Bernë,, Paris, Bruksel, 18 gusht -Numri i katolikëve të regjistruar dhe praktikues po bie ndjeshëm në Evropë dhe Zvicër, i shënuar nga largime zyrtare dhe plakje të kongregacioneve. Situata në Evropë dhe Zvicër: Rënie e përhapur: Në Zvicër dhe Evropë, statistikat tregojnë një rënie të vazhdueshme të numrit të anëtarëve të regjistruar në kishat kryesore. Në Evropë, dhe veçanërisht në Francë, Kisha Katolike po përballet me një rënie të ndjeshme të numrit të anëtarëve praktikues. Ikja ga Kisha, në Gjermani, për shembull, 307,117 persona u larguan nga Kisha Katolike në 2025. le Temps: Vitin e kaluar, rreth 34,600 njerëz u larguan nga Kisha Katolike në Zvicër, shkruan gazeta zvicerane ne sqhip LeCanton27.ch dukej ju rferuar autorteve helvetike dhe mediave zvicerane dhe atyre evropiane.
Pedoflia, abuzimet seksuale nëpër kishat katolike…
Ishte tronditës lajmi se në Francë kishte pasur rreth 3 mijë pedofilë në radhët e klerit që kanë qenë aktivë në Kishën Katolike që nga viti 1950. Raporti u publikua nga një komision i pavarur që heton pedofilinë në Kishën Katolike.
Priftërinj dhe anëtarë të tjerë të klerit në Francë kishin abuzuar seksualisht me rreth 216 mijë fëmijë të mitur në 70 vitet e fundit. Ky numër mund të arrijë në 330 mijë nëse do të përfshiheshin edhe besimtarët laikë që punonin për Kishën.
Sipas gjetjeve të një komisioni prej 22 anëtarësh të përbërë nga mjekë, juristë, historianë, sociologë dhe teologë i cili kreu hetimin për 2 vjet numërohen nga 2 mijë në 3200 pedofilë mes 115 mijë priftërinjve dhe klerikëve në Francë. Kjo do të thotë se pjesa e abuzuesve midis klerikëve është më e madhe se 3%.
Por ky ishte vetëm rasti i fundit i një serie skandalesh pedofilësh që kanë tronditur Kishën Katolike në dekadat e fundit në vende si Irlanda, Kanadaja, Franca, Australia, Polonia dhe SHBA-ja
Nje studim i Universitetit të Zürichut për Kishën Katolike në Zvicër, i publikuar në 2023 nder tjera flet se ne Zvcer jane 1002 raste te abzimeve seksuale (pedoilfl), , ka raportuar Blick dhe Swissinfo.ch
Një person mund të ketë kryer abuzime ndaj disa viktimave dhe për këtë arsye 1,002 raste janë lidhur me vetëm 510 persona të akuzuar.
Megjithatë, ka një element shumë serioz: vetë studiuesit thonë se 1,002 rastet janë vetëm “maja e ajsbergut”, sepse shumë arkiva nuk janë shqyrtuar dhe shumë raste nuk janë raportuar ose janë humbur për shkak të mungesës/shkatërrimit të dokumenteve.
Fshehja e krimeve dhe « Maja e Ajsbergut »Historianët që udhëhoqën projektin, Monika Dommann dhe Marietta Meier, theksuan se këto raste janë vetëm « maja e ajsbergut ». Për dekada me radhë, udhëheqësit e kishës në Zvicër i kanë fshehur, shkatërruar dokumentet ose i kanë kaluar priftërinjtë fajtorë në famullitë e tjera (apo jashtë vendit) për të shmangur drejtësinë civile.
