16 C
Berne
samedi 4/05/2024

Taravari dyshon në votat e Kuvendit Qendror të Selës: Nëse s’fitojmë në zgjedhje, jap dorëheqje

Shkup, 11 shkurt -Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari vlerëson se votat në Kuvendin qendror të ASH-së të drejtuar nga Ziadin Sela, janë të manipuluara dhe jo të anëtarëve të vërtetë të Kuvendit partiak. Ai këtë koment e bëri në takimin e një dite më parë me mbështetësit në Gostivar.

“S’ka gjasa të ketë 108 kur aty nuk janë as kuvendarët, asnjë i Likovës, asnjë i Gostivarit, gjysma e kuvendarëve të Shkupit, as tre të Kërçovës, as dy të Strugës dhe nëse i mblidhni këto janë 75. Tash unë nuk e di si kanë dalë numrat e tyre por në uebfaqe kanë qëndruar emrat e kuvendarëve të partisë. Ne fatmirësisht, rastësisht i kemi incizuar dhe kur të jetë procesi gjyqësor normalisht i tregon. Por unë mendoj se kjo temë duhet të mbyllet. Rrugët tona prej sot janë ndarë. Ata që mendojnë se duhet t’i ndihmohet BDI-së le të vazhdojnë”, tha Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Taravari përsëriti qëndrimin se partinë nuk e bëjnë as vulat dhe as zyrat. Ai u shpreh i bindur se partia ka marrë vendimin e duhur kurse të tjerët, siç tha ai, janë ngjitur në autobus të gabuar.

Në ASH, tha Taravari, do të ketë vend edhe për anëtarët e ASH-së që për momentin janë me palën e kundërt. Në rast se nuk fiton zgjedhjet, Taravari njoftoi dorëheqjen e tij.

“Unë kam kërkuar prej atyre të më përkrahin në një palë zgjedhje të më përkrahin dhe të shohin vizionin tim. Në qoftë se në 8 maj nuk fitojmë, unë jap dorëheqje të parevokueshme atë natë dhe përsëri kjo vlen, edhe kështu si jemi, se populli, 90% e përkrahësve, simpatizantëve të Aleancës për Shqiptarët janë këtu. Shihni frymën dhe energjinë pozitive që ekziston te njerëzit”, ka deklaruar Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Derniers articles

Ylli i gazetarisë botërore CNN: Free Kosova-Free Albanians! Amanpour me gazetarin shqiptar përshëndetet në shqip: Të fala Kosovës, shqiptarëve, Amerika nuk ju harron!

Ylli i gazetarisë botëroror Christiane Amanpour (CNN) me redaktorin e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin  Gjenevë, 3 maj -Me rastin e Ditës...

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...