Sipas tij, nuk është sekret se synimi i Rusisë është të pushtojë të gjithë Ukrainën, ndërsa synimi kryesor i rusëve është ende kryeqyteti ukrainas, shkruan The Guardian, trasnmeton gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Kryebashkiaku i Kievit Vitaly Klitschko paralajmëroi të enjten se megjithëse Moska kohët e fundit e ka përqendruar vëmendjen e saj në Donbas, ajo ende nuk ka hequr dorë nga planet për të marrë kontrollin e kryeqytetit ukrainas.
Kličko e bëri këtë deklaratë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, raporton The Guardian.
Sipas tij, nuk është sekret se synimi i Rusisë është të pushtojë të gjithë Ukrainën, ndërsa synimi kryesor i rusëve është ende kryeqyteti ukrainas. Mijëra njerëz, duke përfshirë shumë fëmijë, kanë vdekur tashmë gjatë luftës, e cila sipas Klitschko është një nga luftërat më të mëdha që nga Lufta e Dytë Botërore.
Dëshmi për këtë është parë nga e gjithë bota në imazhet nga qytetet e Ukrainës si Buça. “Të gjithë e dinë se ky nuk është një operacion special… është gjenocidi i popullit ukrainas”, citohet të ketë thënë kryebashkiaku i Kievit nga The Guardian.