Bernë, 9 maj -Regjistrimi i popullsisë së Kosovës po vazhdon. Dhe PËR HERË TË PARË, ju do të keni mundësi që të regjistroheni nga Zvicra online ediaspora.rks-gov.net…
« Mirgimtarë-e të dashur, te regjistrohesh si banor i Republikës së Kosovës nuk është vetëm obligim, por edhe nder dhe mision kombëtar!.. Pjesëmarrja (regjistrimi) në regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë është obligim për qytetarët që jetojnë brenda dhe jashtë vendit, ndaj mos e neglizhoni, kryeni obligimin tuaj si qytetarë ndaj shtetit!.. » thuhet ne apelin, deklaraten e shefi të misionit konsullor, Konsull karriere, à Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih derguar gazetes zvicerane ne shqip Le Canton127.ch
Regjistrimi i popullsisë ka filkuar me 5 prill dhe zgjat deri me 17 maj 2024!
Të dashur bashkatdhetarë!
$Qeveria e Kosovës ka krijuar platformën e-Diaspora, që ka për synim të ju mundësojë juve, kudo që jeni, të qaseni në shërbime digjitale. Përmes kësaj platforme ju do të keni mundësi që të regjistroheni si qytetarë të vendit tuaj – Kosovës, pa pasur nevojë për prezencën fizike dhe vetëm brenda 10 minutave. Klikoni në faqen e-Diaspora, https://ediaspora.rks-gov.net/ dhe vazhdoni te butoni Regjistrohu. Pasi të ofroni të dhënat e juaja, ju përfundoni regjistrimin dhe mund të vazhdoni për të shtuar edhe anëtarët e familjes tuaj. Të dashur bashkatdhetarë, ju jeni pjesë e pandashme e Kosovës. Prandaj, regjistrohuni! Afati i fundit për regjistrim është data 17 maj 2024 andaj nxitoni e regjistrohuni.
eDiaspora
Planifiko të ardhmen!