3.5 C
Berne
samedi 9/12/2023

Lugina proteston në Prishinë: Stop padrejtësisë të shtetit serb! Organizatoret: Protesta e radhës në Tiranë kundër heshtjes së Edi Ramës për shqiptaret e shtypur në Preshevë!

Prishtinë, 23 tetor -Këshilli organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar për Kosovën dhe Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile në bashkëpunim me qytetarë nga Kosova Lindore kanë protestuar sot (e hënë) kundër politikave serbe ndaj vendbanimeve shqiptare në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë. Protesta ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Teatri Kombëtar i Kosovës në Prishtinë.Organizatoret: Protesta e radhës ne Tiranë pasi Edi Rama nuk ka folur kurrë për shqiptaret e shtypur në Luginën e Preshevës, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Protestohet kundër politikave serbe ndaj vendbanimeve shqiptare në Luginën e Preshevës

Motoja e kësaj proteste është “Stop padrejtësisë të shtetit serb që po zhvillon ndaj qytetarëve shqiptarë që jetojnë në komunat e Preshevës, Medvexhës dhe Bujanocit.

Në këtë protestë paqësore mbajtën fjalim kryetari i Unionit Shqiptar, Dashamir Uruqi dhe koordinatorja e Kuvendit Kombëtar Shqiptar Linda Shaqiri, ku u diskutua se nga viti 2011 është duke u zhvilluar spastrimi etnik në këto tri komuna. Aty u tha se në këto komuna në shëndetësi nuk ka asnjë shqiptar të punësuar dhe se Lugina ka nevojë për ndihmë të gjithanshme morale e ekonomike, pasi që këto komuna nuk mund të arrijnë rezultat të dukshëm me 2 milionë eurot që jep Kosova, e zero nga Shqipëria.

Kryetari i Unionit Civil Dashamir Uruqi tha se problemi kryesor qëndron tek trajtimi i shqiptarëve në Serbi në të gjitha fushat

Uruqi: Në sektorin e shëndetësisë situata është shumë e rëndë

“Na ka bashkuar në këtë tubim fati i Luginës.Janë shkelur në mënyrë të vazhdueshme liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, të drejtat kombëtare dhe njerëzore të shqiptarëve… 06:52 Problemi kryesor qëndron tek trajtimi i shqiptarëve në Serbi , në të gjitha fushat. Në sektorin e shëndetësisë situata është shumë e rëndë , në Preshevë ku jetojnë 90% shqiptarë drejtori i shtëpisë së shëndetit është serb , në spitalin rajonal të Vranjës ku rreth 40% të pacientëve janë shqiptarë nuk ka mjekë, motër medicinale e as mirëmbajtëse shqiptare Në doganë janë vetëm 13 shqiptarë,” tha Uruqi.

Uruqi rekomandoi që në të gjitha bisedimet e ardhëshme Kosovë-Serbi të vihen në truezën e bisedimeve të drejtat dhe liritë themelore të shqiptarëve në Kosovën Lindore.Dhe se kërkojnë ndëshkimin e Serbisë për agresionin ushtarak ndaj Kosovës me 24 Shtator 2023, si dhe hetim ndërkombëtarë për Alexandër Vucic.

Gjithashtu Uruqi shtoi se Kosova Lindore ka nevojë për ndihmë të gjithanëshme morale e ekonomike, qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të shfrytëzojë të gjitha mundësitë për të vendosur në buxhetin e shtetit të tyre shifra të rëndësishme financiare, me të cilat mund të kenë ndikim në jetën e shqiptarëve në luginë.

Uruqi: Kosova Lindore ka nevojë për ndihmë të gjithanshme morale e ekonomike

“Shtatë partitë e shqiptarëve në Kosovës Lindore nuk janë bashkë, ata nuk bëhen bashkë se i tundon kolltuku e jo kauza kombëtare shqiptare. Kosova Lindore ka nevojë për ndihmë të gjithanshme morale e ekonomike. Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të vendosur në buxhetin e shtetit të tyre shifra të rëndësishme financiare me të cilat mund të kemi ndikim në jetën e shqiptarëve në luginë. Me zero euro që jep Shqipëria dhe 2.8 milionë euro që jep Kosova nuk mund të arrijmë rezultate të dukshme në Kosovën Lindore”, vijoi Uruqi.

Koordinatorja e Kuvendit Kombëtar Shqiptar, Linda Shaqiri, tha se nga viti 2011 spastrimi etnik në këto komuna po zhvillohet.

Shaqiri: Nga viti 2011 po zhvillohet spastrimi etnik në këto tre komuna

Janë trojet tona etnike padrejtësidht të ndara jasht trungut tonë shqiptarë. Në sytë e Evropës po zhvillohet një diskriminim, dhe ne sot do i themi ndal dhe do ngrehim zërin kundër këtyre padrejtësive. Komunat tona po zbrazen, po boshatisen. Nga viti 2011 po zhvillohet spastrimi etnik në këto tri komuna: Preshevë, Medvexhë e Bujanoc”, tha Shaqiri.

Gjithashtu protestuesit shtuan se do të mundohen të mbajnë një protestë paqësore edhe në Shqipëri, pasi që Edi Rama nuk ka folur kurrë për Luginën.

Derniers articles

Kim Mehmeti: UÇK-ja vlera më e madhe shqiptare, s’mund të njolloset

Kim Mehmeti: UÇK-ja vlera më e madhe shqiptare, s’mund të njolloset 08 dhjetor 2023| 00:27 Publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e...

Amerika i kthen shpindën. Ukraina i kthet Zvicres.. Ignazio Cassis dëshiron të rindërtojë Ukrainën

Brrne, 8 dhjetor -Këshilli Federal dëshiron të kontribuojë në rindërtimin e Ukrainës në shumën prej gjashtë miliardë frangash. Por ndryshe nga sa ishte planifikuar,...

OKB, UNESCO e njeh traditën e iftarit të Ramazanit si trashëgimi kulturore

Gjeneve, 8 dhjetor -Agjencia kulturore e OKB-së e njohu të mërkurën iftarin, vaktin që prish agjërimin gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, në...

Një gazetar shqiptar zgjidhet anëtar i komitetit të Shoqatës së Gazetarëve Ndërkombëtar (APES) në Gjenevë

Photo: Pierrem Virot (APES) Gjenevë, 8 dhjetor -Shoqata e Gazetarëve të huaj në Zvicër dhe Liechtenstein-APES (The Foreign Press Association in Switzerland and Liechtenstein) me...

Zvicër, Këshilli Federal vendos të përgatisë një mandat negociues me Bashkimin Evropian

Bernë, 7 dhjetor -Këshilli Federal udhëzon FDFA të zhvillojë një mandat negociues me Bashkimin Evropian Në mbledhjen e tij të 8 nëntorit 2023, Këshilli...