2.6 C
Berne
lundi 12/01/2026

Nga libri më i ri « Përulja e Elitës » i Shaip Beqirit: Perdja në mes të dy anëve të Drinit 

Kur shqiptarët e Andejdrinit i përtallnin se si kishin mundur ta donin diktatorin Enver Hoxha dhe klikën e tij, këta të Këndejdrinit nënqeshnin pafajësisht dhe i soditnin vëllezërit e tyre përmes perdes së hollë të lotëve.
Kur të Këndejdrinit provonin t’u thoshin ndonjë gjë të vogël për vuajtjet e veta të mëdha, ata të tjerët ngriheshin horras me akuza parake: Ju i keni të gjitha të mirat, e ne s’kemi asgjë pas shpirtit…
Drini rrodhi pandalshëm këndej e andej dhe u derdh në det për me përfunduar në oqean…
Edhe ata matanë ndërkaq i bënë të gjitha, por qetësinë nuk po mund ta gjenin dot kurrsesi. Midis tërë atyre që arritën, gjetën lehtësisht minierën e madhe të gjakosur, El Doradon e tyre të quajtur Serbi! Çuditërisht, kur u rilidhën me Serbinë dhe i bënë të gjitha, përnjëherë dhe papritur humbën çdo gjë!
Këta kokëgdhenjtë e Këndejdrinit, të vënë gjithnjë në cifund nga pothuaj të gjithë prijësit gjakprishur të andejshëm, që nga Toptani e Zogu, Hoxha e Alia, Berisha e Nano, Meta e Rama e Basha, para atyre të Andejdrinit nuk e ndalën nënqeshjen sëmbuese dhe as perden e lotëve nuk e grisën dot kurrë…
Ka ardhur koha që tok me atë perde të çirret deri në fund maska e ntrashur në të dy faqet e fytyrës së atdheut të copëtuar dhe kombit të përçarë.

Derniers articles