Brenda Kishës Katolike: Ekipi hulumtues zbulon mbi 1000 raste të abuzimit seksual
Për herë të parë, një ekip i pavarur ishte në gjendje të hulumtonte abuzimin seksual brenda Kishës Katolike në arkivat e kishës, ka sjkruar gazeta tjerer zvicerane Blick, citon Lecanton27.ch
Ky skandal ka shkaktuar një krizë të madhe besimi në Zvicër, duke çuar në një valë masive largimesh të besimtarëve nga Kisha Katolike
Shkaqet e krizës
Më pak besimtarë: Rënia e praktikës fetare dhe valët e largimeve po i dobësojnë komunitetet lokale. Kosto të larta: Bashkitë dhe famullitë nuk kanë më buxhetet e nevojshme për të riparuar çatitë, punimet me gurë ose sistemet e ngrohjes. Siguria: Rritja e vandalizmit dhe vjedhjes ndonjëherë i detyron kishat të mbajnë dyert e tyre të mbyllura jashtë shërbesave.
Në vitin 2025, në Francë u regjistruan 843 akte antikristiane, 9% më shumë se një vit më parë. Të përballura me vjedhje dhe vandalizëm, disa bashki po zgjedhin të mbyllin përkohësisht kishat e tyre për shkak të mungesës së burimeve të mjaftueshme për të siguruar sigurinë e tyre.
Aktet antikristiane janë në rritje në Francë. Sipas shifrave nga Ministria e Brendshme, në vitin 2025 u regjistruan 843 incidente, një rritje prej 9% krahasuar me vitin 2024. Vjedhja, dëmtimet dhe vandalizmi po i shtyjnë disa komuna të marrin masa drastike, madje duke mbyllur kishat e tyre jashtë orarit të Meshës…….
Pse po mbyllen kishat dhe pse po braktiset kaq shume feja katolike. Wkspret: Ne kisha ka vjedhje dhe abuzime deri tek atop seksusave, pedofili
Kishat katolike në Evropë ne krizë, sespe në shumë vende numri i kishave dhe fodeleve (besimtareve) po zvogëlohet dhe disa ndërtesa po mbyllen, bashkohen me famulli të tjera ose shndërrohen në përdorime të tjera.
Arsyet kryesore janë:
Sekularizimi – gjithnjë e më pak evropianë identifikohen si praktikues të krishterë dhe pjesëmarrja në meshë është ulur në shumë vende.
Mungesa e priftërinjve – kjo është një nga arsyet më konkrete. Në Evropë numri i priftërinjve ra me rreth 1.6% vetëm nga 2022 në 2023.
Plakja e klerit dhe mungesa e vocacioneve të reja. Për shembull, në Gjermani u shuguruan vetëm 25 priftërinj të rinj në vitin 2025, ndërsa numri i famullive katolike ra nga 9,291 në 2024 në 8,997 në 2025.
Kostoja e mirëmbajtjes së ndërtesave. Shumë kisha janë shumë të vjetra dhe restaurimi i tyre kushton miliona. Në Francë, të paktën 1,600 nga rreth 40,000 ndërtesa fetare të administruara nga autoritetet lokale ishin të mbyllura për shkak të gjendjes së tyre dhe mungesës së fondeve.
Dalja nga Kisha. Në Gjermani, për shembull, 307,117 persona u larguan nga Kisha Katolike në 2025.
Pra, kemi një efekt zinxhir: më pak besimtarë → më pak pjesëmarrës në meshë → më pak të ardhura → më pak priftërinj → bashkim famullish → disa kisha mbyllen.
Por ka edhe një aspekt interesant: krishterimi nuk po zhduket në mënyrë uniforme nga bota. Ndërsa Evropa ka rënie të numrit të priftërinjve, Afrika dhe Azia po shënojnë rritje të tyre. Në 2023, numri i priftërinjve u rrit me 2.7% në Afrikë dhe 1.6% në Azi, ndërsa ra në Evropë.
Ja ne cilat shtete evropiane po mbyllin më se shumë kishat (Francë, Gjermani, Itali, Zvicër, Belgjikë, etj.) dhe pse, me shifra
Gjermania – rasti më i dokumentuar
Në vitin 2025, Kisha Katolike në Gjermani kishte rreth 19.2 milionë anëtarë, vetëm 23% e popullsisë. Në të njëjtin vit, 307,117 persona u larguan zyrtarisht nga Kisha Katolike.
Më shqetësuese është struktura lokale: numri i famullive ka rënë nga 13,313 në vitin 1990 në vetëm 8,997 në 2025 — një rënie prej rreth 32%.
