4.6 C
Berne
mardi 28/11/2023

Mission Accomplie: Forcat kosovare kthehen në kazerma. Ato priten nga qytetarët me lule si dikur forcat e NATO-s (12 qershor 1999)

Mitrovicë, 3 qershor -Dje janë zhbllokuar dy pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë. Raportohet se nga rrugët që çojnë këto dy pika nuk ka më kamiona të protestuesve dhe nga aty është larguar edhe njësia speciale e Policisë së Kosovës. Tashme, pas 12 dites sitzuatae te tensionuar, pjesëtarët e KFOR-it e kanë marrë kontrollin në këto dy lokacionet, njofton nga Mitrovica korrespendoenti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Pas 12 ditë operimi ne Veri te Kosovës, pas marrëveshje sse Brukselit te pershëndetur nga SHBA-të, BE dhe Zvicra frocat kosovare jane kthyer ne kazerma dke konsideruar angazhimin e tyre të suksesshem – Mission Accomplie! Shumë qytetarë nga Mitrovica kishin dalur në rrugë për të pritur Njësinë Speciale teksa kthehet nga Veriu. E gjithë kjo erdhi pasi Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, bëri thirrje që qytetarët për t’i pritur dhe pershëndetur policët e Njësisë Speciale të Kosovës derisa kthehen nga Jarinja dhe Bërnjaku.

Forcat kosovare shkuan e u kthyen po asnje incident, përkunde provokimeve te protestuesve serbë. Ata shkuan ne Veri me lule dhe u kthyen me lule në kazerma! 

Njësia Speciale e Policisë Kosovës priten me lule dhe duartrokitje të gjatëZëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar tha se ishte e rëndësishme që Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Escobar na vazhjdiom tha se « Qeveria Kurti ka pasur të drejtë në reciprocitet, kjo na ka befasuar!.. »

Lidhur me situaten diteve te fundit dhe targat,  Berna zyrtare ka reaguar përmes gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke kërkuar nga palet te ulet ne tavolinen e bisedimeve per te zgjedhur problemet.

“Zvicra mirëpret rezultatin e negociatave të lehtësuara nga BE-ja për targat e veturave dhe inkurajon Serbinë dhe Kosovës të bëjnë progres të mëtutjeshëm në normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, citon Le Canton27.ch reagimin e Qeverise zvcerane e cila ka pershëndetur marrëveshjen e Brukselit për targat Kosovë-Serbi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pas tërheqjes së barrikadave dhe Njësisë Speciale nga veriu, duke pershëndetur misionin e tyre paqesor duke mos ju përgjigjur provikemeve te protestuesve serbë ka thenë se « Reciprociteti me Serbinë u vendos me 20 shtator, dhe u zbatua në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës, dëshmoi se është polici profesionale dhe e gatshme të mbrojë sovranitetin e shtetit dhe ofrojë rend dhe siguri anë e mbanë, pa dallim. Epoka kur Republika e Kosovës nënshtrohet ka përfunduar, dhe këtë mesazh tashmë e ka kuptuar Beogradi dhe Brukseli. Krimi dhe korrupsioni do të luftohen në çdo cep. Policia e Kosovës e dëshmoi për 13 ditë se përveç që është profesionale është edhe gatshme të kryej misionin e saj me sukses… »

 Nga kthimi i dy pikat kufitare, plcia kosovare me makineri te blinduara, pizgauer, xhipa dhe automjete anti-avion jane mirëpitur nga qytetaret e Kosoves me brohoritje dhe duratroktije duke hedhur mbi auotomjet e policise lule, pamje keto qe përkujtuan hyrjen e trupave te NATO-s ne Kosovë më 12 qershor 1999, raporton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Certifikohen 82 zyrtarë policorë për tu bërë pjesë e Njësisë Speciale Operative të PK-së | Ekonomia Online

Peut être une image de 7 personnes, personnes debout et plein air

Peut être une image de 3 personnes, personnes debout et plein air

Derniers articles

Në Vienë po mbahen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit – Feston edhe 100-vjetorin e themelimit të saj

Gazetari Nefail Maliqi nga Austria / Nga i derguari yne special ne Asamblene gjenerale te Iterpolit ne Viene Vienē, 27 nentor (Nefail Maliqi) -Organizata më e...

Në Kosovë është hapur Zyra e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane. Ne kete evenment, filantropi Lazim Destani bashkon krerët e shtetit e Kosovës me liderët...

Prishtinë, 25 nëntor -Pas aktiviteteve dyditëshe në Samitin e III-të të Diasporës në Tiranë, ne Kosovë eshte hapur Zyra e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane...

Cila është historia e vërtetë e BLACK FRIDEY? E premte e zezë”?

Berne, 24 nentor - Black Fridey ka rrënjë më të errëta nga sa mund të imagjinoni. BLACK FRIDEY (E premtja e zezë) jo vetem...

Zvicra dhe Kosova në të njejtin vit (2030) mbajne Lojerat Olimpike

Brrne, 24 nentor -Një “po” e qartë nga Parlamenti Sportin ju dha për Lojërat Olimpike Dimërore 2030 në Zvicër. Ndryshe edhe Kosova pi at...

Tri poezi per Nanën nga poetja e re Ferdane F.Sahiti

Ferdane F. Sahiti A ma ban Hallall oj Nanë Nanë u nisa sot edhe unë nanë u nisa nanë drejt ksaj rruge që kurrë se kam dashtë. Nanë, u nisa...