15.3 C
Berne
jeudi 23/03/2023

OKB dhe Ukraina bëjnë thirrje për zgjatjen e marrëveshjes së grurit me Rusinë

Presidenti i Ukrainës dhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres bënë thirrje të mërkurën për zgjatjen e marrëveshjes me Moskën, e cila lejon Kievin të eksportojë drithëra përmes porteve të Detit të Zi gjatë pushtimit rus.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha pas bisedimeve me Guterres në Kiev se marrëveshja e drithërave të Detit të Zi ishte e nevojshme për botën dhe shefi i OKB-së nënvizoi rëndësinë e saj për sigurinë globale të ushqimit dhe çmimet e ushqimit në përgjithësi.

Marrëveshja 120-ditore, e ndërmjetësuar fillimisht nga OKB-ja dhe Turqia në korrikun e vitit të kaluar dhe e zgjatur në nëntor, do të rinovohet më 18 mars nëse asnjë palë nuk kundërshton.

« Dua të nënvizoj rëndësinë kritike të kalimit të Iniciativës së Detit të Zi më 18 mars dhe të punës për të krijuar kushtet për të mundësuar përdorimin sa më të madh të infrastrukturës së eksportit përmes Detit të Zi në përputhje me objektivat e nismës », tha Guterres në një konferencë për media.

Rusia, e cila hoqi një bllokadë në tre porte ukrainase të Detit të Zi sipas marrëveshjes, ka sinjalizuar se pengesat ndaj eksporteve të saj bujqësore duhet të hiqen përpara se të lejojë që marrëveshja të vazhdojë.

Ukraina dhe Rusia janë të dyja furnizuesit kryesorë globalë të drithërave dhe plehrave.

Fuqitë perëndimore e kanë goditur Rusinë me sanksione të ashpra për pushtimin e saj në Ukrainën fqinje më shumë se një vit më parë.

Ndërsa eksportet ruse të ushqimit dhe plehrave nuk i nënshtrohen sanksioneve, Moska thotë se kufizimet në pagesat e saj, industritë e logjistikës janë një « pengesë » për dërgesa të tilla./REL

Derniers articles

Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli: Kenia ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës!

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Republika e Kenias ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës Pacolli ka shtuar se Kenia...

Zelensky uron Ramazanin: Le të na ndihmojë lutja ndaj të pafeve rusë

Kirv, 23 mars -Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, me mesazhin që Ukraina “të pastrohet nga e...

Edhe kjo ndodhe: OKB përshëndet një marrëveshje te paarritur?! Në vend qi t’i bëj presion Vucicit qe refuzoi te nënshkruajë marreveshjen mes Kosoves dhe...

Stop the caressing of the UN and the EU towards Serbia and Vucic!.This also happened: The UN welcomes an unreached agreement?! Instead of putting...

EULEX demanton disa media se Sylejman Selimi qenka marrur ne pyetje

Prishtine, 22 mars -Sot ne disa media është raportuar se Sylejman Selimi, ish-komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qenka intervistuar sot nga...

Pasi, Vucic tha se do ta pengoj Kosoven në OKB, zyrtaret e kësaj organizate nderkombëtare tregojnë se kush vendos për antetarësimin e Kosovës ne...

New York -Çështja e perspektivës së Kosovës për anëtarësi në BE dhe OKB është ringjallur me nisjen e dialogut politik në vitin 2012. Në...