Dhe kjo po shoqërohet me mbyllje konkrete të ndërtesave: të paktën 46 kisha ose kapela katolike u braktisën përfundimisht gjatë vitit 2025; në vitin 2024 kishin qenë të paktën 66.
Franca
Në Francë problemi është pak ndryshe. Vendi ka një numër jashtëzakonisht të madh kishash historike dhe shumë prej tyre janë ndërtesa të vjetra që kushtojnë shumë për t’u mirëmbajtur.
Prandaj disa komuna po përballen me zgjedhjen: restaurim shumë i shtrenjtë, mbyllje ose ndryshim përdorimi i ndërtesës.
Por Franca nuk mund të përshkruhet thjesht si vendi ku « kishat po zhduken »: shumë prej ndërtesave kanë edhe vlerë të madhe historike e kulturore, pavarësisht nga numri i ulët i praktikuesve.
Italia, Spanja dhe Portugalia
Edhe këtu ka rënie të pjesëmarrjes në meshë dhe plakje të komuniteteve. Megjithatë, situata është më komplekse sepse këto vende kanë një trashëgimi shumë të madhe katolike dhe shumë kisha vazhdojnë të përdoren, veçanërisht në qendrat historike dhe gjatë festave fetare.
Pra, cili është shkaku kryesor? Nuk është një faktor i vetëm. Është kombinimi:
më pak lindje + plakje e popullsisë + sekularizim + largim nga institucionet fetare + më pak priftërinj + kosto shumë të larta të ndërtesave = më pak kisha aktive.
Një fakt shumë interesant është se edhe kur numri i besimtarëve bie, numri i pjesëmarrësve në meshë nuk bie gjithmonë çdo vit. Në Gjermani, për shembull, pjesëmarrja mesatare në meshë madje u rrit pak, nga 6.6% në 2024 në 6.8% në 2025. Pra, kemi një pakicë më të vogël, por pjesërisht më aktive.
Kishat në Zvicër: Rënia Vazhdon
Edhe Zvicra po përjeton sekularizim dhe rënie të praktikës fetare, por situata ndryshon shumë nga kantoni në kanton. Në qytete si Gjeneva, fenomeni është veçanërisht i dukshëm sepse një pjesë e madhe e popullsisë nuk identifikohet më me ndonjë fe.
Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se çdo kishë mbyllet. Shpesh ndodh që disa famulli bashkohen dhe një ndërtesë përdoret më pak ose shitet.
Rënia e kishave katolike dhe të reformuara vazhdon në mënyrë të pandashme në Zvicër. Më të vogla dhe më pak të pasura, si do të jenë në gjendje të përballojnë këto ndryshime? Kjo është pyetja që ngrihet nga publikimi i statistikave nga Instituti i Sociologjisë Pastorale të Shën Gallenit (SPI), i prezantuar më 26 shtator 2025.
Largimet nga kishat ranë ndjeshëm në vitin 2024. Kisha Katolike regjistroi 36,782 largime, 46% më pak se një vit më parë. Për Kishën Ungjillore të Reformuar, numri i largimeve u ul me 18% në 32,561.
Kjo rënie shpjegohet nga një valë jashtëzakonisht e madhe largimesh në vitin 2023, pas publikimit të studimit pilot « Abuzimi Seksual në Kishën Katolike në Zvicër ».
Në të dyja kishat, numri i largimeve mbetet pak më i lartë se në vitin 2022, duke konfirmuar një trend të ngadaltë në rritje të largimeve në Zvicër, vëren Arnd Buenker, drejtor i Institutit të Kishës Protestante Zvicerane (SPI). Numri i pagëzimeve (13,548 katolike, 7,111 të reformuara) dhe martesave fetare (1,846 katolike, 1,547 të reformuara) vazhdon të bjerë. Kjo konfirmon një rënie të mëtejshme të anëtarësisë në kishë në të ardhmen.
