16.2 C
Berne
lundi 29/04/2024

Libri me i ri: « Tërnoci bëpër valë kohe”. Deshmi mbi hisyrinë nga Galip Beqiri

Libri monografik « Tërnoci nëpër valë kohe » i autorit Galip Beqiri përmban 11 kapituj që trajtojnë ngjarjet historike nga viti 1912 deri në ditët e sotme., njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ky libër u promovua në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës në Bujanoc ditë më parë në prezencë të shumë personaliteteve të shquara.

Autori i librit duke qenë aktor politik dhe shoqëror që nga vitet e 70-ta të shekullit të kaluar, ka pasqyruar zhvillimet në mënyrë objektive: vuatjet, shtypjen, represionin, heroizmin, organizimin humanizmin, terrorin, luftën për liri, dashurin për njerëzit si kujtesë kolektive që duhet të përcillet si dëshmi e historisë .

Posaçërisht, fazat e zhvillimeve të vitet e 90-ta, rezistenca paqësore dhe referendumi 92, aksionet humanitare për të ndihmuar vëllezërit në Kosovë, aktivitet sportive, aktivitetet tërnocasve në mirëpritjen e refugjatëve dhe intervenimi i NATO-s, si dhe angazhimi në UÇPMB e deri në ditët e sotme.

Galip Beqiri ka qenë profesor në Shkollën e Mesme « Sezai Surroi » në Bujanoc dhe ka shërbyer si kryetar i Bashkësisë Lokale të Tërnocit për disa mandate. Ai ka qenë angazhuar në shumë fusha të jetës shoqërore dhe politike të Tërnocit, duke kontribuar në përfaqësimin dhe avancimin e interesave të komunitetit shqiptar.

Gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Tërnoc, Galip Beqiri ka pasur një rol të rëndësishëm në organizimin dhe drejtimin e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB). Ai ka luajtur një rol udhëheqës në mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesave të shqiptarëve në këtë konflikt.
Përveç angazhimit politik dhe ushtarak, Galip Beqiri ka shërbyer si drejtor i bibliotekës së qytetit në Bujanoc dhe ka qenë kryetar i parë i Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kontributi i tij në promovimin e kulturës, arsimit dhe identitetit shqiptar në Tërnoc është vlerësuar dhe është i njohur.

Galip Beqiri është historia në ecje e digës së shqiptarisë në Luginën e Preshevës. Libri “Tërnoci nëpër valë kohe” paraqet një thesar të çmuar për Tërnocin dhe për historinë e shqiptarëve në këtë rajon. Kontributi i tij në dokumentimin dhe ruajtjen e historisë së Tërnocit është i çmuar dhe ndihmon në përcjelljen e trashëgimisë për brezat e ardhshëm.

Derniers articles

Skender Salihi, një figurë e dallueshme në peisazhin politik dhe shoqëror të Gjenevës vazhdin me tubime dhe debate me qytetarët e kantonit

Gjenevë, 29 prill -Skender Salihi, një figurë e dallueshme në peisazhin politik dhe shoqëror të Gjenevës vazhdojne te shkruajn e mediat zvicerane, por edhe...

Ambasadori shqiptar në Zvicër, Mustafa Nano reagon për dëmtimin e bustit të heroit tonë kombëtar “Skënderbeu” në Gjenevë

Bernë, 29 prill -Mbrëmë në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë liqenit, vetëm...

Historia e trishtë e legjendës së futbollit – shqiptarit Hakan Sukur. Dje hero i Turqisë, krahpërkrah me Erdogan dhe Gulen, pasi u shpall « terrorsit »...

Bernë, 29 prill -Hakan Şükür ka lindur në Sapanca, rrethi i provincës Sakarya. Hakan Şükür është me origjinë shqiptare kosovare nga ana e babait...

Filmi “Bota jonë”(Notre monde) nga Luana Bajrami, rrëfen bredhjen e një rinie kosovare të lënë më vete në vitin 2007 para pavarësisë së vendit

“Bota jonë”, e Luana Bajramit, rrëfen bredhjen e një të riu kosovar të lënë më vete në vitin 2007, pak para pavarësisë së vendit...

AAK zgjedh kryetarin e ri për Zvicër, Haradinaj vjen me këto fjalë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Zvicër, sot ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor qendror ku janë zgjedhur strukturat drejtuese të degës. Kështu...