3.5 C
Berne
samedi 9/12/2023

Bashkimi i vlerave fuqi shqiptare me e forte se pushka / Filantropi Lazim Destani nga kolegji AAB me nje « amanet » për te rinjt: Kurrë mos e largoni vëmendjen dhe familja dhe atdheu!

Prishtinë, 23 tetor -Kolegji AAB në Prishtinë, mbajti ditën e hënë ceremoninë e diplomat të më shumë se 1000 studentëve të gjeneratës së diplomuar në vitin 2023. Në një aktivitet madhështor në sallën “1Tetori” në kryeqytetin e Kosovës, u zhvillua ceremonia, mes studentëve që diplomoheshin, familjarëve të tyre, stafit akademik të kolegjit, merrnin pjesë edhe zyrtarë të Kosovës, e personalitete të njohura. Ne kete venement akademik, pos drejtuesve të Kolegjit AAB, me kryetarin e Këshillit Drejtues, z.Ilir Tafa dhe rektorin z.Lulzim Tafa, në këtë ceremoni diplomimi morën pjesë edhe Rifat Jashari nga familja Jashari, filantropi Lazim Destani, e shumë personalitete të tjera, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Nga samiti akademik mi AAB-së: Bashkimi i vlerave fuqi shqiptare me e forte se pushka!

Mysafir special dhe i ftuar nderi në këtë evenment akademik, ishte dje edhe filantropi e biznesmeni i njohur nga Tetova e Maqedonisë së Veriut, Z.Lazim Destani, humanist dhe vepritar i njohur shiptare ne diaspore

Në fjalën e tij përshëndetëse të ceremonisë së diplomimit, Z.Destani tha se e pranoi me kënaqësi ftesën e drejtuesve të Kolegjit AAB. Por, ndër të tjera, kishte një porosi të veçantë për diplomantët. “Në rrugën tuaj që keni përpara, kurrë mos e largoni vëmendjen nga familja dhe atdheu juaj”, u tha Destani të rinjëve, karriera ë të cilëve nisën pikërisht nga ky moment, djuke mekrar nag te rinjt t’mso lene vendin, ndersa nga diaspora te investojne dhe te kthehen ne vendlindje për ta bere vendin si Zvicra, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Më poshtë, gjeni të plotë fjalën e Z.Destani në ceremoninë e diplomimit ku ishte i ftuar”

“Të dashur studentë, I nderuar rektor Z.Lulzim Tafa, Të nderuar profesorë të Kolegjit AAB, Të nderuar prindër e familjarë të studentëve, Të nderuara media dhe gjithë ju të pranishëm, Me shumë kënaqësi e pranova ftesën për të marrë pjesë në këtë ceremoni ku po kurorëzohet puna disavjeçare e ju studentëve dhe gjithë stafit akademik të Kolegjit AAB. Miqtë e mi, drejtues e pedagogë të këtij Kolegji. Ju falënderoj për ftesën dhe njëkohësisht dua me këtë rast t’ju përgëzoj për arritjet që ka shënuar ndër vite Kolegji AAB. duke u bërë një ndër pjesët thelbësore të arsimit në Kosovë!

Të dashur studentë, përzemërsisht ju përgëzoj në këtë ditë të veçantë të jetës suaj. Diplomimi juaj është mjaft domethënës pasi ai përbën kurorëzimin e dijeve të gjithësecilit në drejtimet që keni ndjekur. Jam i bindur se ju sot, krahas gëzimit dhe emocioneve, keni edhe ndjenjën e mirënjohjes ndaj profesorëve tuaj të cilët ju kanë pajisur me dituri, pra me “armën” më të fuqishme për të ecur përpara në karrierën tuaj profesionale dhe në jetë. Arsimi cilësor është për t’u çmuar jashtëzakonisht shumë pasi ai përbën themelet e zhvillimit të përgjithshëm socio-kulturor dhe ekonomik të një vendi.

