, 81 për qind e vendeve janë të lira, 17 për qind janë pjesërisht të lira dhe vetëm dy për qind e vendeve janë shënuar si jo të lira.

Si më parë, vendet e Ballkanit Perëndimor janë shënuar si pjesërisht të lira. Përmirësimin më të madh e ka shënuar Kosova (60) cderi vite me pare ishte gati e fundit. Përveq Kosovës  nga vendet e ballkanit progres ka shenuar edhe Sllovenia.

Në listën e vendeve që kanë shënuar rënien më të madhe të lirive në dhjetë vitet e fundit, janë edhe Serbia me një rënie prej 18 pikësh dhe Bosnja dhe Hercegovina me një rënie prej dhjetë pikësh. Ndersa Kosova është në listën e vendeve ku është shënuar progres në kushtet për të drejtat politike dhe liritë qytetare shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar raportit te fundit të Freedom House mbi « Liriine në botë ».

Shqipëria e 67

Shqipëria është vlerësuar pjesërisht e lirë në Lirinë në Botë 2023, studimi vjetor i Freedom House për të drejtat politike dhe liritë civile në mbarë botën. Shiperia gjendet ne Rangun e 67 ne mesin e 100 vendeve, ku verehet nje renie e saj.

Shqipëria ka një rekord zgjedhjesh konkurruese, megjithëse partitë politike janë shumë të polarizuara dhe shpesh të organizuara rreth personaliteteve kryesore. Liria fetare dhe liria e tubimit në përgjithësi respektohen. Korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten probleme serioze dhe ndërthurja e interesave të fuqishme të biznesit, politikës dhe medias pengon zhvillimin e mediave vërtet të pavarura të lajmeve.

Megjithatë, ata theksojnë se gjatë gjithë atyre 17 viteve vendet në të cilat është shënuar rënia e lirive kanë tejkaluar ato në të cilat është shënuar progres.

Pengesat më serioze për lirinë dhe demokracinë ishin lufta, grushtet e shtetit dhe sulmet nga zyrtarë joliberalë ndaj institucioneve shtetërore, sipas Freedom House.

Me dy grushte shteti në vitin 2022, Burkina Faso shënoi rënien më të madhe të lirive, me 23 pikë më pak. Me këtë, ai kaloi nga një vend pjesërisht i lirë në një vend jo të lirë. Pas saj vjen Ukraina, e cila ra me 11 pikë për shkak të pushtimit rus.

Derniers articles

Pushimet verore: Çmimet më të ulëta në ballkan dhe Evropë ato në Shqipëri. Zvicra ka emër në Shqiperi. Hoteli « Mövenpick » në Lalez Durrës me...

Ky është hoteli me modern shqiptar «Mövenpick» në Lalez Durrës vetem 20 minuta nga kryeqyteti shqiptar Tiranës, me i preferuari për shqiptarët e diasporës! Pushimet vjetore në...

Me Xherdan Shaqirin nuk ka krizë për Zvicrën

Kur është Xherdan Shaqiri në formë padyshim se nuk ka krizë edhe për lojën e kombëtares së Zvicrës. Zvicra po përgatitet për dy sfidat e...

Zvicra fton tre shqiptarë në krye me kapitenin Granit Xhaka

Treneri i kombëtares zvicerane Murat Yakin, gazetarit shqiptar te Le Canton27.ch: Jemi gati për kualifikuese të Kampionatit Evropian. Zviceta gati edhe perballe Serbisë Selektori i...

Në fjalimin e parë nga Zyra Ovale, Presidenti Biden flet për shmangien e kolapsit financiar

Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim të premten në mbrëmje pas miratimit të ligjit për ngritjen e tavanit të borxheve që mund të marrë...

Zelensky për Putinin: Më shumë i ngjan modelit sesa presidentit

Vladimir Putin, për shkak të dëshirës së tij të vazhdueshme për t’i treguar botës diçka, duket më shumë si një manekin sesa një udhëheqës...