3.9 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Biden, 48 ore para takimit me Putinin në Gjenevë, do takoj së pari presidentin turk Erdoğan

Bernë, 7 qershor -Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan në kuadër të Samitit të NATO-s më 14 qershor, ku do të diskutojnë çështjet dypalëshe dhe rajonale, njofton gazeta zvicerane ne sqhiop Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve dioploamtike nga Uahingtoni dhe Ankaraja.

Ajo njoftoi po ashtu se Presidenti i SHBA-së do të takohet me Mbretëreshën Elizabeta II në Pallatin Windsor më 13 qershor, ndërsa pas këtij takimi, ai do të shkojë në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës, për Samitin e NATO-s, shkruan AA.

Psaki theksoi se më 14 qershor, udhëheqësit e NATO-s do të këshillohen se si të përballen me kërcënimet e ardhshme dhe në lidhje me ndarjen efektive të barrës, duke shtuar se “Biden do të takohet gjithashtu me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan për të diskutuar shumë çështje bilaterale dhe rajonale”.

Më 15 qershor, presidenti amerikan Biden do të marrë pjesë në samitin SHBA-Bashkimi Evropian në Bruksel dhe do të takohet me mbretin belg Philippe dhe kryeministrin Alexander De Croo.

Nga Brukseli, Biden më 16 qershor do të kalojë në Gjenevë të Zvicrës për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin. Në Zvicër, Joe Biden do të takohet edhe me Presidentin e Konfederatës Zvicerane Guy Parmelin dhe ministrin e Jashtëm zviceran Ignazio Cassis.

 

Derniers articles