6.2 C
Berne
samedi 4/05/2024

Mustafe Bajrami: Putini po mi ndjek paraqitjet e mia ne Top Channel

E dëgjova intervistën e plotë të Putinit me Tucker Carlston. Përveç që përkthyesi fliste me një zë si të ishte fjetur dhe të lodhte kah e dëgjoje, mua mu krijua përshtypja se Putini qenka tu i përcjellë paraqitjet e mia të rregullta në Komplot dhe Top Channel(!!) Këtë e argumentova(!!) me dy pika: Edhe Putini tha se nuk është interes i Rusisë të nisë luftra të reja, ta sulmojë Poloninë apo ndonjë vend tjetër, përderisa ato vende nuk sulmojnë Rusinë.

Ndërsa unë, përkundër shumë mediave dhe emrave të njohur të politikës ndërkombëtare që po flasin sahat e dakik për luftë globale që mund ta nisë Rusia, unë vazhdimisht jam duke thënë se nuk ka hapësirë për shqetësime të tilla dhe se ato janë mënyra për krijimin e atmosferës së përshtatshme për shitjen e armëve gjithandej nëpër botë. Punë tixhareti e mesele e tuxharëve të armëve është kjo!

Dhe e dyta, Putini tha se raportet e Rusisë me Serbinë janë shumë më të thella e më të forta se sa vetëm politike. Ato marrëdhënie janë historike që i lidhë feja orthodokse, kultura e të ngjashme. Po a nuk jam tu thënë unë se Perëndimi e ka shumë të vështirë, ndoshta të pamundur t’ia presë rrugën Serbisë kah Moska dhe se me asgjë s’mund ta « mashtrojnë » Serbinë për t’ia kthyer shpindën Rusisë! Sepse raportet mes dy shteteve dhe dy kombeve janë shumë më të thella se sa vetëm ndonjë interesi ekonomik apo politik.

Vazhdimisht kam thënë se raportet serbo-ruse janë të ngjizura me brum fetar orthodoks, pastaj me brum kulturor, traditë, interesa gjeopolitike e gjeostrategjike. Po nejse! Ndoshta edhe si ka dëgjuar intervistat e mia, po unë ia qëlloj fort në këto tema, do të thoshte dikush për mua….!!!

Derniers articles

Ylli i gazetarisë botërore CNN: Free Kosova-Free Albanians! Amanpour me gazetarin shqiptar përshëndetet në shqip: Të fala Kosovës, shqiptarëve, Amerika nuk ju harron!

Ylli i gazetarisë botëroror Christiane Amanpour (CNN) me redaktorin e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin  Gjenevë, 3 maj -Me rastin e Ditës...

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...