11.7 C
Berne
jeudi 2/05/2024

Mavraj: Sulmi i 24 shtatorit ka elemente për Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Muhamet Mavraj, njohës i çështjeve politike, ka folur për situatën politike e të sigurisë në vend, veçmas pas sulmit terrorist nga një grup kriminal serb në Banjskë të Zveçanit, por edhe për çështje të tjera.

Ai për Listën Serbe tha se kjo është parti e qeverisë së Serbisë e duke qenë kështu është një humbje kohe për serbët e Kosovës, që, sikundër tha ai, po përdoren si mjet për kusuritje, sikurse në të kaluarën, ashtu edhe tani.

Mavraj theksoi se në një situatë të tillë siç është tani, Kosova nuk është gatshme të organizojë zgjedhje, sipas tij, për shkak të rrethanave juridike që kanë krijuar në bazë të marrëveshjes së Bratislavës.

Ne nuk jemi as afër të organizohen zgjedhje në komunat veriore, me gjasë ata e kanë vërejtur këtë dhe duan kështu ta heqin presionin ndërkombëtarëve nga ta, që mund të sjellin një kthesë të Serbisë në marrëveshjen përfundimtare”, deklaroi Mavraj në “Lajmet e fundit”, në RTK, derisa shtoi se Lista Serbe është zëri kryesor që dominon politikën e serbëve në Kosovë.

Tutje, Mavraj foli për kthesën e Listës Serbe për zgjedhjet, që, sipas tij, në kontekst politik kjo demonstron përpjekjen e Serbisë që t’i kthehet rrugës së moderuar pas ngjarjes së 24 shtatorit

E për shpalljen e kësaj partie si jokushtetuese, Mavraj tha se do të duhej gjykata ta shpallte këtë parti si terroriste a diçka të tillë.

“Në marrëveshjen e Bratisllavës është nënshkruar marrëveshje për zgjedhje, pa dhënë dorëheqje kryetarët e komunave dhe Kosova ka hyrë në qorrsokak, duke mundësuar shkarkimin e kryetarëve përmes peticionit për shkarkimin e kryetarëve e në anën tjetër ligji për zgjedhje nuk e parasheh këtë dhe prapë Kosova do të jetë nën presion”, tha Mavraj, teksa shtoi e Udhëzimi Administrativ nuk mund të dalë mbi ligjin e as ligji mbi Kushtetutën.

Sipas Mavrajt, qeveria po manipulon me situatën, duke theksuar se sivjet nuk mund të organizohen zgjedhje atje, jo për shkak të sulmit, vlerëson ai, por për shkak të presionit politik.

E për sulmin e 24 shtatorit, Mavraj theksoi se ky sulm është serioz e që nuk po trajtohet si duhet, as këtu e as në BE, ngase është cenuar marrëveshja e Kumanovës.

Ky sulm, sipas tij ka parakushte për hapjen e gjykatës penale ndërkombëtare, me seli në Hagë. “Sulmi nuk ka qenë befasues, sepse është krijuar terrenin në pikëpamje psikopolitike, që për të befasi ishte përdorimi i siglave të KFOR-it, që do të duhej të ishte i ashpër nga ana e saj. Përdorimi i simboleve të KFOR-it nga ana e terroristëve do të duhej të ndëshkohej nga ndërkombëtarët”, deklaroi Mavraj, derisa arsyen pse nuk po e bëjnë këtë seriozisht, sipas tij, është çështje ruso-ukrainase, duke përmendur luftën e Izraelit e Hamasit, e, në këtë kuadër, edhe çështja Kosovë-Serbi, “që të mos ndizen vatra të nxehta lufte. Krejt kjo lëvizje është me vëmendjen që Ukraina të mos mbete fitore ruse.”

Mavraj shtoi se Hamasi me aksionin e vet fshehu për pak kohë Ukrainën nga ekrani, por fshiu edhe Rripin e Gazës nga faqja e dheut.

Kurse për vizitën e emisarëve ndërkombëtarë në Kosovë, sipas Mavrajt, këto janë vizita që të ndikojnë në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, që, siç tha ai, për Serbinë është marrëveshje në ajër, në akull, marrëveshje pa nënshkrim.

“Në këtë marrëveshje Serbia ka shumë më pak angazhim, krahasuar me Kosovën. Kosova jo vetëm që duhet ta ndryshojmë Kushtetutë, por do të dalim shumë të humbur”, vuri në dukej, Mavraj, ndërsa shtoi se Serbia nuk na njeh as ‘de facto’ e as ‘de jure’.

Krejt kjo, sipas tij, vjen nga shkaku se ndërkombëtarët nuk kanë vepruar ndaj Serbisë, sikurse ndaj Gjermanisë së Hitlerit.

Derniers articles

Shqiptarja nga Tirana e ndërroi fenë dhe u martua te « Molla e kuqe » me serbin Miladinovic nga Aleksinaci

Shqiptarja Majlinda Vatnikaj dhjetë vjet më parë u martua me fermerin Darko Miladinoviq nga fshati Beli Breg afër Aleksinacit dhe për shkak të dashurisë...

Gazetarja britanike Alice Taylor nga Euronews në Tiranë: Shqipëria ka shumë probleme me lirinë e medias, mafian, drogën, krimin, korrupsionin, eksodin, drejtësinë.. Mediat, politikisht...

Gjenevë, 2 maj -Me rastin e Ditës ndërkombëtare (3 maj) të gazetarëve tashmë sikur është bërë tradite të jepen bilance mbi gjendjen e lirisë...

Edhe kjo ndodhë: Bukuroshja Belinda balluku nga pastruese në Greqi bëhet zv/kryeministre e Edi Rames në Shqiperi ?!

Ngritja e Belinda Ballukut nga hiçi në funksionet më të larta drejtuese të shtetit brenda një kohe relativisht të shkurtër, nuk iu ka shpëtuar...

Sekretari i Shtetit zviceran Fasel ka pritur sot Zv/kryeministrin e Kosovës. Biseduan për integrime dhe imazhin e shqiptarëve

Bernë, 30 prill -Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua ditën e djeshme gjatë...

Zv.kryeministri kosovar në Bernë. Takon deputetët zviceranë për anëtarësimin e Kosovës në KE

Bernë, 30p prill -Sot në Bundeshaus në Bern, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u...