2.2 C
Berne
samedi 21/12/2024

Në prag te takimit mes SHBA dhe Rusisë në Gjenevë / Nefail Maliqi: Dialogu të shërbejë për paqë dhe jo për lufte!

Bernë, 27 dhjetor Pas takimit te pare Biden-Putin ne samitin e Gjenevës me 16 qershor e ketij takimi, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin ne vazhden e këtij samitit më 7 dhjetor zhvilluan një bisedë përmes video-lidhjes. Takim virtual vjen mu në kohën e rritjes së shqetësimeve ndërkombëtare lidhur me synimet e Moskës teksa NATO-ja dhe ushtritë perëndimore, si dhe zyrtarët e inteligjencës, thonë se ka një grumbullim të madh të ushtrisë ruse pranë kufirit me Ukrainën.

Sipas gazetes zvicerane Le Canton27.ch samiti diplomatik nderkombëtar mes dy liderëve boteror Biden dhe Putin pritet te mbahen ne fillim ter vitit te ardhshem serish ne Gjenevë. Njoftimet zyrtare nga Moska bejne me dije se presidenti rus, Vladimir Putin e ka konfrimuar se takimi ne fjalë do të zhvillohet në Gjenevë muajin e ardhshëm, pas festave, me gjasa kah data 10 janar ?

E treta e verteta: Brenda nje viti tri here bisedojne Biden-Putin!

Ndyshe Biden paralajmëron Putinin që të mos pushtojë Ukrainën. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden të premten u betua se do ta bëjë “shumë, shumë të vështirë” për presidentin rus, Vladimir Putin që të ndërmarrë aksion ushtarak në Ukrainë.

Por, duket se Putin i ka kuptuar mesazhe e SHB-ve qe t’mos luaj me zjarrë. Keshtu Rusia njoftoi tërheqjen e më shumë se 10 mijë trupave të vendosura në zonën kufitare me Ukrainën. Moska me kete rast u « arsyetua » se « kjo tërheqje shënon përfundimin e stërvitjeve ushtarake pranë Ukrainës »

Sidoqofte, Pas dy bisedave, takim i i trete mes presidentit amerikan me homologun e tij rus pritet te mbahet ne muajin janar te vitit te ardhshëm. Kete ka paralajmeruar edhe presidenti rus Putin ne fjalimin e tij vjetor ne Moskë, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se stërvitjet për forcat e Qarkut Ushtarak Jugor u zhvilluan në një mori rajonesh jugore duke përfshirë Rostovin, Krasnodarin dhe Krimenë, të cilat Moska ia mori Ukrainës në vitin 2014.

Shtetet e Bashkuara kanë tentuar të ndalin Rusinë nga pushtimi i Ukrainës, duke thënë se një veprim i tillë do të rezultonte me sanksione të Perëndimit, rritje të ndihmës së NATO-s për Kievin dhe pozicionimin e më shumë forcave afër Moskës.

“Nëse Rusia shkon tutje, ne dhe aleatët tanë jemi të përgatitur për masa që do ta dëmtonin Rusinë në aspektin ekonomik dhe do ta përballnin me pikërisht atë që nuk do – më shumë kapacitete të NATO-s, jo më pak, më afër Rusisë, jo më larg”, ka thënë një zyrtar i lartë i administratës amerikane më 23 dhjetor.

Rusia kishte mbledhur rreth 100,000 trupa ushtarake afër kufirit me Ukrainën ne emer te teashtuquajtur « dis am naovra » ngjajkshem siq verpon edhe Serbia me Kosoven. Këtë situatë Shtetet e Bashkuara e kanë parë si provokim dhe pretendime per pushtim potencial të rajoneve te apostrofuar me larte nga Rusia dhe Serbia.

Kremlini, në anën tjetër, e hedh poshtë këtë pretendim

Forcat ushtarake mund të jenë edhe presion drejt Ukrainës dhe Perëndimit për t’u pajtuar me garancitë për siguri që kërkon Moska, ka thënë analistët.

Në këto kërkesa përfshihet kufizimi i zgjerimit të NATO-s në lindje dhe bashkëpunimit me ish-shtetet sovjetike që nuk janë pjesë e aleancës veri-atlantike sikurse Ukraina dhe Gjeorgjia.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane ka thënë se SHBA-ja është e gatshme që të angazhohet me Rusinë në fillim të janarit, sa u përket garancive për siguri. Gjatë konferencës vjetore me gazetarët, të mbajtur më 23 dhjetor, Putin i ka kërkuar Perëndimit garanci të menjëhershme për sigurinë.

Megjithatë, ky zyrtar e ka përsëritur se disa prej kërkesave të Rusisë janë të papranueshme. Ky zyrtar ka thënë se secili dialog “duhet të bazohet në reciprocitet” dhe se Perëndimi do të prezantojë shqetësimet e veta për veprimet e Rusisë.

Pra, spas redakotrit te gazetes zvcerane per mardhenie nderkombëtare nje gje eshte e sigurt se « gjakrat jane fthuar duket mes Washingtonit dhe Moskes dhe se nuk do ket lufte mes Amerikes dhe Rusise se paku jo para 10 janarit kur në Gjenevë do te takohen Bide dhe Putin.. »

Derniers articles