Sot këtu të gjithë pjesëmarrësit po përjetojmë çaste të mrekullueshme gëzimi, dhe me këtë rast dua t’jua sjell në vëmendje ju studentëve se ky nuk është thjesht një kurorëzim individual i dijeve tuaja por është dhe një investim i jashtëzakonshëm i familjeve tuaja dhe mbi të gjitha, i shoqërisë sonë. Sot prindërit tuaj janë më të lumtur se ju, prandaj një urim të veçantë unë po ua bëj të gjithë prindërve tuaj sepse investimi për edukimin e fëmijëve është investimi më i rëndësishëm që bën çdo prind në jetën e tij dhe për familjen e tij.

Jam i bindur se ambicjet tuaja nuk përfundojnë me këtë diplomim. Ju duhet t’i vazhdoni të gjitha etapat me vendosmëri edhe më tej. Kini guxim dhe besim te vetja, kurrë mos thoni se kjo apo ajo nuk mund të arrihet, me vullnet, me punë e përkushtim, me nder e korrektesë, patjetër arrihet suksesi.

Nga eksperienca ime mund t’ju them se në rrugëtimin tuaj profesional, ju do të hasni sfida nga më të ndryshmet, pra që nuk keni pasur mundësi t’i gjeni nëpër librat tuaj, por kurrë mos u tërhiqni. Me vendosmëri arrihet çdo synim.

Dhe në mbyllje të fjalës sime do të doja t’ju bëj një porosi.

Në rrugën tuaj që keni përpara, kurrë mos e largoni nga vëmendja familjen dhe atdheun tuaj. Ju uroj suksese në rrugëtimin tuaj akademik e profesional, punoni për veten tuaj, punoni për familjen tuaj, dhe punoni për atdheun tuaj!

Ju faleminderit!”

Do shtuar se z.Lazim Destani është një ndër përkrahësit më të mëdhenj të diasporës shqiptare për rininë, vepron ne favor të unifikimin dhe forcimit te diaposres po edhe në shkollimi e tyre pë rnje integrime me t wmire ne vendet ku verpojne duke prmovuar sukseset e tyre.  Njëherësh, z.Destani është dhe promotor i apeleve ndja popllates shiqpatre, sidmos tek të rinjtë duke ftuar ata t’mos largohen asnjëherë vëmendjen nga trojet shqiptare, pavarësisht ku jetojnë, kurse ata ne diapsore duke futar te investojne ne artdhe dhe te kthen ne vendindjen qe vendin tone ta bejme Zvicer, shkruan  gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Derniers articles

Kim Mehmeti: UÇK-ja vlera më e madhe shqiptare, s’mund të njolloset

Kim Mehmeti: UÇK-ja vlera më e madhe shqiptare, s’mund të njolloset 08 dhjetor 2023| 00:27 Publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e...

Amerika i kthen shpindën. Ukraina i kthet Zvicres.. Ignazio Cassis dëshiron të rindërtojë Ukrainën

Brrne, 8 dhjetor -Këshilli Federal dëshiron të kontribuojë në rindërtimin e Ukrainës në shumën prej gjashtë miliardë frangash. Por ndryshe nga sa ishte planifikuar,...

OKB, UNESCO e njeh traditën e iftarit të Ramazanit si trashëgimi kulturore

Gjeneve, 8 dhjetor -Agjencia kulturore e OKB-së e njohu të mërkurën iftarin, vaktin që prish agjërimin gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, në...

Një gazetar shqiptar zgjidhet anëtar i komitetit të Shoqatës së Gazetarëve Ndërkombëtar (APES) në Gjenevë

Photo: Pierrem Virot (APES) Gjenevë, 8 dhjetor -Shoqata e Gazetarëve të huaj në Zvicër dhe Liechtenstein-APES (The Foreign Press Association in Switzerland and Liechtenstein) me...

Zvicër, Këshilli Federal vendos të përgatisë një mandat negociues me Bashkimin Evropian

Bernë, 7 dhjetor -Këshilli Federal udhëzon FDFA të zhvillojë një mandat negociues me Bashkimin Evropian Në mbledhjen e tij të 8 nëntorit 2023, Këshilli...