Brezat e rinj nuk janë në gjendje të kompensojnë ata që po ndërrojnë jetë, dhe lidhja me Kishën është më e dobët midis të rinjve sesa midis të moshuarve të tyre. Anëtarët e rinj që bashkohen ose kthehen në Kishë mbeten të qëndrueshëm në një nivel shumë të ulët, rreth 2,000 midis katolikëve dhe 1,000 midis protestantëve. Megjithatë, nuk ka ndonjë trend të vërejtur të konvertimit nga një kishë në tjetrën.
Le Temps: Shumë besimtarë janë larguar nga Kisha Katolike
Pas zbulimeve të abuzimit seksual në Zvicër, qindra anëtarë kanë vendosur të largohen nga Kisha Katolike. Numri i largimeve është shumë më i lartë në Zvicrën gjermanishtfolëse.
Vala e largimeve të besimtarëve katolikë është veçanërisht e fortë në Zvicrën Qendrore dhe Bazel. Edhe në Zvicrën frëngjishtfolëse, largimet kanë qenë në rritje që nga mesi i shtatorit, por me një ritëm më të ulët. Gjithçka tregon se « humbjet » e Kishës Katolike Romake, tashmë shumë të theksuara në vitet 2021 dhe 2022, vite rekord, kanë vazhduar këtë vit, edhe pse shifrat përfundimtare të përpiluara çdo vit nga Instituti Zviceran i Sociologjisë Pastorale (SPI) nuk janë publikuar ende.
« Po shkojmë drejt një rritjeje të numrit të largimeve në vitin 2023, si për Kishën Katolike ashtu edhe për Kishën e Reformuar », thotë Urs Winter, menaxher projekti në SPI. Vitin e kaluar, rreth 34,600 njerëz u larguan nga Kisha Katolike në Zvicër. Të dhënat e mbledhura në kantone tregojnë një përshpejtim të largimeve që nga publikimi, më 12 shtator, i një studimi nga Universiteti i Cyrihut (UZH) që identifikoi më shumë se 1,000 raste të abuzimit seksual në Kishën Katolike në Zvicër që nga mesi i shekullit të kaluar, të kryera nga më shumë se 500 të dyshuar.
Cfarë po ndodh me kishat që mbyllen: Sa prej tyre po shndërrohen në xhami, apartamente, restorante, muze ose qendra kulturore — kjo është pjesa më interesante e fenomenit
Britania jep një shifër shumë interesante
Në Angli, nga 1,988 kisha të Church of England që dolën jashtë përdorimit midis 1969–2018:
327 u shndërruan në banesa;
153 në qendra komunitare;
61 në zyra ose dyqane;
32 në hapësira për shfaqje;
183 iu transferuan denominacioneve të tjera të krishtera;
496 u shembën.
Pra, xhami nuk është destinacioni tipik.
Madje, gjatë rreth 50 viteve, burimi i njëjtë vlerëson se vetëm dy kisha të Church of England u shitën drejtpërdrejt për t’u përdorur si vende adhurimi nga një fe tjetër — të dyja u bënë gurdwara Sikh.
Po kishat që bëhen xhami?
Ka raste reale, por janë pak në krahasim me numrin e kishave të mbyllura.
Një shembull shumë i njohur është në Amsterdam: kisha katolike De Zaaier (The Sower) u mbyll në 1971, u përdor përkohësisht si dyqan qilimash dhe më pas u ble nga komuniteti mysliman turk; në vitin 1982 u hap si Fatih Mosque. Studimi akademik vëren se në Amsterdam rreth 50 ndërtesa fetare të krishtera janë ripërdorur për funksione fetare ose laike dhe rreth 6 prej tyre janë shndërruar në xhami.
Ka edhe raste në Francë, si një ish-kapelë dominikane në Lille që u shndërrua në xhami.
Çfarë po ndodh më shpesh?
Në Evropën Perëndimore, banesat, restorantet, zyrat dhe qendrat kulturore janë shumë më të zakonshme se xhamitë.
Një studim mbi Gjermaninë, Holandën dhe Belgjikën thekson se ish-objektet fetare po përshtaten gjerësisht në hapësira kulturore, rezidenciale dhe shërbimesh, pikërisht për shkak të rënies së numrit të besimtarëve dhe kostos së mirëmbajtjes.
