-Pas sulmit në Washington, Trump thyen heshtjen me deklaratë të fortë.
-Punonte si mësues me kohë të pjesshme, kush është autori i sulmit në Shtëpinë e Bardhë
-Sulmi me armë në darkën e Trump me gazetarët, dëshmon autori 31-vjeçar: Doja të vrisja zyrtarët e administratës“Dhuna nuk është rruga e duhur…”, liderët botërorë reagojnë ndaj të shtënave në eventin e Trump
-Agjenti i plagosur lirohet nga spitali, thotë një burim
-FBI në shtëpinë e të dyshuarit
Një tjetër incident i rëndë sigurie ka rikthyer në qendër të vëmendjes rrezikun që shoqëron politikën në SHBA, ndërsa presidenti Donald Trump ka reaguar me tone të drejtpërdrejta pas të shtënave të raportuara gjatë një eventi në Washington, D.C..
Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump deklaroi se edhe niveli më i lartë i sigurisë nuk mund të garantojë mbrojtje të plotë përballë individeve të rrezikshme. “Mund të kesh sigurinë më të madhe në botë, por nëse ke një person me mendje të çrregullt, ai mund të krijojë probleme,” u shpreh ai para gazetarëve.
I pyetur nëse është e mundur të ulet tensioni politik pas incidentit, presidenti dha një përgjigje ironike, duke sugjeruar se kjo do të ishte e mundur vetëm nëse ai do të tërhiqej nga aktiviteti politik. Sipas tij, përfshirja në politikë në SHBA ka një “kosto”, duke nënkuptuar rrezikun e vazhdueshëm që vjen me këtë rol.
Trump theksoi gjithashtu se dhuna politike nuk është një fenomen i izoluar, por ekziston në mbarë botën.
“Nuk mund të imagjinoj ndonjë profesion më të rrezikshëm,” tha ai, duke shtuar se “asnjë vend nuk është imun”.
