9.5 C
Berne
samedi 9/11/2024

Skandal ne Vatikan. Akuza të forta ndaj kardinalit për mashtrim

Kardinali i Vatikanit i cili dikur ishte një aleati ngushtë i Papa Françeskut, ka dalë në gjyq në Vatikan, pasi akuzohet për keqpërdorim të fondeve të Kishës në një sipërmarrje shkatërruese të pronave në Londër.

Kardinali Angelo Becciu, 73 vjeç, është kleriku më i vjetër në kohët moderne që përballet me gjyqin për krime të pretenduara financiare. Ai është akuzuar për shpenzimin e 350 milionë eurove (299 milion paund, 412 milion dollarë), të parave të kishës në një marrëveshje për të blerë një pronë në Chelsea që pësoi humbje të mëdha. Becciu e mohon këtë fakt.

Kardinali Becciu, u shkarkua nga Papa në shtator, ndërsa u shfaqën raporte për keq bërje financiare. Një hetim dy vjeçar , zbuloi se si Vatikani humbi miliona euro, përfshirë donacionet nga adhuruesit, pasi bleu një ish-depo në Harrods në Sloane Avenue, Chelsea , në 2014.

Në atë kohë kardinali ishte i ngarkuar me donacione në sekretarinë që merret me fondet e Vatikanit. Akuzat kundër tij përfshijnë kallzimin e parave në bizneset e drejtuara nga vëllezërit e tij në Sardenjë.

Salla e posaçme e gjyqit është në Muzetë e Vatikanit, jo në sallat e zakonshme të gjyqit, pasi kërkohej më shumë hapësirë për shkak të rregullave Covid dhe numrin e të pranishmëve.

Gjyqi pritet të zgjasë me muaj. Dy seancat dëgjimor këtë javë – për çështje teknike – ka të ngjarë të shtyhen deri në Tetor.

 

Derniers articles